Në kulmin e verës, kur temperaturat arrijnë nivele rekorde vendosim në tryezë kryesisht sallata dhe gjellë të lehta me perime. Dhe me të vërtetë, çfarë gjëje më të përshtatshme për periudhën e vapës nga një sallatë të pasur me domate, speca, tranguj, qepë dhe djathë të bardhë përsipër, me pak vaj dhe uthull. Këtë sallatë e quajmë shope – në bazë të emrit të rajonit rreth Sofjes – Shoplluka. Prej vitesh ajo u bë simbol i kuzhinës bullgare.
Specat dhe domatet, të ardhur në Evropë nga Amerika, prej kohe janë kthyer në disa nga perimet më të blera nëpër tregjet bullgare. Diçka më tepër, Bullgaria ka tradita solide në rritjen e tyre, të cilat kopshtarët bullgarë i kanë shpërndarë në vende si Hungaria, Austria, Rumania e të tjera. Në Bullgari janë krijuar dhe një sërë varietetesh prej domateve dhe të specave.
Përveç në sallatën shope, specat dhe domatet janë në themel dhe të akoma shumë sallatave të tjera dhe shumë gjellë të tjera të lehta për tu përgatitur. Ja dhe një sallatë tipike verore, të quajtur nga populli ljutika. Merren 7-8 speca të trashë, piqen dhe qërohen, spastrohen mirë nga farat. Dy domate të mëdhenj dhe një kokë qepë prihen fare imët. Të gjitha këto bashkë vihen në një kupë hudhre dhe ngjishen, në qoftë se ju pëlqen pak djegësja, mund të vini dhe spec djegës.
Një sallatë tjetër bëhet me speca jeshile të pjekura, të qëruara dhe të prera imët. Ndaj tyre vihet kos detyrimisht më i trashë dhe përzihet mirë. Vihet kripë dhe pak piper i zi i bluar.
© Foto: BTA
Dhe pasi filluam me sallatat vazhdojmë deri te gjella kryesore. Ja dhe një recetë familjare. Merren 15-20 speca jeshile, më të mëdha dhe të trasha, piqen dhe qërohen, u vihet kripë. Me dëshirë mund dhe të skuqen fare lehtë. Renditen nëpër panënët e një tave të thellë. Një kilogramë, kilogramë e gjysmë domate të pjekura fare mirë priten në kube ose bluhen, derdhen në një tenxhere, u vihet kripë. Lihen të ziejnë rreth gjysmë ore derisa të trashet. E shtinë sosin mbi speca, por kështu qe të shikohet pjesa e tyre e gjerë. Kështu gjella duket estetike: e kuqe në mes dhe jeshile në periferi. Konsumohet e ftohtë. Me dëshirë mund t’i shtoni dhe hudhër të shtypur në havan, sidomos në darkë.
Një gjellë klasike verore janë dhe specat e mbushura me përzierje me vezë dhe djathë (mundet dhe gjizë). Që të mos të dalë mbushja, ato mbyllen me kapakë prej domate. Piqen në një tavë të lyer me vaj – derisa mbushja të ngurtësohet.
© Foto: az-gotvia.bg
Me 20 dhjetor Kisha Ortodokse Bullgare nderon kujtimin e Shën Ignat Hyjmbajtësit. Sipas besimeve, dhimbjet e lindjes së Nënës së Zotit fillojnë nga kjo ditë. Edhe në këngët popullore thuhet:“Filluan dhimbjet e lindjes së nënës së Zotit”. Në kalendarin..
Tetë tradita autentike bullgare dhe aftësi të përcjella brez pas brezi nga pjesë të ndryshme të vendit u bënë pjesë e Listës Përfaqësuese Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale dhe kështu u bënë pjesë e "Thesareve të gjalla njerëzore" të..
Anabell Casaboff është një nga mijëra pasardhësit e bullgarëve në Argjentinë që nuk flasin gjuhën e gjyshërve të tyre, por Bullgaria është çdo ditë e pranishme në jetën e tyre. Ajo është një balerinë e mrekullueshme, kërcen dhe jep mësim baletin klasik, por..