Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Fillon Festivali Ndërkombëtar “Mbrëmje të xhazit në Plovdiv”

Petër Momçev nga Formacioni “OPUS-4”
Foto: plovdivjazz.com

Në kuadrin e tri ditëve, prej 3 deri më 5 tetor, qyteti Plovdiv mbledh emra të njohur të xhazit nga Bullgaria dhe nga vende të tjera. Shkaku i kësaj është edicioni i IX i Festivalit “Mbrëmje të xhazit në Plovdiv”. Ndër pjesëmarrësit e sivjetshëm janë Xhef Bërlin, Randi Brekër, Zhan-Luk Ponti, Airto Morejra, Bili Kobëm etje. Drejtor artistik i Festivalit është fyelltari i njohur bullgar Theodosij Spasov. Aktiviteti është një pjesë prej “Sallonit të arteve të vjeshtës – 2013”.

Milen Kukosharov nga grupi D-TAILZ

“Sivjet “Mbrëmjet e xhazit në Plovdiv” i gëzojnë adhuruesit e tyre me një program shumë interesant e të larmishëm – tregon menaxheri i Festivalit Ivan Minçev. – Sipas traditës Festivali hapet gjithmonë me interpretimin e ndonjë muzikanti nga Plovdivi. Edhe sivjet festivali do të hapet nga grupi D-TAILZ– një projekt i pianistit tonë Milen Kukosharov. Pjesat që do të interpretojnë muzikantët janë kompozuar nga Mileni dhe interpretohen për herë të parë. Mbrëmja do të vazhdojë me interpretimet e Trios kubane “Ramon Vale Trio”, në të cilën janë përfshirë Ramon Vale – piano, Ernesto Simpsën – bateri dhe Omar Kalvo – kontrabas. Muzikantët e kësaj trioje prej kohe jetojnë në Evropë dhe kanë dhënë koncerte në të gjitha festivalet ndërkombëtare të xhazit.”

Ramon Valle Trio

Më 4 tetor Festivali “Mbrëmje të xhazit në Plovdiv” vazhdon me koncert të saksofonistit Petër Momçev dhe formacionit të tij “OPUS-4”. Në të cilin hyjnë edhe Dimitër Karamfilov – piano dhe Borisllav Petrov –bateri. “Kryesor në këtë mbrëmje është projekti ndërkombëtar “Free Flamenko Trio” krijuar nga David Pena Dorantes nga Andaluzia, që është një pianist i mrekullueshëm – shpjegon Ivan Minçev. – Në Trion është përfshirë dhe fenomeni i xhazit kontrabasisti Reno Garsia Fons. Interpretuesi i tretë është fyelltari bullgar Theodosij Spasov. Në disa prej interpretimeve përfshihet dhe Havier Benitez Rubio – perkusione.”

David Pena Dorantes nga Free Flamenko Trio

Ivan Minçevi tregon dhe si do të përfundojë edicioni i IX i Festivalit “Mbrëmje të xhazit në Plovdiv”: “Me një emër shumë serioz “Carl Palmer Band”. Palmeri është muzikant i Trios “Emerson, Lake & Palmer”. Baterist i mrekullueshëm, të cilin shpesh e shpallin “Muzikant numër 1i Evropës”. Programi, me të cilin do të prezantohen është nga Turneu i tyre aktual me emrin “Trashëgimia e“Emerson, Lake & Palmer”.

Përgatiti në shqip: Gyulka Ilieva
Fotografi: plovdivjazz.com
По публикацията работи: Sibilla Lillova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Kur të takova" - kitaristi Mirosllav Ivanov me një këngë solo

Mirosllav Ivanov është një kitarist, aranzhues dhe autor i muzikës, i cili është i pranishëm në shumicën e grupeve dhe projekteve më interesante të muzikës bashkëkohore bullgare. Ai gjithashtu ka tre albume solo me muzikë instrumentale -..

botuar më 24-06-11 8.25.PD

"Vera"

Në prag të verës, dy vëllezër - Javor dhe Viktor Georgievi - na ofrojnë këngën e tyre më të re, të titulluar pikërisht kështu - "Vera", nga projekti i tyre i ri SinFin. Vitin e kaluar 2023, Javor dhe Viktor regjistruan albumin e tyre debutues..

botuar më 24-06-10 10.55.PD

Festivali i muzikës elektronike LOST in HILLS në Plovdiv

Në qytetin e Plovdivit, më 8 dhe 9 qershor do të mbahet festivali muzikor për muzikë elektronike me emrin LOST in HILLS. Programi dyditor në kodrën piktoreske të Bunarxhikës përfshin mbi 40 artistë që do të performojnë në tre skena. Publiku do të..

botuar më 24-06-08 3.15.PD