Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Rimëkëmbja e Patrikanës Bullgare

Më 10 maji të vitit 1953 në Katedralen “Shën Aleksandër Nevski” u mbajt ceremonia e intronizimit të Patrikut Kirill (djathtas).
Foto: lostbulgaria.com
Më 10 maji të vitit 1953 u rivendos Patrikana Bullgare, ekzistenca e së cilës u ndërpre në fund të shekullit XIV me rrëzimin e Bullgarisë nën sundimin turk. Rimëkëmbja e institucionit patriarkal është një ngjarje me rëndësi të madhe në historinë shumëshekullore kishtare dhe politike të shtetit bullgar. Që gjatë Rilindjes klerikët bullgarë filluan një luftë për mbrojtjen e kësaj kauze. Hapi i parë në këtë drejtim ishte themelimi i Ekzarkisë Bullgare me seli në Stamboll.

Pas grusht shtetit më 9 shtator të vitit 1944 dhe vendosjes së pushtetit të komunistëve, Kisha Ortodokse Bullgare iu nënshtrua shtetit. Nga të gjitha shkollat teologjike – dy seminare në Sofje dhe në Plovdiv, një shkollë teologjike dhe një Institut i Teologjisë, në vitin 1951 mbeti të ekzistojë vetëm Seminari i Sofjes. Fakulteti i Teologjisë, i cili deri atëherë ishte pranë Universitetit të Sofjes, u shndërrua në Akademinë e Teologjisë. Nënshtrimi i Kishës Ortodokse Bullgare arriti kulmin e vet me largimin e ekzarkut Stefan, i cili më 24 nëntor të vitit 1948 u internua në fshatin Banja, rrethin e qytetit Karllovo. Ai u privua nga lëvizja e lirë dhe nga e drejta të shërbejë liturgjitë kishtare.

Në Byronë Politike të Partisë Komuniste Bullgare u diskutua domosdoshmëria e hartimit të një “statusi të ri të vogël demokratik” të Kishës Ortodokse Bullgare. Pas debateve të vazhdueshme më 3 janar të vitit 1951 Sinodi i Shenjtë ishte i detyruar të pranojë statusin e ri dhe të zgjidhë Mitropolitin e Plovdivit Kirill – kryetar të Sinodit të Shenjtë. Me imponimin e statusit të ri Kisha Ortodokse Bullgare u emërua Patrikana. Mirëpo, nga pikëpamja kanonike ato ndryshime nuk ishin të rregulluar. Përveç thirrje së Tubimit Kishtar, i cili me një vendim të vet të shpallë sistemin patriarkal, ishte e domosdoshme, që ky akt të miratohet edhe nga Patrikana Ekumenike të Stambollit dhe nga kishat e tjera autoqefale ortodokse.

Më 8 maji të vitit 1953 u organizua Tubimi Kishtar. Ditën tjetër më 9 maji kleri – që merrte pjesë në këtë tubim, miratoi Statusin e Kishës Ortodokse Bullgare. Më 10 maji të vitit 1953 Kisha Ortodokse Bullgare u shpall zyrtarisht Patrikana. Patrik u zgjodh Mitropoliti i Plovdivit Kirill. Ai ishte pasardhës i tërthortë i Patrikut të fundit bullgar Shën Evtimij. Inaugurimi i Patrikut u bë menjëherë pas zgjedhjes së tij në Katedralen e Patrikanës “Shën Aleksandër Nevski”. Në ceremoninë asistuan përfaqësues të qeverisë, të shoqërisë kulturore, delegacione të huaja, besimtarë.

