Teodosij Spasov është një instrumentist dhe kompozitor i talentuar bullgar me famë botërore, i cili gëzon popullaritet të madh gjatë dekadës së fundit, duke marrë pjesë në shumë projekte ndërkombëtare. Që në vetë fillimin e karrierës së tij ai mori njohjen e të gjithë interpretuesve bullgarë të muzikës popullore dhe të xhazit. Gjatë vitit 1980 të shekullit të kaluar muzikanti i binte fyellit bashkë me fizarmonicistin Ivo Papazov-Ibrjamën, xhaz-pianistin Millço Leviev dhe shumë të tjerë. Një përshtypje të madhe në krijimtarinë e tij bën sinteza e vështirë e xhazit, muzikës klasike dhe folklorit.
Gjatë viteve të fundit Teodosij Spasov ka realizuar shumë projekte ndërkombëtare – me saksofonistin Dejv Lijbman, me basistin Glen Mur, me bateristin Mino Sinelu dhe me akoma një sërë emrash të njohur. Tre vjet muzikanti bullgar i bie fyellit në shoun muzikore irlandeze “Riverdance”. Një prej miqësive më të gjata skenike të muzikantit bullgar është me kitaristët Vlatko Stefanovski (Maqedoni) dhe Miroslav Tadiç (Serbia), me të cilët edhe sot jep koncerte në botë.
Para pak kohe u paraqit “Hemus” – projekti i fundit muzikor ndërballkanik me pjesëmarrjen e Teodosij Spasovit. “Me muzikantët e jashtëzakonshëm nga grupi “Hemus” njihemi që prej shumë kohe – thotë Teodosij Spasov. – Pianisti Bojan Zulfikarpashiç, i njohur si Bojan Zet, nga Serbia, i cili jeton në Francë, është një prej pianistëve më të mëdhenj të xhazit gjatë disa viteve të fundit. Martin Xhakunovski është nga Maqedonia. Ai banon në Kjoln, ka bërë studime atje dhe aktualisht është ndër basistët më të kërkuar në Gjermani. Ka shumë pjesëmarrje ndërkombëtare. Kostas Anastasiadis nga Athina është një baterist i jashtëzakonshëm. Ka mbaruar Universitetin e Kalifornisë me sukses dhe është një prej instrumentistëve të paktë në botë, të cilët mund interpretojnë katër ritme të ndryshme, pa e prishur tempin.
© Foto: arkiv
“Grupi ynë e ka emrin “Hemus Kolektiv”. “Hemus” është emri trak i malit Stara Pllanina, i cili në një periudhë të veçantë e kishte emrin Ballkan. Që prej atje vjen dhe emri i tërë Gadishullit Ballkanik. Ideja është që në formacion të marrin pjesë muzikantë nga vendet ballkanike me realizim të suksesshëm jashtë, të cilët mund të interpretojnë mirë muzikën e tyre kombëtare, duke e gërshetuar me elemente world dhe jazz. Emri “Hemus” jep mundësi për një lojë interesante me fjalët. Në qoftë se shkruhet veçmas si dy fjalë, ai mund të përkthehet si “ai, muzikanti” (He mus). “Kolektiv” gjithashtu ka një kuptim të dyfishtë – ansambël prej muzikantësh, kurse në rastin konkret – koleksion prej talentesh.”
Për Teodosij Spasovin bashkimi i muzikantëve nga vende të ndryshme ballkanike në projekte të përbashkëta është një prej drejtimeve më të rëndësishme profesionale. “Kjo është shumë interesante për mua, sidomos kohët e fundit, kur udhëtohet më lehtë në Ballkan. Muzika jonë është shumë e afërte, gjuhët, mentaliteti, rrënjat tona – gjithçka na bashkon” – thotë muzikanti.
Po të doni të dëgjoni interpretime të zgjedhura të Teodosij Spasovit, klikoni mbi ikonën AUDIO!
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Nga 4 deri më 6 tetor, Plovdiv do të bëhet kryeqyteti i kitarës. Kjo për shkak të festivalit GuitART, i cili për të nëntin vit radhazi do të na ofrojë një takim me kitaristë me famë botërore dhe grupe të reja me muzikantë të talentuar nga vende të..
Toma Zdravkovin e njohim si një nga zërat më karakteristikë të rokut bullgar. Pas një periudhe të ngopur me pjesëmarrje në formate televizive, ai sërish është angazhuar aktivisht në krijimin e këngëve të reja. Pasi prezantoi “Përpara” dhe “Mbresat..
Kënga e fundit e Vlladi Ampov - Grafa është "Një herë në një milion". Autori i muzikës dhe aranzhimit është vetë Vlladi, ndërsa teksti është i Rushi Vidinliev. Ky takim krijues nuk është i pari për ta - bashkëpunimi i tyre i mëparshëm ishte 20..
Më 6 nëntor në sallën "Bullgaria" në kryeqytetin e Sofjes publiku bullgar do të ketë mundësinë të shijojë vepra pak të njohura të interpretuara nga..