Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pensionistët bullgarë në pritje të dimrit

Turshitë dhe reçeli – tradita ose mënyra e shpëtimit gjatë dimrit
Foto: arkiv
Po vjen një dimër i vështirë. Çmimet e larta të korrentit, rritja e çmimit të lëndëve djegëse, të cilat kanë marrë me vete dhe çmimet e të gjitha mallrave dhe të shërbimeve, do të ngushtojnë deri në të pamundur buxhetet e veta familjare. Ngushtimi i rripave nuk është diçka e re, më tepër për pensionistët. Pensionet e ulëta të pjesës më të madhe të njerëzve mezi mbulojnë gjërat më të domosdoshme.

Çdo vjeshtë, kur fillojnë fjalimet e mëdha rreth pranimit të buxhetit për vitin e ardhshëm, atuja bazë e partive politike të fitojnë ndikim, është pikërisht rritja e rrogave dhe të pensioneve. Nga e cila pensionistit nuk i bëhet as më mirë, as më ngrohtë. Pensionisti ka një recetë të provuar. “Ata politikët, le të flasin, unë e di se si të bëjë”, thotë ai. Kurse kjo e përkthyer në gjuhën e zakonshme do të thotë: “Bëj sa më shumë kavanoza me reçel nga frutat në kopsht bëj raki për muajt e ftohtë të dimrit, grumbullo sa më shumë dru për sobën dhe shiko në televizor se si në Parlament debatojnë a do të mund të të shtojnë pensionin apo jo.”

Prandaj që nga gushti nëpër oborret në fshat dhe në qytetet e vogla vlon një punë e madhe – bëhen turshitë. Mbi zjarret të cilat lëshojnë shkëndija, vlon lutenica tradicionale bullgare prej piperkave të pjekura dhe të bluara dhe domate ose vlojnë kavanoza me komposto. Çdo gjë të cilën e ka lindur toka, duhet të shfrytëzohet. Ata, të cilët nuk kanë kopshte personale, presin ndihma nga vajzat dhe djemtë ose ngushtohen në përmasat e pensionit duke jetuar në mënyrë më se modeste. Pensionistët e qytetit janë të shqetësuar nga fakti se si do të paguajnë ngrohjen dhe korrentin me këto çmime të reja ose do të duhet të rrinë dhe gjatë këtij dimri pothuajse në të ftohtë. Ka dhe pensionistë, pavarësisht se nuk janë dhe shumë, të cilët e kanë kapërcyer këtë kufi – ata kanë dhe të ardhura të tjera, përveç pensioneve. Disa japin shtëpi me qira, në qoftë se kanë më shumë se një banesë, të tjerë kanë grumbulluar pak më shumë para nga pronësia e shitur dhe i kanë investuar në bankë. Kurse të tretë mbështeten tek ndihma financiare e fëmijëve të vet, të cilët kanë emigruar jashtë shtetit. Por ka edhe një grup të pakët bullgarësh, të cilët fare nuk mbështeten te pensioni, të fituar për stazhin e punës dhe moshën e mbushur. Këta janë pronarë të pasur të firmave, menaxherë të lartë e të tjerë. Edhe në moshë pensioni, ata vazhdojnë të punojnë, të drejtojnë biznesin, diçka fare normale kudo nëpër botë.

Çfarë tregojnë shifrat?

Që nga mesi i këtij viti pensioni minimal në Bullgari tanimë është rreth 73 euro. Ndryshimi prek rreth 736 mijë pensionistë prej përgjithësisht pothuajse 1 milionë e 400 mijë bullgarë të moshuar. Banka Botërore i rendit pensionistët bullgarë mes grupeve më të përvuajtura në shoqëri. Pensioni maksimal te ne gjatë tavanit ekzistues tani për tani është rreth 350 euro. Nuk janë të shumtë njerëzit, të cilët marrin të tilla. Nga 7 milionë 364 mijë e 570 veta, saç është popullsia e Bullgarisë gjatë numërimit nga shkurti i vitit 2011, sipas statistikës, njerëzit në një moshë mbi 65 vjeç janë 18,8 për qind.

