Alaxha Manastiri është njeri nga objektet më të vizituara turistike në Bullgari. Banesë e asketëve gjatë Mesjetës, sot ky vend vazhdon të tërheqë admiruesit e historisë dhe misticizmit. Një joshje të papërsëritshme posedon manastiri gjatë verës, kur shkëmbinjtë e bardhë janë të ndriçuar nga dielli, ndërsa gjelbëria e pemëve të mëdha nuancon me kaltërsinë e detit.
Para shumë shekujsh në trojet bullgare u përhap isihazmi – një rrymë mistike në ortodoksinë e krishtere, sipas së cilës me lutje të etshme dhe me vetënjohje, besimtari mund të arrijë unitet me Zotin. Emri vjen nga fjala greke “isihija”, gjë që do të thotë – qetësi, heshtje, vetmi. Rryma isihazëm gjeti shumë përkrahës ndër murgjit e Malit të Shenjtë dhe në një sërë qendrash shpirtërore në Azinë e Vogël dhe në Gadishullin Ballkanik. Në territorin e Bullgarisë u zbuluan shumë manastire shkëmbore, në të cilët pasuesit e kësaj rryme mistike gjetën vetmi dhe qetësi, që ishin aq të domosdoshme për lutjet dhe vetëzbulimin e njeriut.
Alaxha Manastiri është ndër vatrat më mirë të ruajtura shpirtërore nga koha e Mesjetës. Ai ndodhet në pjesën verilindore të vendit, shumë afër pushimores bregdetare “Zllatni Pjasëci”, nja 17 kilometra larg qytetit Varnë.
Shkëmbi, në të cilin janë qelitë e murgjve është i rrëpirët dhe i pjerrët me lartësi afro 40 metra. Supozohet, se para më se 12 milion vitesh pothuajse mbarë Bullgaria Verilindore ishte fundi i Detit Sarmatsko. Pas një katastrofe të tmerrshme natyrore, si rezultat i tërmetit të fuqishëm, Pllaja Dobruxhansko u përça dhe shtresa të mëdha tokësore u rrëshqitën te deti. Kështu u formua një mur 3 kilometra, në të cilin janë të gërmuara qelitë dhe kishat e manastirit shkëmbor. Sipas historianëve, vendi ishte i populluar që në epokën e fesë së hershme të krishtere – shekujt IV dhe VI. Një dëshmi për këtë janë copëzat prej qeramike, monedhat dhe kryqet, si dhe figurat e vizatuara në muret e shpellave. Para afro shtatë dekadash, në ato shpella gjetën strehë murgjit e krishterë.
Mirëpo, emri i vërtetë i krishterë i këtij manastiri nuk dihet. Supozohet, se emri “allaxha” i jepet këtij manastiri gjatë kohës së sundimit turk. Në gjuhën arabe-persiane “allaxha” do të thotë i larmë, laraman, shumëngjyrësh. Ndoshta ky emër lindi nga afresket e shumta laramane mbi muret e shpellave të shumta. Për fat të keq nga ato vizatime mbi muret sot mund të shihet pak. Janë të ruajtura vetëm pjesëza të ikonave, të cilat nuk mjaftojnë për restaurimin e tyre të plotë. Më mirë janë të ruajtura figurat mbi muret e kishës së vogël, që ndodhet në nivelin e dytë, atje ku hyrja e turistëve është e ndaluar. Për disa prej afreskeve hasen shënime në fletoren e studiuesit të parë Karell Shkorpill. Vëllezërit Shkorpill, të cilët janë me origjinë çeke janë themeluesit e arkeologjisë bullgare. Në fund të shekullit XIX ata nisën studimet e këtij monumenti të krishterë.
Megjithëqë shekuj të tërë me radhë ky vendi i shenjtë nuk ishte i populluar, tepër qartë dallohen dhomat kryesore. Ato janë të shtrira në dy nivele – qeli të murgjve, një kishë e vogël, një kriptë. Në shkëmbin ruhen edhe vendet, ku ndodheshin kuzhina dhe dhoma e ngrënies së murgjve. Në nivelin e parë, pikërisht pranë shkallës prej druri, është kisha e manastirit. Mbi Murin e saj lindor është e gdhendur kamera e altarit. Është i ruajtur një pjesë e vogël e afreskut mbi mur. Shkencëtarët janë të mendimit se shtresa e sipërme e ikonografisë daton nga shekulli i XVIII. Nën saj ekziston edhe një shtresë tjetër nga shekujt XI – XII. Në dyshemenë e kësaj kishe shihet një shkallë gurore, e cila çon drejt disa qelive të murgjve. Mbi muret e banesave asketike edhe më sot duken gjurmët e kamerave të vogla, që shërbeheshin për vënien e ikonave dhe sendeve të thjeshta, që ishin pjesë e jetës së murgjve. Nëpunësit e muzeut tani kanë vënë disa tablo, të cilat rikrijojnë jetën në këtë vatër të shenjtë. Kjo është ndërhyrja e vetme nga dita e sotme, me përjashtim të shënimeve të shumta me dëshira të zjarrta të bullgarëve dhe të huajve, të shkruara mbi copëza të vogla letre dhe të vëna në vrimat e shumta të shkëmbit. Pavarësisht se ka një tabelë të madhe, e cila ndalon vënien e këtyre copëzave fletësh. Sipas një legjende vendëse, shpirtrat e murgjve vazhdojnë të jetojnë përreth manastirit. Dhe në se njeriu do t’u tregojë atyre çfarë dëshiron të arrijë, atëherë ata do t’u ndihmojnë në realizimin e kësaj ëndrre.
Të shumta janë legjendat, që mbulojnë në mistikë Manastirin Alaxha. Më interesantja prej tyre tregon, se njeri prej murgjve kohë pas kohe shfaqet dhe pyet, a ka akoma pemë në këtë rajon, a vazhdojnë gratë të lindin foshnja... Dhe kur atij i përgjigjen “po”, para se të largohet ai thotë, se në se jeta do të zhduket aty, do të ndodhë një gjë mistike.
Secili, që ka vizituar allaxha Manastirin, patjetër e ka ndjerë energjinë speciale, që pushton këtë vend mistik. Në muzeun e krijuar pranë tij mund të shihet ekspozita, që rikrijon jetën e murgjve në këtë shenjtërore bullgare. Aty ka edhe botime në gjuhë të huaja për historinë e këtij vendi të shenjtë. Patjetër, në se do të vizitoni këtë rajon do të shikoni edhe një burrë, i cili me daltën e tij gdhend figurat e murgjve asketë.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Fotografi: Allbena Bezovska
Muzeu Historik i qytetit Tërgovishte ndodhet në një godinë të vjetër në lagjen e lashtë Varosha. Në të ruhen më se 30 mijë eksponate muzeore, më të vjetrit prej të cilëve janë nga koha e neolitit. Ato sende janë të zbuluara nga arkeologët pikërisht në..
“Në ritmin e kohës” – kishte shkruar një mjeshtër i grafiteve mbi monumentin e Ushtrisë Sovjetike në Sofje, ku secila prej figurave ushtarake ishte bojatisur me ngjyrat e heronjve me popullaritet nga stripat bashkëkohorë. Në ritmin e kohës përpiqet të..
Shtëpia e lindjes së Apostullit të Lirisë Vasill Levski – ideolog dhe organizator i revolucionit kombëtar bullgar në shekullin e XIX, është ndër muzetë memorialë më të vizituar që nga e kaluara e edhe më sot. Shtëpia e Apostullit të Lirisë Bullgare në..