Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bliri i egër është duke u zhdukur, rroftë ai i kultivuar!

Foto: evropea.com

Llojet e blirit, të cilët janë paraardhës madje të dinozaurëve, hasen në ujërat e Hemisferës Veriore tashmë 200 mijë vjet, por siç duket edhe ata janë në prag të zhdukjes. Blinjtë shumëzohen gjithnjë e më pak dhe kjo krizë vëzhgohet tashmë dy shekuj. Llojet e blirit, burimi i havjarit të zi, ende hasen në lumenjtë e mëdhenj të Amerikës së Veriut, Evropës dhe Azisë. Bliri është më i përhapur në Detin Kaspik, 90 për qind e llojit të blirit ndodhet pikërisht atje. Në vend të dytë është Deti i Zi, por edhe në dy detet peshkimi i këtyre peshqve të mëdhenj, të cilët peshojnë 100-200 kilogramë dhe nganjëherë arrijnë një gjatësi prej 6 metrash, tashmë është ndaluar. Lumi Danub, i cili derdhet në Detin e Zi, deri përpara pak kohe ishte një prej lumenjve me më shumë lloje bliri në mbarë botën – gjithsej gjashtë.

“Ende mbajmë mend kohën, kur në disa periudha të veçanta të vitit në rrjedhën e poshtme të lumit, ujërat bëheshin të zeza nga kurrizet e këtyre peshqve” – deklaron për Radio Bullgarinë Stojan Mihov, udhëheqësi i projektit të WWF – Bullgaria për rimëkëmbjen e blirit të egër. Në fakt në rrjedhën e poshtme të Danubit, i cili shërben si kufi midis Bullgarisë dhe Rumanisë, bliri tashmë është duke u zhdukur. “Nga gjashtë llojet, të cilat haseshin në Danub, dy prej tyre konsiderohen si të zhdukura – shton eksperti. – Katër llojet e tjera – Acipenser gueldenstaedtii, Acipenser ruthenus, Asipiens Stellatus dhe bliri i bardhë (Huso huso) – janë në prag të zhdukjes. Numri i tyre ulet me 80-90 për qind në kuadrin e disa viteve!”

Në mbarë Bashkimin Evropian popullatat prej llojeve të blirit hasen në segmentin e përmendur të lumit Danub. Peshqit e rrallë hedhin atje havjarin e vet, para se të fillojnë udhëtimin e tyre të gjatë nëpër dete. Për ruajtjen e këtij vendi unikal të natyrshëm të riprodhimit të blirit Rumania ndaloi peshkimin e blirit në ujërat e saj në vitin 2006, këtë e bëri edhe Bullgaria në vitin 2011. Në këtë mënyrë peshqit e rrallë do të mund të riprodhohen më shpejtë. Mirëpo shkaku për zhdukjen e tyre nuk është vetëm peshkimi, por edhe pendët e mëdha nëpër lumenj.

“Një prej shkaqeve për zhdukjen e llojeve të blirit në lumin Danub është ndërtimi i nyjës hidraulike “Dera e Hekurt” në segmentin e lumit midis Rumanisë dhe Serbisë – thotë Stojan Mihov. – Pajisja kufizon një pjesë të madhe prej viseve, ku blinjtë janë riprodhuar që në kohërat e lashta. Në të kaluarën këta peshq kanë hyrë brenda lumit, që deri në Vjenë dhe deri në Danubin e sipërm. Shkaku tjetër janë digat, të ndërtuara në lumë kundër përmbytjeve në fillim të shekullit të kaluar.”

Kështu llojet e blirit janë duke u zhdukur. Është ndaluar tregtia me havjarin e llojeve të egra. A do të heq dorë bota nga havjari i zi? Jo! Kjo është e sigurt. Tashmë është gjetur alternativa – bliri i kultivuar. Në këtë drejtim Bullgaria i ka traditat e veta dhe perspektivat e mira.

