Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Rreth 1,5 miliardë euro janë investimet e pritura për këtë vit

Gjatë vitit 2011 investimet e huaja të drejtpërdrejta në Bullgari kanë arritur 1,34 miliardë euro, njoftuan nga Agjencia Bullgare e Investimeve, duke paraqitur raportin e Konferencës të OKB-së për Tregti dhe Zhvillim UNCTAD. Kjo do të thotë se, kemi tërhequr 0,15% nga të gjitha investimet në botë, që na rendit midis vendit të 50 dhe të 60 në “ranglistën” botërore mbi këtë tregues.

Prapë së prapi, gjatë 5 muajt e parë të këtij viti investimet në Bullgari janë shtuar 6-7 herë në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2011. Por këtu është e nevojshme të bëhet një sqarim-është krejtësisht e mundur që këto investime të jenë operacione financiare, të cilat të mos të pasqyrojnë synimet investuese, por kreditimin brenda në firmë. Në Bashkimin Evropian më shumë investime gjatë vitit të kaluar janë bërë në Belgjikë – 89, 1 miliardë dollarë, në Rumani janë 2,6 miliardë, kurse në Greqi është pothuajse sa te ne – 1,82 miliardë. Sipas dikasterit gjatë këtij viti pritet midis 10 dhe 15% vëllim të këtyre investimeve, që do të thotë, se ato do të arrijnë 1,5 miliardë euro (1,9 miliardë dollarë).

Sektorët, në të cilët Bullgaria tërheq më tepër investime pas fillimit të krizës, janë prodhimi i komponentëve për industrinë e automobilave dhe autsorsingu i produkteve teknologjike. Gjatë vitit të fundit investimet në sektorin e ndërtimit të automobilave po vonohen për llogari të ritmeve të përshpejtuara të autsorsingut. Shkaku për këtë është se në Evropë tanimë janë ndërtuar kapacitete prodhuese, të cilat janë të mjaftueshme që të kënaqin kërkesat e tregut dhe bile dhe kompanitë tanimë kërkojnë një prodhim alternativ, që të mund të ruajnë vendet e punës, të cilat i kanë hapur më herët.

Sipas drejtorit të Agjencisë Bullgare të Investimeve, z. Borisllav Petkov më shpesh investuesit e huaj, të cilët interesohen nga tregu bullgar, studiojnë mundësitë për projekte në kufijtë e 10 milionë eurove dhe hapjen e 200 deri më 300 vende pune. Për këta investitorë vendi ynë u konkurrua me fqinjët Serbia dhe Rumania. Po kështu, vuri në dukje z. Petkov, pas ardhjes së krizës projekte të mëdha në përmasë të qindra milionë euro në Bullgari nuk vërehen, ato janë gjë e rrallë dhe për regjionin si tërësi.

Sipas raportit të UNCTAD Afrika formohet si regjion, tërheqja e së cilës për bërje të biznesit dhe hapjen e prodhimeve do të shtohet. Shkaku është te formimi i klasës së mesme në shtetet nga pjesa akvatoriale e kontinentit dhe reformat e tregut në to. Përveç Afrikës, Azisë Juglindore, Brazilit dhe Turqisë këto janë destinacionet drejt të cilave interesi do të vazhdojë të rritet. Sa i përket regjionit të Evropës Juglindore, shtetet në të do të tërheqin investime në përmasë të 80 miliardë dollarëve, por pjesa më e madhe prej tyre do të drejtohen drejt Rusisë dhe ish republikat sovjetike.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Dimitër Ushev


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Jordanka Çobanova

Anëtarësimi në BE i ka sjellë Bullgarisë të ardhura neto prej mbi 21.3 miliardë euro

Që nga viti 2007, kur Bullgaria hyri në BE, të ardhurat reale në vend u rritë më shumë se 3 herë. Fuqia blerëse u rrit me 20%.Në vitin 2006, interesi i kredive hipotekare në vend ishte 8%, tani është 2.8%. Për 17 vjet, Bullgaria kontribuoi 9,056..

botuar më 24-05-20 1.22.MD

Sipas Komisionit Evropian 3.1 për qind është inflacioni i pritshëm për Bullgarinë në vitin 2024

3.1 për qind është inflacioni i pritshëm për Bullgarinë për vitin 2024 dhe 2.6 për qind për vitin 2025, sipas të dhënave të parashikimit pranveror ekonomik i Komisionit Evropian për këtë vit. Tendenca rënëse e çmimeve të jashtme pritet të frenojë..

botuar më 24-05-15 3.56.MD
Godina e BNB-së

Banka Kombëtare Bullgare raportoi një rritje të PBB-së në fillim të vitit

Në tremujorin e parë të vitit 2024, Produkti i Brendshëm Bruto (PBB) real i vendit po rritet me një ritëm të përshpejtuar, gjë që është një parakusht për një dinamikë të ngjashme vjetore, thuhet në buletinin ekonomik të Bankës Kombëtare Bullgare..

botuar më 24-05-14 9.51.PD