Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Gëzuar Krishtlindjet!

Foto: BGNES

Çdo vit më 25 dhjetor një pjesë e madhe e botës së krishterë mirëpret me shpresë të madhe Lindjen e Jisu Krishtit. Për të krishterët kjo është një ditë e madhe dhe e shenjtë. Lindet drita dhe shpresa për një jetë më të mirë. Të frymëzuar nga magjia e festës, njerëzit harrojnë për dhimbjet dhe hapin shpirtrat e tyre për çudinë e Krishtlindjeve, çudi kjo e cila buron nga buzëqeshjet dhe urimet e mira. Sipas besimeve, gjatë Krishtlinjdve plotësohen ëndrrat më të thella, sepse pikërisht gjatë këtyre festave të ndritshme besimi në të mirën përmbush të gjithë besimtarët.

“Pavarësisht se për ne, të krishterët ortodoksë, Ngjallja e Jisu Krishtit është festa më e madhe, kjo nuk nënvlerëson dhe festën e lindjes së Krishtit – thotë në intervistën për Radio Bullgarinë teologu prof. Ivan Zhelev. – Sepse nga dita e lindjes së Shpëtimtarit, fillon shpresa për një jetë më të mirë. Doktrina e tij jep mundësinë për ndjekjen e një rruge të re, në të cilën vihet theksi tek bota shpirtërore. Bota materiale nuk hidhet poshtë, por vihet theks tek pasuritë shpirtërore, të cilat nuk duhet braktisur. I japim nder dhe lavdi nënës së Zotit, Shën Mërisë, dhe plakut Josif, me të cilin ajo ishte fejuar. U japim nder gjithashtu pleqve të urtë, të cilët erdhën nga Lindja për t’u përulur para Jisu Krishtit, si dhe barinjve të zakonshëm nga Vitleemi, të cilët ishin duke ruajtur bagëtinë e tyre, kur lindi Jisu Krishti. Gjatë natës së shenjtë ata dëgjuan koret e engjëjve, të cilët këndonin: “Lavdi Perëndisë në qiell dhe paqe tokës!”

© Foto: BGNES

Pema e Vitit të Ri në Sofje

Sipas prof. Zhelevit shënimi i 25 dhjetorit është lidhur me një traditë, e cila filloi rreth shekullit të IV-të në Romë. Deri atëherë ekzistonte një zakon, i cili respektohet edhe sot e kësaj dite në disa kisha, si ajo armene dhe ajo etiopiane – të festohen Krishtlindjet bashkë me Epifaninë gjatë muajit janar. Teologu e shpjegon këtë me interpretimin e drejtpërdrejtë të fjalëve të evangjelistit Luka, i cili shënon se kur Krishti pagëzohet në lumin Jordan është pothuajse 30 vjeç, që do të thotë se Krishti është pagëzuar në vetë ditëlindjen e tij. Nga atje vjen dhe barazimi i Krishtlindjeve me Teofaninë. Sipas fjalëve të profesorit Ivan Zhelev, për vetë lindjen e Birit të Zotit kanë ditur vetëm të përkushtuarit. Këta janë pleqtë e urtë Baltazar, Melhior dhe Gaspar, të cilët kanë ardhur nga Mesopotamia:
“Ata ishin shkencëtarë, e dinin shumë mirë astronominë, studionin librat e lashtë hebraikë dhe profecitë e shënuara atje për lindjen e Shpëtimtarit dhe Mesisë, siç e quanin në atë kohë – na shpjegon prof. Zhelevi. – Fjala “Mesi” në gjuhën hebraike do të thotë “i mirosur”, në greqisht është “Hristos”. (Dikur hebrenjtë zinin poste të larta pas mirosjes. Ajo nuk ishte diskrete, siç sot prifti lyen me vaj të bekuar besimtarët e krishterë, zakonisht në ballë, duke i bërë shenjën e kryqit, por e lagnin tërë kokën me vaj ulliri. Kështu edhe mbreti, edhe kryeprifti, edhe zyrtarët e tjerë të lartë merrnin një detyrë.) Sipas profecisë hebraike Mesia do të bashkojë në vetveten edhe pushtetin mbretëror, duke mbretëruar në kuptimin shpirtëror të fjalës, edhe pushtetit e kryepriftit, sepse do të sakrifikojë jo kafshën, por vetveten. Për dallim nga profetët para tij, Jisu Krishti merrte tërë të vërtetën nga Zoti dhe e përhapte ndër njerëzit. Prandaj e quajtën që në lashtësi Mesi.”

