Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kuzhina bullgare: Në mbretërinë e specave dhe të domateve

Sallata shope
Foto: BGNES

Në kulmin e verës, kur temperaturat arrijnë nivele rekorde vendosim në tryezë kryesisht sallata dhe gjellë të lehta me perime. Dhe me të vërtetë, çfarë gjëje më të përshtatshme për periudhën e vapës nga një sallatë të pasur me domate, speca, tranguj, qepë dhe djathë të bardhë përsipër, me pak vaj dhe uthull. Këtë sallatë e quajmë shope – në bazë të emrit të rajonit rreth Sofjes – Shoplluka. Prej vitesh ajo u bë simbol i kuzhinës bullgare.

Specat dhe domatet, të ardhur në Evropë nga Amerika, prej kohe janë kthyer në disa nga perimet më të blera nëpër tregjet bullgare. Diçka më tepër, Bullgaria ka tradita solide në rritjen e tyre, të cilat kopshtarët bullgarë i kanë shpërndarë në vende si Hungaria, Austria, Rumania e të tjera. Në Bullgari janë krijuar dhe një sërë varietetesh prej domateve dhe të specave.

Përveç në sallatën shope, specat dhe domatet janë në themel dhe të akoma shumë sallatave të tjera dhe shumë gjellë të tjera të lehta për tu përgatitur. Ja dhe një sallatë tipike verore, të quajtur nga populli ljutika. Merren 7-8 speca të trashë, piqen dhe qërohen, spastrohen mirë nga farat. Dy domate të mëdhenj dhe një kokë qepë prihen fare imët. Të gjitha këto bashkë vihen në një kupë hudhre dhe ngjishen, në qoftë se ju pëlqen pak djegësja, mund të vini dhe spec djegës.

Një sallatë tjetër bëhet me speca jeshile të pjekura, të qëruara dhe të prera imët. Ndaj tyre vihet kos detyrimisht më i trashë dhe përzihet mirë. Vihet kripë dhe pak piper i zi i bluar.

© Foto: BTA

Dhe pasi filluam me sallatat vazhdojmë deri te gjella kryesore. Ja dhe një recetë familjare. Merren 15-20 speca jeshile, më të mëdha dhe të trasha, piqen dhe qërohen, u vihet kripë. Me dëshirë mund dhe të skuqen fare lehtë. Renditen nëpër panënët e një tave të thellë. Një kilogramë, kilogramë e gjysmë domate të pjekura fare mirë priten në kube ose bluhen, derdhen në një tenxhere, u vihet kripë. Lihen të ziejnë rreth gjysmë ore derisa të trashet. E shtinë sosin mbi speca, por kështu qe të shikohet pjesa e tyre e gjerë. Kështu gjella duket estetike: e kuqe në mes dhe jeshile në periferi. Konsumohet e ftohtë. Me dëshirë mund t’i shtoni dhe hudhër të shtypur në havan, sidomos në darkë.

Një gjellë klasike verore janë dhe specat e mbushura me përzierje me vezë dhe djathë (mundet dhe gjizë). Që të mos të dalë mbushja, ato mbyllen me kapakë prej domate. Piqen në një tavë të lyer me vaj – derisa mbushja të ngurtësohet.

© Foto: az-gotvia.bg

Fërgesë (bullgarisht mish-mash)

Një gjellë tjetër e ndryshme për nga mënyra e përgatitjes është fërgesa (bullgarisht mish-mash). Rreth 1 kilogramë speca të gjalla spastrohen nga farat dhe priten imët. Vihen në një tenxhere me vaj, shtohet dhe kripë. Skuqen derisa të zbuten. Pas kësaj ndaj tyre shtohen 4-5 vezë të rrahura, të gjitha përzihen rreth 10 minuta dhe hiqen nga soba. Sipër hidhet pak majdanoz.

Një turli të shijshëm vere mund të përgatisni me speca, domate dhe perime të tjera: bizele, karota, patate, kunguj, qepë . Të gjitha këto perime i prisni copëra-copëra. Paraprakisht zieni pak fasulen dhe karotat me qenë se janë më të forta. Me ujin në të cilat kanë vluar, mbuloni të gjitha zarzavatet në një tavë të përshtatshme, shtoni vaj, kripë, piper të kuq e të zi, spec djegës. Piqni në zjarr të avashëm. Në këtë mënyrë shijet përzihen, kurse aroma është e papërmbajtshme. Ju boftë mirë!

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Veneta Pavllova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: BNR Bllagoevgrad

Ar, argjend dhe mëndafsh - një grua bullgare ringjalli teknologjitë e vjetra në përgatitjen e kostumit të Kjustendillit

Madlen Bozhillova Amin është fituesja e çmimit të vitit 2021 të UNESCO-s "Thesari i Gjallë Njerëzor" për një projekt që lidhet me bërjen e kostumit të lashtë të Kjustendillit të quajtur Saya. Kohë më parë, bullgarja u kthye nga jashtë në vendlindjen e..

botuar më 24-01-03 7.30.PD

Kësmetet e byrekut – nga burbuqet e thanës e deri më sot

Një byrek fati është gjithmonë i pranishëm në tryezën bullgare në fillim të Vitit të Ri. Pjata tradicionale për vendin tonë përbëhet nga shtresa brumi me mbushje djathë, vezë dhe gjalpë. Mund të jetë edhe me lloje të ndryshme mishi, presh, spinaq apo..

botuar më 23-12-31 3.15.MD

Projekti fotografik “Unë jam bullgare”, që bëri bujë në rrjetet sociale, me një botim të ri

"Unë jam bullgare" - një projekt fotografik i cili fitoi popullaritet të gjerë në vendin tonë dhe jashtë shtetit, mbushi 9 vjet. Fotot mahnitëse të fotografit Radosllav Përvanov   prezantojnë bukurinë e Bullgarisë dhe folklorin bullgar..

botuar më 23-12-21 7.45.PD