Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Temat tabu në mediat online bullgare

Tema më pak e diskutuar në sajtet bullgare gjatë vitit të kaluar ishte financimi i mediave – nga shteti dhe nga fondacionet e huaja. Këtu përfshihet dhe financimi i mediave regjionale. Këtë e tregojnë rezultatet e projektit “Temat tabu në mediat online bullgare gjatë 2013-ës”. Projekti u përpilua nga Instituti i Politikës Moderne dhe Fondacioni Gjerman “Fridrih Nauman”. U bë e qartë se, në një periudhë shumë të shkurtër Fondacioni “Amerika për Bullgarinë” ka shpërndarë 2.5 mln euro për të financuar vetëm disa media vendase, pa u saktësuar kriteret e financimit. Në raport shkruhet se, vitin e kaluar disa media të caktuara janë financuar goxha mirë nga pushtetarët për të popullarizuar programet operative të BE-së. Financimi i sajteve regjionale gjithashtu nuk është i qartë. Disa prej tyre janë rënë në duart e oligarkëve dhe politikanëve.

Ekipi i Institutit të Politikës Moderne supozon se dukuria “non reporting” ose tema e cila nuk raportohet vlen më së shumti për mediat online: sajte lajmesh dhe versione online të shtypit, të cilat transmetojnë probleme me karakter të përgjithshëm shoqëror. U studiuan 18 tema tabu. Një juri ekspertësh përcaktoi top 10 prej tyre. Pas mediave online vjen tema për të kaluarën e fshehtë të ish-kryeministrit Bojko Borisov. Kjo temë u hodh në mjaft materiale, të rishtypura nga sajti “Bivol” dhe nga gazetat evropiane “Der Standard” dhe “Tageszeitung”, por pa u bazuar në shqyrtime të veçanta. Në raport thuhet, se askush nuk ka arritur t’i bënte pyetje të drejtpërdrejta Borisovit për sa u përket dokumenteve të Wikileaks-it.

Në vendin e tertë mes temave pak të diskutuara renditet ajo për falsifikimin e zgjedhjeve presidenciale dhe lokale më 2011. Në top 10 të temave tabu bien praktikat e bankave dhe operatorëve mobilë në llogari të konsumatorëve. Shërbimet kundër konsumatorëve shpjegohen me faktin se bankat dhe operatorët mobilë janë bërësit kryesorë të reklamës. Mungon shqyrtimi i temës për korrupsionin në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe në Agjencinë Shtetërore të Sigurisë Kombëtare, si dhe tema për romët, problemi tek të cilët nuk ka të bëjë vetëm me korrupsionin.

Dr. Ivo Inxhov, politolog dhe ekspert mediash, është udhëheqësi i projektit “Temat tabu në mediat online bullgare gjatë 2013-ës”. Për mendimin e tij arsyet për mjedisin e keq të mediave në Bullgari bazohen në presionin e ushtruar nga politikanët ndaj gazetarëve, si dhe në synimet për legjislacion restriktiv të mediave. Z. Inxhov kujtoi vendin e 87-të që Bullgaria zë në klasifikimin e “Reporterëve pa Kufij” për lirinë e mediave.

Ivo Inxhov

© Foto: arkiv personal

“Bullgaria është në vendin e fundit të këtij klasifikimi në BE – sqaron dr. Ivo Inxhov. – Imagjinoni se Italia u rendit në vendin e 57-të, duke pasur parasysh modelin e Berluskonit në media. Hungaria, ku qeveria e Viktor Orbanit ushtron një presion të ashpër politik mbi mediat dhe aplikoi legjislacionin restriktiv, zë vendin e 56-të. Në Rumani, ku ka magnatë të mëdhenj mediash, të cilët veprojnë në mënyrë të hapur, është në vendin e 42-të. Në Bullgari gjendja është aq e keqe, sepse ka probleme në sektorin e mediave. Përveç presionit politik, duhet kërkuar dhe duku tjetër. Problem është rritja e mediave, lulëzimi i gazetarisë korporatave që lulëzim ka të bëjë me strukturën e pronësisë së pjesës dërmuese të mediave bullgare. Shumica prej tyre, kryesisht të përditshmet e shtypura, janë pjesë e grupeve ekonomike dhe financiare. Ato janë pronë e biznesmenëve, të cilët kanë interesa të ndryshëm në krijimin, zhvillimin dhe garantimin e mediave të lira dhe të pavarura. Atyre u nevojiten mediat për të realizuar tregti. Biznesmenët shfrytëzojnë mediat si “monedhë këmbimi”, bëjnë tregti përmes tyre, arrijnë të fitojnë prokurime publike etj.”

Përveç presionit politik dhe gazetarisë korporatave, temat tabu argumentohen kështu: “Kjo është robëria e fshehtë e lajmeve – shpjegon dr. Ivo Inxhov. – Ekzistojnë tema me karakter të përgjithshëm shoqëror, të cilat mediat nuk i shqyrtojnë bile pa ushtruar presion ndaj tyre. Përveç kësaj, gazetarët shkruajnë me paragjykime dhe në mënyrë të njëanshme. Kjo vlen sidomos kur diskutohen minoritetet, grupet e margjinalizuara ose njerëzit me aftësi të kufizuara mendore dhe fizike. Po ashtu gazetarët nuk kanë njohuri për tema më të komplikuara.”

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
По публикацията работи: Iliana Rajçeva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

PE vendosi: E drejta e abortit duhet të bëhet pjesë e Kartës së të Drejtave Themelore të BE-së

Përfshirja e të drejtës së abortit në Kartën e të Drejtave Themelore të BE-së – këtë e mbështeti shumica në Parlamentin Evropian dhe tregoi një përgjigje vendimtare ndaj sulmeve në rritje ndaj grave dhe të drejtave të tyre nga e djathta ekstreme..

botuar më 24-04-24 2.37.MD
At Aleksandër Çëkërëk

Ajo që u krijua nga At Aleksandër Çëkërëk në Edrene po jep fryte

Para shpërthimit të Luftës Ballkanike 1912-1913, bullgarët në rajonin e Trakisë së Edrenesë numëronin 410 724 persona, sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Jashtme të atëhershme të Bullgarisë. Me marrjen e kalasë së Edrenesë më 26 mars 1913,..

botuar më 24-04-24 7.10.PD

50 vjet nga shpikja bullgare e laserit të avullit të bromurit të bakrit

Më 24 prill, Instituti i Fizikës së Trupit të Ngurtë pranë Akademisë Bullgare të Shkencave shënon solemnisht 50 vjet nga shpikja e laserit të avullit të bromurit të bakrit. Ky laser është një shpikje bullgare, e vënë në punë për herë të parë nga..

botuar më 24-04-24 6.10.PD