Llojet e blirit, të cilët janë paraardhës madje të dinozaurëve, hasen në ujërat e Hemisferës Veriore tashmë 200 mijë vjet, por siç duket edhe ata janë në prag të zhdukjes. Blinjtë shumëzohen gjithnjë e më pak dhe kjo krizë vëzhgohet tashmë dy shekuj. Llojet e blirit, burimi i havjarit të zi, ende hasen në lumenjtë e mëdhenj të Amerikës së Veriut, Evropës dhe Azisë. Bliri është më i përhapur në Detin Kaspik, 90 për qind e llojit të blirit ndodhet pikërisht atje. Në vend të dytë është Deti i Zi, por edhe në dy detet peshkimi i këtyre peshqve të mëdhenj, të cilët peshojnë 100-200 kilogramë dhe nganjëherë arrijnë një gjatësi prej 6 metrash, tashmë është ndaluar. Lumi Danub, i cili derdhet në Detin e Zi, deri përpara pak kohe ishte një prej lumenjve me më shumë lloje bliri në mbarë botën – gjithsej gjashtë.
“Ende mbajmë mend kohën, kur në disa periudha të veçanta të vitit në rrjedhën e poshtme të lumit, ujërat bëheshin të zeza nga kurrizet e këtyre peshqve” – deklaron për Radio Bullgarinë Stojan Mihov, udhëheqësi i projektit të WWF – Bullgaria për rimëkëmbjen e blirit të egër. Në fakt në rrjedhën e poshtme të Danubit, i cili shërben si kufi midis Bullgarisë dhe Rumanisë, bliri tashmë është duke u zhdukur. “Nga gjashtë llojet, të cilat haseshin në Danub, dy prej tyre konsiderohen si të zhdukura – shton eksperti. – Katër llojet e tjera – Acipenser gueldenstaedtii, Acipenser ruthenus, Asipiens Stellatus dhe bliri i bardhë (Huso huso) – janë në prag të zhdukjes. Numri i tyre ulet me 80-90 për qind në kuadrin e disa viteve!”
Në mbarë Bashkimin Evropian popullatat prej llojeve të blirit hasen në segmentin e përmendur të lumit Danub. Peshqit e rrallë hedhin atje havjarin e vet, para se të fillojnë udhëtimin e tyre të gjatë nëpër dete. Për ruajtjen e këtij vendi unikal të natyrshëm të riprodhimit të blirit Rumania ndaloi peshkimin e blirit në ujërat e saj në vitin 2006, këtë e bëri edhe Bullgaria në vitin 2011. Në këtë mënyrë peshqit e rrallë do të mund të riprodhohen më shpejtë. Mirëpo shkaku për zhdukjen e tyre nuk është vetëm peshkimi, por edhe pendët e mëdha nëpër lumenj.
“Një prej shkaqeve për zhdukjen e llojeve të blirit në lumin Danub është ndërtimi i nyjës hidraulike “Dera e Hekurt” në segmentin e lumit midis Rumanisë dhe Serbisë – thotë Stojan Mihov. – Pajisja kufizon një pjesë të madhe prej viseve, ku blinjtë janë riprodhuar që në kohërat e lashta. Në të kaluarën këta peshq kanë hyrë brenda lumit, që deri në Vjenë dhe deri në Danubin e sipërm. Shkaku tjetër janë digat, të ndërtuara në lumë kundër përmbytjeve në fillim të shekullit të kaluar.”
Kështu llojet e blirit janë duke u zhdukur. Është ndaluar tregtia me havjarin e llojeve të egra. A do të heq dorë bota nga havjari i zi? Jo! Kjo është e sigurt. Tashmë është gjetur alternativa – bliri i kultivuar. Në këtë drejtim Bullgaria i ka traditat e veta dhe perspektivat e mira.
© Foto: wwf.bg
Në epokën e rritjes së dixhitalizimit dhe depërtimit të inteligjencës artificiale në të gjitha sferat e jetës sonë, profesionet e njerëzve shumë të kualifikuar dhe më të paguar janë më të rrezikuar nga zhdukja. Më pak të prekura janë punët që kërkojnë..
Mbrojtja dhe garantimi i të drejtave dhe interesave të qytetarëve bullgarë, personave me identitet bullgar dhe komuniteteve bullgare jashtë vendit janë ndër prioritetet e përcaktuara në Programin e Qeverisë për Qeverisjen e Bullgarisë për..
Jordan Minkov mbërriti në Bruksel me familjen e tij në vitin 2007, kur vendi ynë u bë anëtar i plotë i Bashkimit Evropian, pasi gruaja e tij mori një kontratë të përhershme me institucionet evropiane dhe kjo ndryshoi jetën e gjithë familjes. "Në..
Artisti i ri i talentuar Nedisllav Peev, i diagnostikuar me 90% autizëm, tani ka hapur galerinë e tij në Dobriç. Falë përpjekjeve të vazhdueshme..
Pesë qendra për shërbime arsimore, sociale dhe shëndetësore do të hapen në vendbanime të vogla në kuadër të programit "Promovimi i barazisë: Shëndeti..