Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Mirë se vini në Arbanasi

Foto: imagesfrombulgaria.com

Sigurisht se, shpërnguljet e shqiptarëve në Ballkan kanë lënë gjurmë edhe në Bullgari. Që nga Mesjeta fise bullgare dhe shqiptare bashkëjetojnë në Gadishullin Ballkanik. Nuk janë pak vendbanimet në territorin e Bullgarisë ku janë vendosur shqiptarët. Sot popullsi shqipfolëse në vend mund të gjendet vetëm në jug të Bullgarisë ku shtrihet fshati Mandrica. Pra, një fshat tjetër historia e të cilit ka të bëjë me shqiptarët e kemi në veri. Quhet Arbanasi dhe megjithëse nuk ka shqipfolës aty, gjurmët shqiptare i shohim në emrin dhe arkitekturën e tij.

Në të kaluarën në atmosferën kulturore në Bullgari shqiptarët janë quajtur me etnonimin arbanas, kurse trojet shqiptare – “Toka e arbanasve”. Vetë etnonimi vjen nga fjala greke Αρβανοί që është trajtë dyfishe e Αλβανοί. Më vonë është shfaqur dhe termi arnaut që ka të bëjë me fjalën turke arnavut. Pra, fshati Arbanasi që gjendet në afërsi të kryeqytetit të vjetër bullgar Tërnovo ka qenë vendbanim i shqiptarëve këtu.

Në librin e tij “Shqiptarët në Ballkanin Lindor” historiku bullgar Bojan Gjuzelev thotë se çështja e Arbanasit është tepër interesante. Pohohet se, ky është vendi i parë në territorin e Bullgarisë ku kanë ardhur shqiptarët ortodoks. Mirëpo, mungojnë mjaft burime të cilat të hedhin dritë mbi historinë e rajonit, kur dhe si është populluar. Dëshmitë më të vjetra i kemi nga shek. XVI-të. Përcaktimi i saktë i shpërnguljeve të shqiptarëve në Bullgari vështirësohet nga fakti se në asnjë dokument zyrtar të Perandorisë Otomane ata nuk figurojnë si komb shqiptar. Në atë kohë shqiptarët ortodoksë nuk kanë pasur kishë autoqefale dhe kanë qenë pjesë e Patriarkanës së Kostandinopojës. Ja pse janë regjistruar a si grekë, a si bullgarë.

Pohohet se, vala e parë e shqiptarëve që valë u regjistrua në fund të shek. XV-të në Arbanasi rezulton nga ekspedita e sulltanit Bajazit I në trojet shqiptare. Në një kronikë të manastirit "Shën Joakim Osogovski" të Maqedonisë thuhet se, në vitin 1492 sulltani është nisur nga Sofja dhe i ka marrë robëri arbanasët, të quajtur kurveleshë. Këta të fundit kanë të bëjnë me krahinën gjeografike kulturore dhe etnografike Kurvelesh. Ka të dhëna historike se, banorët e Kurvaleshit në të vërtetë janë të poshtuar nga otomanët më 1492. Kjo na bën të mendojmë se, mbase banorët e parë të Arbanasit kanë qenë robër.

© Foto: imagesfrombulgaria.com

Ka edhe një teori tjetër sipas të cilës Arbanasi është populluar nga bujarët bullgarë të cilët kanë ardhur nga trojet shqiptare në gjysmën e parë të shek. XIII-të. Atëherë në krye të pushtetit bullgar ka qenë Joan Asen II (1218-1241). Ekspedita e tij më 9 mars 1230 në afërsi të lumit Klokotnica /Bullgari Jugore/ kundër perandorit bizantin Aleks Komneni e ka zgjeruar territorin e Bullgarisë në jug, përfshi në trojet shqiptare.

Në një regjistër të shek. XVI-të hasen emrat Leka, Anrie, Gjon, Dede etj. Emra shqiptarë hasen dhe në mbishkrimet e dhuruesve në kishat e Arbanasit. Gradualisht ky vendbanim që fillimisht ka qenë qytet është shndërruar në një qendër e Patriarkanës së Kostandinopojës në Veriun e Bullgarisë. Banorët e tij janë marrë me bagëti, zejtari, ka pasur bakaj, një mësues dhe një lëkurëpunues.

Nga shek. XVII-të ky rajon është prapambetur dhe kështu ka qenë gjithë shekullin e vijueshëm. Arbanasi është shkatërruar ekonomikisht më 1798 dhe një pjesë e madhe e popullsisë së tij shqiptare është larguar përfundimisht. Gjithsesi në Arbanasi janë mbetur shumë shtëpi me një stil jo tipik arkitektural për Bullgarinë që stil shumë kujton shtëpitë e Shqipërisë Jugore. Pohohet se, zejtarët nga kjo pjesë e Shqipërisë janë shpërngulur në pika të largëta të perandorisë. Ndërtuesit mjeshtër kanë ndikuar shumë në përhapjen e stileve arkitekturale, sidomos për sa i përket tipit “shtëpi ballkanase”. Është interesante se, nga Jugu i Shqipërisë vjen e folmja profesionale e ndërtuesve të Ballkanit që e folmja është plot fjalë shqipe.