Për këtë akt, burri i shtetit dhe aktivist shoqëror Stojço Moshanov shkruan në ditarin e tij: “U bë e qartë, se rimëkëmbja e Patrikanës Bullgare gjatë vitit 1953 u diktua nga qëllime të politikës së jashtme.” Në fakt në Tubimin e Tretë Kishtar nuk asistuan përfaqësues të Patrikanës Ekumenike të Stambollit. Patriku i atëhershëm i Stambollit Atinagaros refuzoi ftesën e Sinodit të Shenjtë Bullgar të asistojë në këtë tubim. Ai e arsyetoi këtë duke thënë, se një akt i tillë përbën një shkelje e rendit ekzistues kanonik kishtar. Rimëkëmbja e Patrikanës Bullgare pa bekimin e Patrikut Ekumenik ishte një nga shfaqjet e “luftës së ftohtë” gjatë kësaj periudhe në jetën kishtare.

Patrikana e rimëkëmbur Bullgare u njoh nga të gjitha kishat ortodokse. Ajo vendosi lidhje të gjalla me ta nëpërmjet mesazheve dhe vizitave reciproke. Prestigji i Kishës Ortodokse Bullgare u rrit si ndër kishat dhe organizatat ortodokse të krishtere, ashtu edhe ndër shoqërinë botërore. Në sajë të ndërmjetësisë së Patrikanës së Antiokisë, të Patrikanës së Rusisë dhe të kishave të tjera motre, më 27 korrik të vitit 1961 Patrikana e Stambollit njohu zyrtarisht Patrikanën e rivendosur Bullgare. Gjatë pranverës së vitit 1962 një delegacion kishtar bullgar në krye me Patrikun Kirill bëri një vizitë historike në Patrikanën Ekumenike në Stamboll, në Patrikanat Lindore të Jerusalemit, Antiokisë dhe të Aleksandrisë, dhe në Kishën Ortodokse Greke, duke përfshirë edhe Malin e Shenjtë. Patrikane e rimëkëmbur Bullgare atëherë u njoh zyrtarisht nga kryepeshkopët e Patrikanës së Jerusalemit dhe të Kishës Greke.

Pas vdekjes së Patrikut Kirill në vitin 1971 në krye të Kishës Ortodokse Bullgare në vazhdim të 41 viteve qëndroi Patriku Maksim. Ai u nda nga jeta më 6 nëntor të vitit 2012. Disa muaji më vonë, më 24 shkurt të vitit 2013, në një Tubim Kishtar Mitropoliti i Ruses Neofit u zgjodh Patriku i ri i Bullgarisë.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
По публикацията работи: Valentina Dineva-Sharlanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Muzeu Kombetar i Shkencave Natyrore - Akademia Bullgare e Shkencave

Më shumë se 30 fosile kafshësh nga koha e dinozaurëve u mblodhën nga shkencëtarët pranë Trën

Si dukej bota e kafshëve në zonën e qytetit të sotëm të Trënit (Bullgaria Perëndimore) më shumë se 80 milionë vjet më parë - kësaj pyetjeje po përpiqen t'i përgjigjen paleontologët nga Muzeu Kombëtar i Shkencave Natyrore në Akademinë Bullgare të..

botuar më 24-10-06 11.05.PD
Mbreti Boris III

Një ekspozitë në Sofje me rastin e 130 vjetorit të lindjes së mbretit Boris III

Muzeu Historik Kombëtar feston 130-vjetorin e lindjes së mbretit Boris III me ekspozitën “Mbreti Boris III. Një personalitet dhe burrë shteti”. Ajo do të hapet sot, 3 tetor, në hollin qendror të muzeut. Ekspozita do të prezantojë, sipas rendit..

botuar më 24-10-03 6.05.PD
Më 20 shtator, ekipi i Prof. Ludmil Vagalinski zbuloi një statujë të dytë  në Heraklea Sintika, tre ditë më vonë ata zbuluan edhe kokën e skulpturës.

Një mozaik dyshemeje dhe koka e një statuje romake u zbuluan në Heraklea Sintika

Koka e një statuje është zbuluar gjatë gërmimeve në kanalin e madh të qytetit antik të Heraklea Sintika. Ajo është e statujës që u zbulua disa ditë më parë dhe tani është në muzeun e Petriçit që të studiohet nga restauruesit. “Kjo verë ishte..

botuar më 24-09-24 10.01.PD