Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Kënga ime, dashuria ime” – radio-historia e këngës zbavitëse bullgare

Kompozitori i shquar Josif Cankov
Foto: arkiv

Të magjepsur dhe të preokupuar nga jeta e gjatë krijuese e këngëtarëve si Lili Ivanova, Jordanka Hristova, Bogdana Karadoçeva, Boris Goxhunov dhe interpretues të tjerë bullgarë pop, sikur nuk mund të kuptojmë, se këngët e interpretuara prej tyre gjatë gjysmës së dytë të shekullit XX, përbëjnë një histori. Në fakt në jetën aktuale të muzikës pop, këngët zbavitëse mungojnë. Ato mbetën në të kaluarën, bashkë me emrin e atëhershëm të kësaj gjinie “estradë”, ose “skenë” dhe me epokën e ikur të socializmit. Për ato këngë kujtojmë, nëse rastësisht i dëgjojmë në ndonjë aranzhim të ri ose kur i interpretojnë pjesëmarrës në ndonjë konkursi pop, si pjesë e repertorit të detyrueshëm, siç është për shembull Festivali Ndërkombëtar Muzikor “Deti dhe kujtimet” në Varnë. Edhe forume si “Evrovizioni” vjen të kujtojnë për ato këngë, por sikur mendja vjen më tepër për mungesën e tyre. “Marka e mbrojtur” ose simbol i asaj periudhe është “Kënga ime, dashuria ime” nga Josif Cankovi në interpretim të këngëtares Jordanka Hristova. Gjatë vitit 1967 kjo këngë fitoi çmimin e konkursit “Orfeu i Artë” – një festival, që përhapte këtë gjini muzikore në mënyrë bindëse.

© Foto: EPA/BGNES

Jordanka Hristova

Pasi themi, se kënga zbavitëse bullgare nga gjysma e dytë e shekulli XX pa u vë re u shndërrua në një gjë e kaluara, duhet të kuptojmë, se shprehjet “mbeti në histori” dhe “mban historinë” nuk janë identike për nga kuptimi. Sepse akoma nuk është e shkruar historia e këngëve si “Kaliakra” dhe “Sonata e Hënës” nga Angell Zaberski, “Delfinët” nga Dimitër Vëllçevi, “Kënga ime, dashuria ime” nga Josif Cankovi, “Qetësia e bardhë” nga Boris Karadimçevi, “Ëndërrova një ëndërr” nga Atanas Bojaxhievi, “Vera jonë” nga Tonço Rusevi, “Nëna e shenjtë” nga Mitko Shterevi, “Le të jetë verë” nga Stefan Dimitrovi dhe dhjetëra, dhjetëra të tjerë. Mezi tani studiuesit duhet të drejtohen te ato këngë me vëmendje, të përfshijnë ato në kronikën muzikore dhe të shpjegojnë vlerën dhe rëndësinë e tyre të padiskutueshme për zhvillimin e kësaj gjinie muzikore te ne.

Në vitin 1965 u organizua edicioni i parë i festivalit më të madh bullgar të këngëve të estradës. Në librin e gazetarit Vlladimir Gaxhev “Shtatë joshjet e “Orfeut të Artë” lexojmë: “Muzikologu i porsaemëruar në Organizatën “Ballkanturist” Genko Genov iu propozoi drejtorëve të tij të organizojë dhe të zhvillojë një konkurs “Këngën e bregdetit bullgar”. Në një Variete në “Sllënçev brjag” u prezantuan 14 veprat e zgjedhura për finalin e këtij konkursi. Veprimtaria u organizua nën egjidën e Bashkimit Shtetëror Ekonomik “Turist”. Në përzgjedhjen u përfshin më se 50 këngë të autorëve bullgarë. Vet vetiu kjo ishte një arritje e madhe, sepse në atë kohë shihej një pamjaftueshmëri të këngëve zbavitëse bullgare. Kënga “Kaliakra” në interpretim të këngëtares Mimi Nikollova u dekorua me Çmimin e Parë të Konkursit, i cili që gjatë vitit të mëpasshëm do të mbante emrin “Orfeu i Artë”.

