Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Beteja për Pirinin fillon përsëri

Gjatë 2013-ës mbushen tri dekada nga përfshirja e malit Pirin në listën e UNESKO-s
Foto: arkiv personal

Në fund të vitit 2012 Parku kombëtar Pirin, i cili përfshin pothuaj tërë malin (40 mijë hektarë) shënoi ekzistencën e vet gjysmëshekullore si territor i mbrojtur me status të lartë, kurse gjatë 2013-ës mbushen tri dekada nga përfshirja e kësaj krahine të bukur bullgare në Listën e trashëgimisë natyrore dhe kulturore të UNESKO-s, pjesë e programit “Njeriu dhe biosfera”. Mirëpo 2013-ta është gjithashtu viti, kur skadon plani dhjetëvjeçar i administrimit të parkut dhe ai duhet të zëvendësohet me një plan të ri. Kjo hollësi shpjegon tensionin në rritje midis rretheve, të cilat kanë ambicien të ndërtojnë atje vendpushime të reja dimërore, dhe ekologëve, sipas të cilëve ka tepër shumë ndërtime në mal.

Beteja e re për Pirinin filloi që gjatë vitit 2011, kur iu dha start përpunimit të planit të ri për administrimin e Parkut natyror Pirin. Atëherë kryetarët e bashkive të Banskos, Dobrinishtes dhe të Razllogut deklaruan qëllimet e tyre për ndërtimin e ski-zonave të reja në rajonin mbi Dobrinishte dhe në Razllog dhe për zgjerimin e asaj mbi Bansko. Bëhet fjalë për rreth 200 km pista të reja dhe teleferikët përkatës. Qëllimi përfundimtar është shndërrimi i Pirinit në një destinacion turistik me famë botërore. Në vend të këtyre planeve, të lidhura me prerjen e pyjeve dhe me veprimtari të tjera të dëmshme për natyrën, ekologët ofruan një variant tjetër – rajoni të zhvillohet si zonë për Spa dhe eko turizëm.

Pas shumë protestave nga qytetarët e Banskos kryetari i bashkisë Georgi Ikonomov depozitoi në Këshillin e Ministrave një ofertë për ndërtimin e teleferikut të dytë në ski-zonën për shkak të njerëzve të shumtë, që presin para teleferikut të vetëm. Të rrëshqitni me ski atje tani, vërtetë është shumë vështirë, thonë të gjithë vizituesit e vendpushimit.

Por si u arrit deri në këtë situatë? Gjatë vitit 2000 iu dha koncesion një firme private për ndërtimin e një ski-piste mbi Bansko. Ajo duhej të shërbente një bazë turistike me rreth 7800 shtretër. Sipas vlerësimeve paraprake ajo nuk kërcënonte ekzistencën e Parkut natyror si territor i mbrojtur. Për fat të keq, në rajon filluan ndërtime të pakontrolluara dhe sot baza e shtretërve në qytet është me 20 mijë shtretër më shumë, ndërsa në shpatin drejt malit ka shumë komplekse prej hotelesh dhe banesash për akoma një numër të tillë shtretërish. Kështu qe sot baza tejkalon rreth pesë herë numrin paraprak të planifikuar dhe kuptohet teleferiku i vetëm nuk mund t’i shërbejë të gjithë këta turistë. Të gjithë mendojnë se ka nevojë për akoma një teleferik, por duke pasur parasysh mosrespektimin e ligjeve nga ana e investitorëve, ekologët shqetësohen se pas krijimit të teleferikut të dytë do të kërkohet dhe ndërtimi i pistave të reja, pastaj përsëri do të ketë nevojë për teleferikë të rinj dhe kështu pa fund. Borisllav Sandov, zëvendëskryetari i “Të gjelbërve” rikujton se jo vetëm nuk u respektua kufizimi për bazën e hoteleve në Bansko, por vetë koncesioneri mori më se 60 për qind më shumë territor nga ai i dhënë për përdorim:

“Kur një koncesioner ka marrë me 65 hektarë koncesion më shumë dhe nuk është sanksionuar për këtë, ai nuk duhet të vazhdojë të shkelë planin për administrimin e parkut, duke ndërtuar një teleferik të ri – thotë ai. – Autoritetet nuk duhet ta përkrahin një dëshirë të tillë. Sipas nesh ka mënyra të tjera për përkrahjen e turizmit në mal dhe për hapjen e vendeve të reja të punës atje. Rajoni disponon shumë pasuri natyrore, të cilat duhet të ruhen dhe jo të asgjësohen për shkak të ambicieve të afaristëve për fitime të shpejta.”

Raundi i fundit i debatit të madh për të ardhmen e Parkut kombëtar Pirin, i cili për shkak të ndërtimeve të pakontrolluara për pak të hiqet nga Lista e trashëgimisë botërore natyrore dhe kulturore të UNESKO-s, po hyn në etapën përfundimtare – miratimi i ardhshëm i planit të ri për administrimin e parkut.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Fotografi: Maria Dimitrova-Pisho

По публикацията работи: Maria Dimitrova-Pisho


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Protesta para Teatrit Popullor “Ivan Vazov” u kthye në trazira para premierës së pjesës “Armët dhe njeriu”

Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit të Betejës së Slivnicës , shkaktoi pakënaqësinë e qindra bullgarëve. Ata protestuan para..

rinovuar më 24-11-08 12.27.MD

Një ekspeditë polare bullgare eksploroi Kontinentin e Akullit për herë të 33-të

Ekspedita e tridhjetë e tretë polare bullgare po shkon drejt Antarktidës për të vazhduar kërkimet e saj shkencore në bashkëpunim me shkencëtarë nga vende të ndryshme. Në bordin e anijes kërkimore “Shën Kirill dhe Metodij” ndodhen për herë të parë..

botuar më 24-11-08 7.30.PD

Antarktida është motori i ndryshimeve klimatike

Ambasada e Francës dhe Instituti Francez i Kulturës mblodhën së bashku shkencëtarët për të prezantuar eksperiencën e tyre mbi sfidat shkencore në Antarktidë dhe luftën kundër ndryshimeve klimatike. Partnerë të aktivitetit ishin Instituti Polar Francez..

botuar më 24-11-07 7.30.PD