Beteja për pensione dhe rrogë më të larta do të ndërlikohet me përparimin e debateve rreth buxhetit të vendit për vitin e ardhshëm. Janë të domosdoshme rreth 400 milionë euro për shtimin e pensioneve nga muaji prill. Por, siç pohojnë ekspertët, shtimi i pritur prej kohe prej 10 për qind prej kohe është ngrënë nga inflacioni i akumuluar për 3 vjetët e fundit, që është 10,8 për qind. Shtrenjtimi real i jetës e tejkalon ritmin e inflacionit. Pensionistët po vazhdojnë të varfërohen, pavarësisht nga shtimi i pritur. Opozita parlamentare në personin e socialistëve nga “Koalicioni për Bullgarinë” ngul këmbë që pensionistët të marrin nga 75 euro shtim të pensioneve akoma nga muaji tetor si kompensim për shokun e çmimeve, që do ta bëjë dimrin më të vështirë. Kurse që mot pensionet do të shtohen me 11 për qind. Sipas kryetares së komisionit parlamentar mbi buxhetin dhe financat, znj. Menda Stojanova shtimi i pensioneve do të jetë pak nën 10 për qind. Deputeti i pavarur, z. Jane Janev, lider i partisë “Rend, Ligjshmëri dhe Drejtësi”, futi propozim, të miratuar me votat e qeveritarëve nga partia GERB, Koalicioni Blu dhe Partia “Ataka”, të krijohet një komision i përkohshëm për hetimin e marrëveshjeve të korrupsionit nëpër nivelet e larta të pushtetit përpara ardhjes në pushtet të partisë GERB gjatë vitit 2009. Sipas tij, pensionistët bullgarë do të merrnin më të paktin nga 250 euro pension, në qoftë se kishte një qartësi më të madhe rreth një sërë marrëveshjeve të mëdha, gjatë të cilave persona të caktuar favorizohen për llogari të pjesës tjetër të shoqërisë. Por, çështja është se përse një komision i tillë nuk u krijua më përpara.

Me sa dhe kur pikërisht do të shtohen pensionet do të bëhet e qartë, kur shifrat për mbledhjen e buxhetit bëhen të njohura. Debatet rreth të ardhurave do të zhvillohen që tani e tutje. Kurse në oborret e shtëpive do të vazhdojnë të vlojnë enë, plot me kavanoza me turshi.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Millka Dimitrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

WWF - Bullgaria nis fushatën e donacioneve "Abonohu për natyrën"

Organizata për mbrojtjen e natyrës WWF - Bullgaria nis fushatën "Abonohu ​​për natyrën". Zhdukja e kafshëve të egra është një film me seri në të cilin ne luajmë rolin kryesor. Në më pak se një jetë njerëzore, 73% e vertebrorëve kanë humbur në natyrë...

botuar më 24-11-06 11.43.PD

Bullgarët e vetëshpallur në Maqedoninë e Veriut janë shumë më tepër se ata të regjistruar

Shpesh thuhet me ironi se njerëzit në Maqedoninë e Veriut marrin nënshtetësinë bullgare vetëm për qëllime egoiste. Prandaj, në regjistrimin e fundit zyrtar në shtetin fqinj u regjistruan vetëm 3504. Demografi Doc. Spas Tashev është i bindur se ky nuk..

botuar më 24-11-05 7.05.PD

Si do të ndikojë në BE rezultati i zgjedhjeve presidenciale në SHBA

Para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, jo vetëm amerikanët janë të emocionuar. Edhe evropianët po presin me frymë të lodhur rezultatet – a do të sillte vërtet një fitore për Kamala Harris zhvillimi i një politike të qëndrueshme, a është Europa gati..

botuar më 24-11-04 10.30.MD