Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Larmia biologjike e malit Pirin

Foto: imagesfrombulgaria.com
Dje në Bullgari kishte dy festa. Më 14 shkurt në vend festohet si Shën Valentini, ashtu edhe Dita e Verës. Mijëra të rinj vendosën ta tregojnë dashurinë e tyre ndaj natyrës duke u hedhur në protesta. Pesë qytete të mëdha në Bullgari protestuan kundër ndërtimit masiv në bregdet dhe ndërtimit të pistave të skijimit në Parkun Natyror “Pirin”. Mbrojtësit e shtimit të numrit të pistave të skijimit argumentohen, duke bërë krahasim me zonat e shumta të skijimit në Alpe.

Mirëpo, nuk ka bazë krahasimi, mendojnë ekspertët. Edhe pse mali i Pirinit u ngjit në rajonin bio-gjeografik alpin, mali bullgar ndryshon shumë nga masivi i madh evropian, pohon doc. Asen Asenov. Ky i fundit është specialist në fushën e biogjeografisë. Për nga masa gjithashtu nuk mund të krahasohen. Parku Natyror “Pirin” shtrihet në një sipërfaqe prej 40 mijë kilometrash katrorë, derisa Alpet e kanë sipërfaqen e përgjithshme 300 mijë kilometra katrorë. Përveç kësaj, në malin Pirin nuk ka maja aq të larta sa janë ato në Alpe. Në Pirin niveli mesatar mbi detin është 1033 metra, kurse në Alpe – 2000 metra, përfshi edhe se andej ka 82 maja me lartësi mbi 4000 metra. Ja pse në Alpe ka mundësi që vendpushimet dimërore të ndërtohen në pjesën e lartë të malit pa prishur pyjet. Në malin Pirin pistat e skijimit janë të ndërfutura në pyje. Për mendimin e pedagogut të larmisë biologjike në Universitetin e Sofjes, z. Rosen Conev, Pirin nuk është fare mal tipit alpin, kurse përbën një bashkim të rrallë të dukurive të ndryshme të biogjeografisë.

“Mali Pirin ka një gjendje shumë të favorshme gjeografike. Shtrihet në kufirin midis klimës mesdhetare dhe asaj kontinentale, sqaroi z. Conev. – Nga ana tjetër, Pirini është mali i tretë për nga lartësia në Ballkan, pas malit Rila në Bullgari dhe pas Olimpit në Greqi. Kjo veçori ka bërë të mundur që periudhës së akullt në majat e larta të Pirinit të popullohen lloje të rralla kafshësh dhe bimësh. Këto të fundit janë përzierë me florën dhe faunën mesdhetare dhe kështu u formua larmia biologjike. Një e treta e 4000 llojeve dhe nënllojeve të bimëve në Bullgari hasen në malin Pirin. Në raport me malet e tjera në Evropën Juglindore Pirin gëzon një pasuri të madhe të endemikëve lokalë. Këtu hasen vjollca, trumza dhe lulëkuqja. Kjo e fundit ndryshe nga të tjerat është me ngjyrë të verdhë dhe gjithashtu është lloj i periudhës së akullt. Haset vetëm në lartësi të malit dhe është lloj unik në gjithë Gadishullin Ballkanik. Fauna e malit Pirin gjitahhstu është shumë e pasur, sidomos për sa u përket jovertebrorëve. Vertebrorët gjithashtu janë të larmishëm. Në malin Pirin hasen 40 për qind e gjitarëve dhe 50 për qind e shpendëve në Bullgari. Këtu kanë popullatë ariu me ngjyrë kafe, gjeli i egër, kukuvajka e vogël dhe dhia e egër. Kjo e fundit është një nënlloj endemik që ndryshon shumë nga nënlloji i cili haset në Alpe. Në shumë pyje të Pirinit dominojnë bimët endemike, të cilat zakonisht hasen në Ballkan dhe Gadishullin Apenin. Bëhet fjalë për pishat. Pisha e bardhë haset vetëm në Ballkan, kurse pisha e zezë – mund të shihet në zonat jugore të Apenineve. Nuk është e rastit se Parku Natyror “Pirin” është i përfshirë në listën e UNESCO-s.”

E lartpërmendura përkufizon mbrojtjen e denjë të pasurisë natyrore jo vetëm në Bullgari, por dhe në Evropë dhe gjithë botën. “Rezervati “Bajovi dupki – Xhinxhiricë”, i cili gjendet në Pirin është vatra e endemikëve me shumë rëndësi në Bullgari, tha specialisti z. Asenov. – Nuk ka vend tjetër të grumbullimit të llojeve endemike në vend. Rezervati “Julen” i cili gjendet në afërsi të zonave të skijimit në Bansko gjithashtu është i rëndësishëm. Ja pse çdo vendim për ndërtimin e vendpushimit dimëror duhet të bazohet në përfundimet e ekspertëve. Çdonjëri i cili do të dëmtonte Parkun Natyror “Pirin” duhet të ngarkohet me përgjegjësi personale. Sepse mali përbën një kapital shtetëror dhe ka vlerë financiare. Pas revolucionit agrar e industrial, erdhi koha e revolucionit ekologjik. Ky i fundit mbështetet në resurset natyrore si një kapital me vlerë për shoqërinë që kapital duhet të mbrohet dhe të shtohet.”

Në fakt, po të zhvillohet turizmi i qëndrueshëm në mal, do të përfitohej më shumë se sa janë të ardhurat nga sporti i skive në masë.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
По публикацията работи: Maria Dimitrova-Pisho


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Magjia e Krishtlindjes - nga bekimi i lashtë deri te shfaqja e plakut të mirë në trojet tona

Në mëngjesin e Krishtlindjes tashmë kudo është përhapur lajmi më i gëzueshëm në Tokë se ka lindur i biri i Zotit, prandaj dita është e veçantë dhe duhet festuar me vëmendje të veçantë dhe me shumë rite festive. Pas natës së qetë dhe të shenjtë, kur..

botuar më 24-12-25 4.45.PD

Patriku Daniill: Me besim të gjallë, le t'i bëjmë zemrat tona grazhde, që në to të lindë Zoti i Mitur

Në prag të Lindjes së ndritur të Krishtit – Natën e Buzmit, Shenjtëria e Tij Patriku Bullgar Daniill dhe Mitropolit i Sofjes iu drejtua të gjithë fëmijëve të Kishës sonë Ortodokse.  “Në lutje të qeta, të mbledhur rreth vatrës së ngrohtë të shtëpisë,..

botuar më 24-12-24 6.05.MD

Në prag të Krishtlindjeve, i shohim me shpresë ditët në vijim

Nata e Buzmit është një nga ato festat e qeta familjare, të mbushura me shpresë për ditët në vijim. Në kufirin mes të shkuarës dhe të tashmes, bullgarët ortodoksë, kudo që janë të shpërndarë nëpër botë, mblidhen për të pritur Krishtlindjet...

botuar më 24-12-24 5.55.PD