Qyteti Kallofer ndodhet buzë shpateve të malit Stara Pllanina, kurse distanca nga Sofja deri në qytezën e bukur është afro 160 km. Gjatë muajve verorë banorët e tij mirëpresin shumë turistë nga të gjitha këndet e Bullgarisë. Ata vijnë, që të vizitojnë shtëpinë e lindjes të poetit dhe revolucionarit të madh bullgar Hristo Botev. Qyteti ka një histori pothuaj pesëshekullore, e cila është lidhur me zhvillimin e zanateve. Bukuria e Dantellës së Kalloferit është e njohur afër dhe larg. Vendasit madje e quajnë “magjinë e bardhë të Kalloferit”.
Sot gjatë të gjitha festave të Kalloferit paraqiten thuret e bukura prej dantelle në sfondin e muzikës së gajdexhinjve, numri i të cilëve rritet çdo vit. Kështu, me moral të lartë, Kalloferi do të shënojë edhe këtë vit, më 15 gusht, Festën e Dantellës. Sipas traditës ajo fillon me një Liturgji të shenjtë në kishën vendase “Shën Mëria”.
© Foto: wikipedia.org
Çfarë është historia e kësaj dantelle të njohur të Kalloferit?
“Dantella e Kalloferit është një art, i cili zhvillohet dhe ruhet më shumë se 100 vjet – na tregon sekretarja e Vatrës së kulturës “Hristo Botev”, znj. Svetlla Joveva. – Arti i ka rrënjat e veta në Kallofer në saje të disa njerëzve patriotë. Sipas tyre gruaja e Kalloferit duhej të ishte jo vetëm një amvisë shumë e mirë, e arsimuar shumë mirë, por edhe ta nxirrte bukën e gojës për familjen e vet. Me këtë qëllim në vitin 1909 ata dërguan një grua të zgjuar nga Kalloferi në Shkollën industriale në Sofje, ku ajo përvetësoi zanatin e përpunimit të dantellës së njohur të Brukselit. Meqenëse kjo grua ishte shumë e talentuar dhe inteligjente, ajo arriti të imponojë një stil të vet në përpunimin e dantellës dhe në fakt kështu lindi Dantella e Kalloferit. Pas kësaj kjo dantellë u përhap në krahina të ndryshme të Bullgarisë. Kështu qe deri në mesin e shekullit të XX-të banorët e Kalloferit e nxirrnin bukën e gojës në saje të kësaj dantelle. Gratë i thurnin dhe i shitnin dantellat jashtë Bullgarisë dhe kështu kujdeseshin për familjen e vet. Në saje të parave të fituara nga shitja e dantellave, qytetarët e Kalloferit arritën ta rimëkëmbin qytetin e tyre të lindjes, i cili ishte djegur disa herë para Çlirimit nga zgjedha osmane (1878). Historia e dantellës në Kallofer nuk mund të harrohet. Edhe tani ka gra, të cilat thurin dantella. Në vitin 1998, me ndihmën e një fondacioni, morëm mjete dhe organizuam një konkurs për gra të reja, të cilat duan të mësohen ta thurin dantellën e Kalloferit. Në saje të projektit rreth 50 vajza e mësuan këtë zejtari dhe ky vërtet ishte një bum në rilindjen e traditës. Projekti u përkrah edhe nga gra të tjera, të cilat megjithëse nuk janë nga
Iluministët janë individët për të cilët ndjejmë jo vetëm mirënjohje dhe admirim, por edhe i perceptojmë si disa nga figurat më domethënëse të historisë sonë, sepse na zgjojnë ndjenjën e bashkimit kombëtar. Megjithatë, çfarë fshihet pas konceptit të..
Persona me aftësi të kufizuara mendore ndajnë këndvështrimin e tyre unik mbi trashëgiminë arkitekturore të Sofjes në ekspozitën fotografike "Histori arkitektonike nga Sofja e Vjetër". Ekspozita u rregullua në Hapësirën Kulturore të Kompleksit..
Më 31 tetor festojmë Ditën Ndërkombëtare të Detit të Zi. Qëllimi i saj është të tërheqë vëmendjen e shoqërisë për problemet e detit dhe mënyrat për ta mbrojtur atë, për të siguruar një të ardhme më të mirë për 16 milionë njerëz nga gjashtë vende që..