Gjatë sezonit të kaluar arkeologjik në Bullgari u gjetën 20 pllaka të vogla e të rrumbullakëta prej qelqi. Këto u gërmuan në kryeqytetin e vjetër bullgar – Pliska (nga fundi i shek. VII deri në fund të shek. IX) në themelet e një arene guri. Në pesë nga të gjitha 20 pllakat është pikturuar një figurë e artë burri. Bëhet fjalë për një ushtar i cili është i rrethuar me hardhi. Në njërën nga pllakat burri mban dorën e një gruaje. Kjo e fundit paraqitet e veshur me hiton. Sipër figurave ka edhe një rreth tjetër prej qelqi. Deri tashti pllakat e vogla nuk kanë analogji në botë. Sipas studiuesve, personazhet e pllakave kanë të bëjë me Lindjen, më tepër me Kalifatin e omajadëve.
“Dihet së në atë kohë, d.m.th. gjatë Mesjetës, Bullgaria ka pasur marrëdhënie me këtë kalifat – sqaron arkeologu dr. Andrej Allaxhov. – Për këtë dëshmon pallati i kanit bullgar Krum (803-814) në Pliska i cili u ngjan pallateve të princave omajadë në shkretëtirë. Pllakat dëshmojnë për lidhjet kulturore në mes të shtetit bullgar dhe kalifatit. Zbulimi daton nga shek. X. Është e mundur që pllakat të kenë qenë të pikturuara në Kostandinopojë. Gjatë asaj kohe teknologjia rifilloi së përdoruri në qytetin e madh buzë Bosforit, pasi ishte e ndërprerë kur u shkatërrua Perandoria Romake. Artefaktet nuk janë të bëra në Bullgari, sepse atëherë në vend nuk është përdorur teknologjia e pikturimit të figurave të arta në hapësirën midis dy lloje qelqi. Një dëshmi indirekte për origjinën lindore të pllakave ka të bëjë me oksidet e bërjes së qelqit. Këto okside janë shumë të rralla dhe përdoren kryesisht në Lindje – në Iran, Egjipt dhe Siri.”
© Foto: Veneta Pavllova
Historitë e harruara të fshatrave bullgarë të zhytur nën ujë për shkak të ndërtimit intensiv të digave në periudhën 1950-1986 do të shfaqen në ekspozitën "Të humbur nën ujë", e cila hapet sot në hapësirën kulturore të kryeqytetit Bobbina...
Nga data 5 deri më 7 prill në Hisarja fillon festivali i parë antik “Dioklecianopolis – udhëkryq i kohës”, njoftoi administrata bashkiake. Ai synon të tregojë se si ka qenë jeta në qytetin e Hisarjas në shekujt III-IV. Nëpërmjet rikrijimit të..
Më 3 prill 1860, gjatë shërbesës solemne të Pashkëve në kishën bullgare "Shën Stefan" në Stamboll, Mitropoliti Illarion Makariopollski nuk përmendi emrin e patrikut ekumenik grek. Në vend të emrit të Patrikut Kirill VII, u shpall ai i Sulltanit..