© Foto: wwf.bg


Sipas të dhënave të vitit 2011 vendi ynë është prodhuesi më i madh i havjarit të zi në Ballkan dhe është në një prej vendeve të para në Evropë, ku prodhuesit më të mëdhenj janë Franca dhe Italia. Mirëpo konkurrenca bëhet gjithnjë e më e madhe pas përfshirjes në lojë të disa prodhuesve të mëdhenj si Kina dhe Irani. Pritet gjithashtu rikthimi i Rusisë në pozitat e liderit, ku rritja e blirit zhvillohet me tempe shumë të shpejta. Në Bullgari fermat ku rriten lloje bliri, janë rreth 30. E para prej tyre u krijua që në vitin 1997.

“Peshqit e lashtë rriten jo vetëm për shkak të havjarit, por edhe për shkak të mishit të tyre të shijshëm – saktëson Cvetana Belimaçkova, eksperte kryesore në degën “Administrimi dhe monitorimi i peshkimit” në Agjencinë Ekzekutive të Peshkimit dhe Akuakulturave. – Mund t’ju njoftoj të dhënat e fundit të vitit 2012. Janë prodhuar rreth 300 tonë bli për konsumim, kurse havjari i zi gjatë vitit të kaluar është afro 6 tonë. Gjatë vitit 2007 prodhimi i përgjithshëm i peshkut për konsumim dhe për riprodhim ka qenë pothuaj 200 tonë, kurse gjatë 2011-ës kemi tashmë 340 tonë. Domethënë për një periudhë prej 5 vitesh vëllimi është rritur me 140 tonë, pothuaj dy herë.”

E njëjta gjë i përket havjarit të prodhuar. Në vitin 2008 ai ka qenë rreth 2 tonë, kurse gjatë vitit 2012 ai është tri herë më shumë. Tregjet kryesore të havjarit bullgar janë Evropa Perëndimore (Gjermania, Franca, Italia) dhe SHBA-ja, të cilat blejnë 90 për qind të prodhimit. Mundësia e krijimit të fermave për rritje peshku, përfshi këtu dhe llojet e blirit, me mjete financiare nga fondet strukturore evropiane, i jep një shans të mirë Bullgarisë për të zhvilluar edhe më shumë këtë prodhim perspektiv, në të cilin tashmë ka grumbulluar mjaftë përvojë të mirë.

Rritja e blirit të peshkut sipas ekspertëve është një strategji e trefishtë fitimprurëse. Nga njëra anë në këtë mënyrë i jepet mundësi blirit të egër për t’u riprodhuar. Nga ana tjetër akuakultura na siguron të ardhura të sigurta, një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe social. Nga ana e tretë havjari i zi, i cili konsiderohet ushqim elitar, mund të bëhet i arsyeshëm për xhepin e gjithnjë e më shumë konsumatorëve.”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Maria Dimitrova-Pisho


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ka pasur shumë interes për kontrollet mjekësore të organizuara nga Bullgaria në Kukës të Shqipërisë

Ekzaminimet multidisiplinare falas të kryera nga ekipet mjekësore bullgare dhe shqiptare në Kukës tërhoqën mbi 300 persona në dy ditët e fundit të qershorit. Ekzaminimet u transmetuan nga mediat kryesore shqiptare, duke përfshirë Radio Televizionin..

botuar më 24-07-01 10.48.PD
Mitropoliti i Vidinit Daniill

Daniill është emri i patrikut të ri bullgar

Mitropoliti i Vidinit Daniill është patriku i ri bullgar. Ai u zgjodh me 69 vota kundër 66 për Mitropolitin e Vracës Grigorij. Kishte edhe tre fletë votime të pavlefshme. Mitropoliti Daniill - me emrin laik Atanas Trendafillov Nikollov, lindi në..

rinovuar më 24-06-30 1.45.MD

Kisha Ortodokse Bullgare do të zgjedhë patriark të ri

Më 30 qershor është mbledhur Këshilli Zgjedhor Patriarkal i Kishës, ku duhet të zgjidhet përfaqësuesi i Kishës Ortodokse Bullgare dhe Mitropoliti i Dioqezës Shpirtërore të Sofjes. Froni mbeti bosh më 13 mars, kur patriarku i ndjerë bullgar dhe mitropolit..

botuar më 24-06-30 6.05.PD