Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Fillon Festivali Muzikor Evropian

“Ajka” e programit do të jetë koncerti i Orkestrës Simfonike të Moskës, e cila e ka emrin “Filarmonia Ruse”, me dirigjent Dmitrij Jurovski.
Foto: eng.orchestra.ru
Më 27 shkurt fillon Festivali Muzikor Evropian. Kompania muzikore “Kantus Firmus" dhe Radioja Klasik FM janë organizatorët e këtij aktiviteti, i cili është pjesë e afishes kulturore të Sofjes. Ai zhvillohet nën patronazhin e Bashkisë së Sofjes dhe të kryetares së bashkisë së kryeqytetit Jordanka Fandëkova. Deri më 13 qershor festivali do të paraqesë koncerte të interpretuesve nga Bullgaria, Polonia, Gjermania, SHBA-ja, Spanja. Gjatë marsit festivali starton dhe në qytetin bregdetar Varna.

© Foto: BGNES

Daniella Hanxhieva
Më shumë hollësi për programin e festivalit na solli drejtoresha artistike e festivalit Daniella Hanxhieva: “Ky festival zhvillohet tashmë 13 vjet – si në kryeqytet, ashtu dhe në qytetet e tjera. Në edicionin e Sofjes do të kemi mundësi të dëgjojmë muzikantë të jashtëzakonshëm. Një prej koncerteve të pritura është ai më 25 mars. Kjo është Orkestra Simfonike e qytetit të Moskës, e cila e ka emrin “Filarmonia Ruse”. Dirigjenti i tij është Dmitrij Jurovski, kurse soliste do të jetë pianistja e njohur bullgare Pllamena Mangova. Do të kemi mundësinë të dëgjojmë interpretimin e muzikantëve të nivelit botëror. “Filarmonia Ruse” është krijuar në vitin 2000. Muzikantët e saj janë të nivelit më të lartë profesional, një pjesë e madhe prej tyre janë solistë në orkestra të ndryshme botërore.”

Ndër theksat e festivalit janë dhe koncertet e trumbetarit amerikan Reks Riçardsën, të yllit të ri të violinës Elin Kolev me orkestrën e radios Klasik FM, të Korit të Dhomës pranë Universitetit të Harvardit, të trios së xhazit “Solea” nga Gjermania. Festivali do të shënojë përvjetorin e 80-të të dirigjentit prof. Emill Janev në një koncert me pjesëmarrjen e Filarmonisë Rinore “Sofja” dhe të violinistes Milla Georgieva. Në vigjilje të Pashkëve në Aulën e Universitetit të Sofjes “Shën Klementi i Ohrit” do të interpretohet “Mateus Pasion” – një vepër e Bahut, me pjesëmarrjen e tenorit të njohur austriak Virgil Hartinger. Në programin e aktivitetit është përfshirë dhe një recital i pianistit Ljudmill Angellov, me muzikën e kompozitorëve polakë.

“Më 20 prill në Klubin ushtarak në kryeqytet do të ketë një koncert të kuartetit polak “Ljutosllavski”, i cili interpreton kryesisht vepra të kompozitorëve të kohës së re. Mirëpo, sivjet në repertorin e tyre do të ketë dhe një vepër të Betovenit – tregon znj. Daniella Hanxhieva. – Programi i edicionit të 13-të të Festivalit Muzikor Evropian është shumë interesant dhe i shumëllojshëm në pikëpamje gjinore. Pianisti Riçard Klajderman përsëri do të interpretojë në Pallatin Kombëtar të Kulturës më 5 prill. Adhuruesit e muzikës së dhomës do të shijojnë gjithashtu tri koncerte prej ciklit “Koncertmaestrit”.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Sibilla Lillova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Përsëri me ty"

Ljubo Kirov e nis veprimtarinë e tij krijuese në vitin 2025 me një këngë të re - "Përsëri me ty", kushtuar dashurisë dhe rrugës së përbashkët të dy shpirtrave të ngushtë. "Përsëri me ty" është një tjetër single nga albumi i artistit "Zemra e Re", i cili që..

botuar më 25-02-03 6.20.PD

Anabel prezanton këngën e saj debutuese "Një dozë realiteti"

Anabel prezanton këngën e saj debutuese, e cila është rezultat i viteve të përgatitjes, punës së palodhur dhe këmbënguljes. Ajo është Ana Sotirova dhe merret me muzikë që në moshën 4-vjeçare. Rrugëtimi i saj muzikor filloi në Voice Academy (shqiptuar..

botuar më 25-01-31 6.35.PD

"Në anën tënde"

Bobi Ivançevin e njohim që në vitet 1990 si pjesë e dyshes “Avenju”, e cila krijoi një sërë hitesh në muzikën bashkëkohore bullgare si "A kemi jetuar ndonjëherë më parë", "Ikja" etj. Përveç të qenit kompozitor, Bobi është gjithashtu një producent i..

botuar më 25-01-30 6.10.PD