Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Manastiri Obradosvski “Shën Martiri Minai”

Në çdo kohë para ikonës çudibërëse të Shën Minait, ka një radhë të gjatë besimtarësh.
Foto: svetimesta.com

Manastiri Obradovski “Shën Martiri Minai” është një nga shenjtroret, me popullaritet më të madh që ngrihet në rajonin e Sofjes. Ai ndodhet në ish fshatin Obradovci, sot lagjen Benkovski të kryeqytetit. Godina e tij ngre shtat në mes të luadheve të shtrira pranë lumit Vladajska. Tërë vitin këtu vijnë njerëz t’i drejtojnë Zotit lutje për shëndet dhe mirëqenie.

Sipas legjendës gjatë shekullit XI në këtë vend ngrihej një kompleks i madh me 40 kisha të vogla, shumë godina dhe një shkollë teologjike. Pranë shenjtërores kishte edhe një manastir murgeshash, i cili ishte pjesë e kompleksit të Republikës së Murgjve të Atonit. Aty pelegrinët, që shkonin në Malin e Shenjtë ndaleshin të pushojnë. Pas shekujsh këtë vend e vegoi gjatë ëndrrës profetja Bona Velinova, e cila posedonte dhuntinë që gjatë fjetjes të shikojë vendet, në të cilët para vitesh kishte kisha dhe manastire. Në gjym Bonës iu shfaq Zoti, i cili i tregoi vendin, në të cilin në të kaluarën kishte një shenjtërore të lashtë. Shenja e dytë, që dha Zoti, ishte kur në po këtë vend u shpërthye një zjarr. Kur njerëzit vendas erdhën në mesë të barit të djegur panë vijat e dukshme të themeleve të një manastiri. Të tjerë tregojnë se gjatë vitit 1927 Ditën e Lartësimit të Kryqit të Nderuar, që bie më 14 shtator, fshatarët nga Obradovci panë rrënojat e mureve të lashta në kullotën, ku sot ngre shtat manastiri. Sipas këshillit të gjyshes Bona filluan të gërmojnë në këtë vend dhe kështu zbuluan themelet e një kishte të lashtë, një pjesë të kryqit dhe një temjanicë. Në afërsi të altarit gjetën një pus të veshur me gur, nga i cili buronte uji të bekuar mjekues.
Po atë viti – 1927, Ditën e Shën Minait, më 11 nëntor, qindra besimtarë erdhën në këtë rajon dhe vendosën të grumbullojnë mjete për ndërtimin e një manastiri. Mbi rrënojat e shenjtërores mesjetare të krishtere ndërtuan një kishë të vogël prej druri, e cila ekzistonte deri në vitin 1942. Ndërtesa e vogël e ngritur pranë kishës për besimtarët, mbeti deri në vitin 1969.

© Foto: svetimesta.com

Në vitin 1942 administrata kishtare e fshatit Obradovci mori vendin për ndërtimin e një kishte të re. U hodhën themelet e kishës, e cila mund të shihet edhe më sot. Ndërtesa u bekua më 21 tetor të vitit 1945. 12 vjet më vonë u bekua një kish e re e vogël kushtuar Shenjtorëve Kozma dhe Damjan, për arsye, se edhe në të kaluarën kishte një shenjtërore kushtuar këtyre vëllezërve çudibërës. Në altarin e tij ka një ajazmë me uji mjekues. Murgjit këshillojnë, që secili që viziton manastirin të lajë sytë, të pijë një gllënjkë, dhe të marrë me veten për në shtëpi, ku të spërkatë të gjitha dhomat për shëndet dhe mirëqenie. Një shenjtërore tjetër u ndërtua për nder të apostujve të shenjtë Petër dhe Pavell në vitin 1970. Dëshira e klerit dhe e besimtarëve është, që të rivendoset tërë kompleksi i manastirit me 40 kishat e vogla, që ekzistonin në të kaluarën.
Popullariteti i madh i shenjtërores i detyrohet ikonës çudibërëse të Shën Minait, e cila është në hyrjen e kishës. Besohet, se ajo posedon veti të madha mjekuese. Dhe në se njeriu ka besim të fortë mund të shërohet nga ndonjë sëmundje e rëndë ose të shpëtohet nga ndonjë fatkeqësi.