© Foto: arkiv


Krishtlindjet na bëjnë çdo herë për të shikuar me sy më të mirë ndaj njerëzve rreth nesh. Në botën e dhimbjes dhe ftohjes është vështirë ta falësh fyerjen dhe të ndiesh ndjenja të mira ndaj njerëzve, të cilët të urrejnë dhe të ofendojnë. Është mirë pikërisht këtë ditë të bëjmë më shumë përpjekje, që ta përballojmë urrejtjen dhe të mos hakmerremi për ofendimet. E gjithë kjo, sipas fjalëve të prof. Zhelevit, janë hapa të vegjël në rrugën drejt përparimit të madh të dashurisë drejt njerëzve. Problemet në botën e jashtme ndikojnë negativisht edhe në marrëdhëniet në familje – është i mendimit teologu. – Përveç kësaj duhet t’i kushtojmë më shumë vëmendje shëndetit tonë – fizik dhe psikik, të mos abuzojmë me alkoolin dhe drogën, të mos hamë tepër nga ç’ duhet dhe kështu t’i lëmë mënjanë kërkimet shpirtërore. “Në qoftë se nuk e bëjmë këtë, nuk mund të quhemi të krishterë.”

“Krishtlindjet edhe sot e kësaj dite janë lidhur me pritje pozitive – është kategorik prof. Zhelev. – Të gjithë njerëzit, madje më të lumturit, janë në pritje të një të ardhmeje edhe më të mirë, sidomos besimtarët. Këtë ditë ata premtojnë njëri tjetrin se do të jenë më të mirë, do ta ndjekin rrugën e përvijuar nga Krishti dhe do t’i respektojnë Urdhëresat e Zotit, të paktën deri në Krishtlindjet e ardhshme. Pyetjes “Cila është urdhëresa më e rëndësishme e Zotit?” Krishti i përgjigjet: “Mësohu ta duash Zotin me tërë zemrën tënde, mësohu ta duash dhe njeriun pranë teje.” Pjesa e parë e kësaj urdhërese do të thotë se po ta duash Zotin, do t’i respektosh të gjitha urdhëresat e tij. Pjesa e dytë na mëson se duhet t’i duam të tjerët, ashtu siç e duam vetveten. Për fat të keq sot normat morale nuk respektohen në shoqëri dhe rezultatet e kësaj janë tragjike. Prandaj urimi im është së pari të premtojmë se do të jemi më të mirë me vetveten, sepse në këtë mënyrë do të mësohemi të bëjmë atë, që është më mirë për shpirtin tonë. Pastaj duhet të përpiqemi të jemi më të mirë ndaj të tjerëve. Nuk është e lehtë, por po të duam ndryshim, duhet të përpiqemi të vëmë një fillim të ri.”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Darina Grigorova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Hetimet e para arkeologjike në shkallë të gjerë nisin në kompleksin trak të Begliktashit

Shenjtërorja trake e Begliktashit ndodhet 5 km nga qyteti i Primorsko dhe është vetëm një nga kuriozitetet interesante në rajon. Në zonën përreth shihen edhe dolmenë të shumtë të ruajtur mirë që lidhen me ritualet e varrimit të fiseve trake. Në fakt,..

botuar më 24-09-11 2.20.MD

"Lindja e Virgjëreshës" - Manastiri Paligodèn mbron atë që është lënë trashëgim nga Shën Apostulli Pal

Pas festës së madhe të Fjetjes së Hyjlindëses, Lindja e Nënës së Zotit kremtohet me nder të veçantë në Bullgari. Kisha jonë e feston atë më 8 shtator, së bashku me kishën ortodokse greke, ndërsa kishat e tjera ortodokse lokale e kremtojnë festën më 21..

botuar më 24-09-08 5.45.PD
Prof. Ivan Illçev

Madhështia e Bashkimit dhe pasojat e sindromës së bashkimit

Më 6 shtator 1885, Bullgaria u bë përsëri një shtet i bashkuar. Në një intervistë për Radio Bullgarinë, profesori i Universitetit të Sofjes "Shën Kliment Ohridski" Ivan Illçev foli për faktorët që çuan drejt Bashkimit, kur Principata e Bullgarisë dhe..

botuar më 24-09-06 7.50.PD