© Foto: wikimapia.org

Shtëpia e Konstancalisë

Një nga vendet më të vizituara në Arbanasi është shtëpia e Konstancalisë. Në të mund të shihet trashëgimi i tregtarëve të dikurshëm arbanas. Pronari i shtëpisë Atanas Konstancaliata edhe të mos ka qenë ndër më të pasurit, vizituesit marrin vesh për jetën e dikurshme në vendbanim. Ka një dhomë e cila quhet “dhoma e lehonës”. Në të nëna e sapolindur ka qëndruar 40 ditë larg fëmijës. Askush nuk ka pasur të drejtë për të hyrë në këtë dhomë, përveç mamisë e cila është kujdesur për të. Pasi të kenë kaluar 40 ditët nga lindja e fëmijës, nëna ka shkuar në kishë për të marrë uratën dhe më pas e ka parë fëmijën. Në kuzhinën e shtëpisë mund të shihet se si arbanasët kanë gatuar bukë. E gjithë teknologjia e vjetër është treguar. Ka gjithashtu dhe dhoma veriore e dimërore për mysafirët. Autentike është edhe dhoma e ngrënies. Shihen dhe çengelet ku është varur mishi që mish është prodhur në shtëpi. Thuhet se, mishi gjithmonë ka qenë i freskët dhe nuk është prishur për shkak të ajrit të freskët në Arbanasi. Në mes të katit të parë dhe katit të dytë ka izolim dërrasash e kashte. Kështu është stopuar era e dimrit, kurse verën ka pasur freski.

Në Arbanasi janë ruajtur 7 kisha. Ajo “Fjetja e Hyjëlindëses” daton nga fundi i shek. XVI-të dhe nga fillimi i shek. XVII-të. Afresket janë unike. Muret janë të pikturuara tërësisht pa pasur asnjë centimetër vend bosh. Interesante është se, afresket kanë të bëjnë me skena biblike të cilat hasen rrallëherë në ikonografinë tonë të kësaj periudhe. Kisha ka qenë rezidencë e mitropolitëve të Veliko Tërnovos në shek. XVII-të.

Festa e Arbanasit është më 15 gusht kur Kisha Ortodokse kremton Fjetjen e Hyjëlindëses. Po ashtu Arbanasi është shpallur rezervat i arkitekturës dhe i muzeve. Gjendet në listën e 100 Objekteve Turistike Kombëtare dhe është në Listën e UNESCO-s. 

© Foto: BGNES


Çdo vizitues i fshatit është i mirëseardhur. Po të doni të bëni një vizitë më të gjatë dhe të çlodheni në gjir të natyrës, atëherë do të vendoseni në hotelet familjare në Arbanasi. Keni mundësinë t’i bëni shëtitjet jo në këmbë por hipur në kalë. Ka pesë itinerare të caktuara të kalërimit. Pse jo dhe shëtitje me pajton. Nëse jeni turistë gjatë dimrit, në Arbanasi ofrohet shëtitje me sajë. Nuk është e rastit se fshati vizitohet nga australianë, zelandezë dhe amerikanë.

Rastësisht në qendrën e Arbanasit është gjetur dhe Ndriçim Uka, i cili është student në Sofje. Ai rrëfen se historia e fshatit ka të bëjë me shqiptarët. “Shkuam andej dhe në qendër kishte një koncert folkloristik. Më pëlqeu shumë. Ishte si një konkurs me valle dhe këngë që merrnin pjesë grupe të moshës së ndryshme – kujton Ndriçim. – Për një orë të tërë shikoja me shumë vëmendje koncertin. Pastaj vajtëm në një restorant me një pikë piktoreske panoramike drejt qytetit Veliko Tërnovo. Ia vlen të vizitohet Arbanasi, si dhe shumë pika të tjera në Bullgari.”

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
По публикацията работи: Lina Ivanova; Anna Kapitanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Muzeu Regjional Historik në qytetin Tërgovishte bën përshtypje me arkitekturën rilindëse dhe me figurat e lashta pagane

Muzeu Historik i qytetit Tërgovishte ndodhet në një godinë të vjetër në lagjen e lashtë Varosha. Në të ruhen më se 30 mijë eksponate muzeore, më të vjetrit prej të cilëve janë nga koha e neolitit. Ato sende janë të zbuluara nga arkeologët pikërisht në..

botuar më 16-12-25 5.35.MD

Monumenti “Themeluesit e shtetit bullgar” afër Shumenit peshon me simbolet prej betoni nga e kaluara

“Në ritmin e kohës” – kishte shkruar një mjeshtër i grafiteve mbi monumentin e Ushtrisë Sovjetike në Sofje, ku secila prej figurave ushtarake ishte bojatisur me ngjyrat e heronjve me popullaritet nga stripat bashkëkohorë. Në ritmin e kohës përpiqet të..

botuar më 16-09-22 8.05.PD

Karllovo ngriti shtëpinë e Apostullit të Lirisë Vasill Levski nga rrënojat dhe e ruan si një shenjtërore

Shtëpia e lindjes së Apostullit të Lirisë Vasill Levski – ideolog dhe organizator i revolucionit kombëtar bullgar në shekullin e XIX, është ndër muzetë memorialë më të vizituar që nga e kaluara e edhe më sot. Shtëpia e Apostullit të Lirisë Bullgare në..

botuar më 16-06-19 12.55.MD