© Foto: pravoslavieto.com

Pas ndërtimit të manastirit këtu filluan të vijnë shumë njerëz të kërkojnë ndihmën e Shën Martirit Minai, t’i drejtojnë atij lutje për shëndet, për shërim dhe për shpëtim. Edhe më sot konsiderohet, se vendi posedon një forcë magjike kuruese si për shpirtin, ashtu edhe për kufomën. Në manastir ka një libër, në të cilin përshkruhen çuditë, që kanë ndodhur si rezultat i lutjeve të etshme drejt Shenjtorit. Këtu vijnë edhe shumë të rinj, që kërkojnë mbështetjen e Zotit dhe bekimin hyjnor. Për shëndet besimtarët mbajnë ushqime të ndryshme, që vihen nën ikonën e shenjtorit dhe pas kësaj shpërndahen.

Festat e mëdha të krishtere oborri mbushet me besimtarë dhe miq. Për ata, që vijnë nga larg ka një godinë, në të cilën mund të kalojnë natën. Ka dhe kuzhinë dhe dhomë të ngrënies. Oborri i kompleksit të manastirit mirëmbahet shumë mirë. Në mes të barit të gjelbër rriten lule lara-lara, ka një çezmë, ka stola të shumta, pemë.

© Foto: bulgarica.com

Ikona çudibërëse e Shën Minait

Festa e Manastirit Obradovski bie më 11 nëntor, kur Kisha Ortodokse respekton kujtesën e Shën Martirit Minai. Në prag të festës këtu vijnë të kalojnë natën shumë të sëmurë me shpresën e vetme se do të shërohen. Porta e manastirit mbetet e hapur deri te mëngjesi, kështu që secili që ka dëshirë mund të vijë të kalojë këtu natën e 10 nëntorit duke u gdhirë 11. Mëngjesin prifti kryen Meshën e Shenjtë. Që të respektojnë shenjtorin këtu vijnë shumë besimtarë jo vetëm ditët festive. Kremte ka edhe ditët, kur respektohen edhe shenjtorët, emrat e të cilëve mbajnë kishat e ndryshme që ngrihen në oborrin e manastirit. Më 1 nëntor – Ditën e Shenjtorëve Kozma dhe Damjan, gjithashtu ka kremte të mëdha. Respektohen edhe ditët e Shën Joan Rillski Çudibërësit, e Nikollaj Mirilijski Çudibërësit. Në çdo kohë para ikonës çudibërëse të Shën Minait, ka një radhë të gjatë besimtarësh. Ata vijnë këtu që me qiri në dorë të drejtojnë lutje për shëndet dhe mirëqenie. Nën ikonën, e cila pushton me përmasat e saj të mëdha, ata vënë dhurata të ndryshme.

Vitet e fundit Manastiri “Shën Minai” është një qendër tërheqëse për njerëz të moshave të ndryshme. Këtu vijnë njerëzit jo vetëm për shkak të afërsisë së manastirit me qytetin e madh, por edhe për jetën fetare, që nuk pushon. Dyert e manastirit janë të hapura tërë vitin për të gjithë, që kanë dëshirë të vijnë dhe t’i drejtojnë lutje Zotit.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
По публикацията работи: Valentina Dineva-Sharlanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Vasill Drumev – Mitropoliti Kliment Tërnovski

Mitropoliti Kliment - në shërbim të Zotit dhe Atdheut

Në analet laike të Bullgarisë së pasçlirimit, Mitropoliti Kliment Tërnovski njihet si Vasill Drumev - një shkrimtar dhe figurë e njohur publike, që bëri një jetë jashtëzakonisht shpirtërore, të krishterë. Për gjuhëtarët, ai është ndër zelltarët më të..

botuar më 24-12-22 9.25.PD
Perperikon

Perperikon hyri në top 10 të objekteve botërore, sipas "Guardian"

Perperikon – qyteti shkëmbor i trakëve pranë qytetit Kërxhali, Bullgaria Jugore, është futur në top 10 të objekteve botërore që duhen parë, sipas renditjes së gazetës “Guardian”. Vendi është vendosur së bashku me strukturat neolitike në Spanjë dhe Francë,..

botuar më 24-12-16 8.45.PD

Shën Nikollaj Çudibërësi - mishërimi i mëshirës vetëmohuese

Më 6 dhjetor Kisha jonë Ortodokse nderon kujtimin e Shën Nikollaj Mrekullibërësit. E quajnë atë shenjtorin e mëshirës, ​​sepse e gjithë jeta e tij iu kushtua mbështetjes së të varfërve, të vuajturve, të pafajshmëve dhe të padrejtëve. Fjalët e tij..

botuar më 24-12-06 5.45.PD