Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Trashëgimia shumëshekullore prezantohet në Muzeun Kombëtar të Arkeologjisë

Thesari nga fshati Sveshtari u bë sensacioni i 2012-ës
Foto: arkiv

Në Muzeun Kombëtar të Arkeologjisë në Sofje janë të ekspozuara 55 artefakte. Këto të fundit u zbuluan gjatë 2012-ës, kurse në gërmimet morën pjesë 11 muze rajonale në vend. Informacionet e ngjitura në objekte janë të sistemuara në mënyrë kronologjike.

Ndër eksponatet gjenden figura të vogla me formë njeriu, të cilat datojnë nga fundi i shekujve VI-V para Lindjes së Krishtit. Këto figura janë të bëra prej deltine dhe u gjetën në afërsi të fshatit Voden, Bullgari Jugore. Andej u gjet edhe një midhje mesdhetare Spondylus. Si duket, banorët e lashtë në këto troje kanë pasur marrëdhënie me bregdetin e Egjeut. Interesante janë artefaktet që u gjetën në tumën Kozareva në afërsi të një fshati të rrethit Burgas. Arkeologët kanë gërmuar enë, vegla prerjeje dhe objekte të ndryshme prej qeramike. Për mendimin e dr. Kamen Bojaxhiev, punimi i këtyre sendeve është bërë me shumë mjeshtëri. Për të lashtët sendet e punuara kanë qenë simbole prestigji.

© Foto: BGNES

“Vitin e kaluar shumë u gërmua në vendbanimet në afërsi të kripërishtave të qytetit Provadia – vuri në dukje dr. Bojaxhiev. – Theksi i sivjetshëm bie mbi nekropolin që e studion prof. Vasill Nikollov. Andej u gjetën disa enë të dekoruara në formë shumë të ruajtur, sende prej bakri, stoli me rruaza dhe të punuara me midhjen Spondylus.”

Pa dyshim, zbulimi arkeologjik me shumë vlerë i sezonit të kaluar ishte thesari i artë që u gjet në Tumën e Madhe në afërsi të fshatit Sveshtari, Bullgari Verilindore. Andej ka qenë kryeqyteti i getëve, të cilët janë një fis i trakëve. Prof. Diana Gergova gërmoi 245 objekte të bukura – stoli dhe pjesë të municionit të kalit nga shekujt IV-III para Lindjes së Krishtit.

© Foto: Veneta Pavllova

Artefakte nga Provadija

Arkeologia Daniela Agre gjeti një thesar monedhash në afërsi të fshatit Sinemorec, Bullgari Juglindore. “Bëhet fjalë për rreth 200 monedha të argjendta, të cilat u përkisnin komandanteve trake – sqaroi z. Kamen Bojaxhiev. – Disa nga monedhat janë shumë të rralla, të tjera dolën në pah për herë të parë. Në ekspozitë është paraqitur një pjesë e konsiderueshme e llojeve të monedhave, kurse monedhat e tjera ende restaurohen dhe konservohen. Një zbulim tjetër shumë interesant janë 225 monedhat e gjetura brenda një kane. Gërmimet u bënë në Nekropolin e Apolonisë në afërsi të qytetit bregdetar Sozopol.”

© Foto: Veneta Pavllova

Monedha nga Apolonia; një nga 3 gotat në botë me emrin e perandorit romak Zenon

Në afërsi të qytetit Stara Zagora, Bullgari Jugore ndodhet vendbanimi antik Avgusta Trajana. Vitin e kaluar andej u gjet një gotë prej bronzi mbi të cilën është shkruar emri i perandorit romak Zenon. Gota është shfrytëzuar nga tregtarët e lashtë për të matur miellin, vajin e ullirit e produktet tjera. Në botë ka vetëm tre gota të tilla. Njëra u gjet në Itali, dy të tjerët – në Bullgari. Mirëpo, 20 pllakat e vogla prej qelqi ku janë të gdhendura figura të arta me formë njeriu nuk kanë analogji. Pllakat datojnë nga shekulli i XII-të dhe u gjetën gjatë gërmimit të kryeqytetit të parë bullgar Pliska. Në kompleksin arkeologjik Perperikon në malet Rodope u gjetën një ikonë e artë e Shën Marisë dhe monedha të arta e të argjendta nga periudha e perandorëve bizantinë dhe sundimtarëve venecianë.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
По публикацията работи: Veneta Pavllova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Teknologjitë e reja rikrijojnë Betejën e Tutrakanit

Një objekt novator muzeal hap dyert në varrezat ushtarake pranë Tutrakanit. Memoriali "Epopeja e Tutrakanit - 1916" ndodhet në një ndërtesë të re muze të ndërtuar për këtë qëllim. Ai përfshin një sërë teknologjish të reja që zhytin vizitorin në..

botuar më 24-05-26 9.15.PD
Qytetarët e Sofjes dynden për të lexuar manifestin mbretëror me dekret-ligjin për pushtetin e ri të puçistëve

Mësime bullgare - pse një grusht shteti ushtarak nuk çon në "përtëritje"?

90 vjet më parë, më 19 maj 1934, lëvizja "Zveno" dhe Bashkimi Ushtarak në Bullgari kryen një grusht shteti pa gjak. Në emër të modernizimit të vendit, të quajtur "përtëritje", ata shfuqizuan Kushtetutën e Tërnovos , ndaluan partitë dhe..

botuar më 24-05-19 9.40.PD

Kompania 4093 – Emigrantët bullgarë krijojnë një njësi ushtarake speciale përtej Perdes së Hekurt

Kompania Kombëtare Bullgare Vullnetare 4093, si pjesë e Forcave të Armatosura Amerikane në Gjermaninë Perëndimore, u krijua më 20 tetor 1951. Ky nuk është një proces i lehtë, por tregon se ka një numër të konsiderueshëm bashkatdhetarësh tanë që nuk janë..

botuar më 24-05-06 7.30.PD