Tepër melodike është balada për 40 bukuroshet, që u krijua sipas tekstit të autorëve Sllava Semirova dhe Emilija Zaharieva. Kompozitor është Angell Zaberski, i cili gjatë rrugës së tij krijuese pasuroi këngën bullgare të estradës me kryevepra të përkryera dhe shembullore. Bënë përshtypje edhe aranzhimi tingëllues, prapë vepër të kompozitorit Angell Zaberski, i cili me guxim shfrytëzon aftësinë shprehëse të të gjitha veglave muzikore të orkestrës.

© Foto: arkiv personal

Angell Zaberski – një kompozitor i jashtëzakonshëm

Duke folur për aranzhimin, dhe në përgjithësi për orkestrimin, si një faktor, i cili kontribuon për ndryshimin e imazhit të këngës zbavitëse bullgare nga vitet 50-të dhe 60-të të shekullit XX, patjetër duhet të tregojmë këngën “Deti” nga Petër Stupeli. Kjo këngë u dekorua me çmimin special të Lidhjes së Kompozitorëve Bullgarë. “Deti” afirmon “versionin romantik” të muzikës së estradës si një art për publikun e gjerë, i përshtatshëm për koncerte.

Çmimi i dytë i konkursit “Këngë për bregdetin bullgar” na kthen prapë te fillimi, kur gjinia e muzikës zbavitëse karakterizohej me orientimin e vet te arti valltar. Këtë dallim e mori kënga “Pani Eva” nga kompozitori Atanas Bojaxhiev. Kjo ishte një këngë në stilin bosa-nova në interpretim të këngëtarit Kirill Semov. Ky stil i ri për atë kohë fliste, se kompozitori interesohej për modën, që dominonte në stilet muzikore të asaj periudhe. Në fakt stili bosa-nova është një hibrid origjinal midis ritmeve të zjarrta të stilit samba dhe ftohtësinë e xhazit kuull. Sot me rëndësi është, se në atë periudhë që karakterizohej dhe ndikohej shumë nga arsyetimet ideologjike, kjo nuk u dënua si një kopjim. Është me rëndësi, se në vitet e lindjes së vallëzimit, tek ne u shfaq stili bosa-nova.

Çmimin e tretë e mori kënga “Takimi i parë” i kompozitorit Ivan Stajkov, sipas tekstit të poetit Zahari Petrov, prapë në interpretim të këngëtares Mimi Nikollova. Pjesëmarrja e saj në Konkursin e Këngëve Bullgare të Estradës nga viti 1965 u dallua me çmimin special “për interpretim më të mirë”.

Kënga “Dashuria e marinarit” mori çmimin e publikut. Kompozitor i saj ishte Josif Cankov – Jozhi, i cili deri në vitet 50-të të shekullit XX krijonte kryesisht në stilet tango dhe rumba. Me këtë këngë ai habiti publikun, me melodinë e cila ndryshohej krejtësisht nga veprat e tij të deriatëhershme. Është fakt, se kënga “Dashuria e marinarit” mbahet mend edhe më sot. Dhe kjo është një dëshmi, se krijimtaria e kompozitorit të paharrueshëm Josif Cankov – Jozhi ka hyrë në kujtesën kulturore kombëtare. Këngën e interpretoi solistja e Estradës Ushtarake Margret Nikollova.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
По публикацията работи: Rozmari Statellova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"I butë"

Pas suksesit të këngës "Dashuria si një qiell" , e cila ishte kënga bullgare më e luajtur për 12 javë, Miro na sjell një këngë të re. "I butë" është rezultat i një bashkëpunimi befasues - këtu këngëtari punon me Kristian Kostov , i cili e..

botuar më 24-10-23 6.20.PD

Dara Ekimova me këngën e re "Të jap gjithçka"

Dara Ekimova tregon arritje të jashtëzakonshme profesionale. Këngëtarja e re arriti të realizonte 16 këngë të reja në një vit e gjysmë, të cilat i mblodhi në albumin debutues të titulluar “Kjo dhomë”. Pak para premierës së tij, ajo incizoi edhe këngën..

botuar më 24-10-21 6.15.PD

Rikthehet një legjendë - Konkursi i Këngës për Fëmijë "Si luanët" me një edicion ambicioz në Varna

Konkursi Kombëtar i Muzikës "Si Luanët" 2024 zhvillohet nga data 18 deri më 20 tetor në Sallën e Koncerteve të BNR Varna. Konkursi muzikor gëzon interes të madh. Fëmijët dhe adoleshentët që aplikuan për të vijnë nga mbi 20 qytete të Bullgarisë - thonë..

botuar më 24-10-18 4.45.MD