Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bekimi i madh i ujit – Epifania

Patriku Neofit bekon flamujt luftarakë të Ushtrisë Bullgare.
Foto: Foto:BGNES
Në fillim të vitit Kisha Ortodokse Bullgare kremton një prej festave më të mëdha dimërore – Epifaninë. Bullgarët e quan edhe Dita e Jordanit, sepse simbolizon ditën e pagëzimit të Jezu Krishtit në lumin Jordan nga Joan Pararendësi. Festa na rikujton këtë ngjarje të pazakonshme, sepse pikërisht në këtë ditë janë dëgjuar fjalët e Zotit nga qielli: “Ky është Biri im i dashur, në të cilin jam kënaqur”. Në të njëjtën kohë Shpirti i Shenjtë duke pranuar formën e një pëllumbi ka zbritur mbi kokën e Jezusit. “Ky është dhe ideja e festës – shfaqja e Zotit në tre fytyrë” – tregon ati Vasil Vasilevi nga Kisha “Tre shenjtorët” në qytetin Shumen. Në këtë mënyrë vet Zoti dëshmon, se pikërisht Jezu Krishti është mishërimi i tij. Për ardhjen e të cilit kanë paralajmëruar profet e Dhiatës së Vjetër dhe prandaj ai është pritur nga tërë fisi njerëzor.

“Këtë ditë një rëndësi të madhe ka riti festiv i quajtur “Ujët e bekuar”. Dhe si dikur Jezu Krishti është pagëzuar në lumin Jordan, ashtu çdo vit më 5 dhe 6 janar priftërinjtë kryejnë ceremoninë “Ujët e Bekuar”. Uji si materi e cila sjell jetë por edhe vdekje bekohet për të dhënë jetë dhe shpëtim të fisit të krishterë. Uji i bekuar i Epifanisë përdoret për dëbimin e së keqes nga shpirti dhe nga trupi i njeriut. Prandaj këtë ditë besimtarët marrin nga ky ujë qe ta përdorin gjatë tërë vitit në rastet e vuajtjes së shpirtit dhe trupit.”

Sipas at Vasilit për bekimin e ujit ekzistojnë dëshmi që nga antikiteti i hershëm. Që në fillimin e shekullit të dytë Shën Augustini flet për përdorimin e gjerë të ujërave që janë bekuar në kohën e tij për shëndet dhe kurim.

“Kur ujët janë bekuar në ditën e sotme ata përfitojnë veti më të ndryshme, sepse bëhen dëshmi për mirësinë e Shpirtit të Shenjtë dhe pastrohen nga mëkatet e njeriut gjatë tërë vitit – shpjegon ati Vasil. – Në këtë mënyrë, duke bekuar ujët ne i bëjmë thirrje Shpirtit të Shenjtë të bekojë dhe tërë jetën tonë. E dimë, se pjesa më e madhe e planetit është zënë me ujë. Në organizmin e njeriut uji është dominues dhe na shoqëron tërë jetën – nga çasti i lindjes deri në vdekjen. Ai nuk zhduket, sasia e tij nuk ndryshohet.”

Sot kur shkencëtarët analizojnë vetitë e tij, cilësitë çudibërëse të ujit të bekuar janë një fakt shkencor. Gjatë krahasimit të ujit të zakonshëm me ujin e Epifanisë shihet qartë ndryshimi në formën e kristaleve, të cilët dy llojet uji formohen kur shndërrohen në akull. Kristalet e ujit të zakonshëm janë pothuaj pa formë, deri sa kristalet e Ujit të Bekuar janë me strukturë të drejtë dhe të bukur. Fjalët e mira dhe lutja e pastër formojnë kristalet më të përsosura. Prandaj një rëndësi shumë të madhe ka besimi i priftit që e bën ceremoninë e Ujit të Bekuar, thekson at Vasil Vasilev. Është e rëndësishme dashuria e tij ndaj njerëzve dhe punës që e bën. Por edhe besimi i njerëzve, për të cilët ai bën shërbimin ka rëndësi të madhe.

© Foto: arkiv


“Ky është një proces bilateral ndërmjet priftit dhe besimtarëve, kurse mbi ne është vet Zoti. Prifti është vetëm vegla e Mirësisë Hyjnore, kurse populli e ndjen këtë mirësi kur të gjithë së bashku kanë marrë pjesë në lutjet. Me një zemër dhe me një shpirt kisha dhe populli duhet të luten për çudinë që ndodh në këtë çast në sajë të besimit të tyre. Në ditën e sotme, kur kremtojmë festën e madhe të krishtere Epifania unë urojë të gjithë njerëzve jetë të gjatë dhe shëndet të mirë, të forcohet besimi i tyre në shpresën dhe dashurinë. Dhe le të jemi më unik, sidomos tani në fillimin e vitit 2014. Ti lëmë gjërat e keqtë në të kaluarën, të jemi më të bashkuar dhe të ndihmojmë njeri tjetrin dhe para se gjithash le të mbajmë mend se jemi një popull, kemi një besim ortodoks dhe kemi ideale të përbashkëta – të mirën e popullit, shtetit dhe të kishës sonë”, është urimi i atit Vasil Vasilev.

Përgatiti në shqip: Gyulka Ilieva
По публикацията работи: Darina Grigorova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Pixabay, wikipedia.org;
kolazhi: Ivan Petrov

Ljuben Karavellovi dhe lufta e popullit shqiptar për pavarësi

Revolucionari i madh Ljuben Karavellov (1834-1879), shkrimtar dhe publicist i Rilindjes sonë, ka lënë një gjurmë të thellë në letërsinë bullgare si prozator, poet, fejtonist, kritik i letërsisë. Ljuben Karavelllovi ishte dhe udhëheqës i Lëvizjes Çlirimtare..

botuar më 24-11-28 7.00.PD

Një nip i perandorit Oktavian Avgust është rikrijuar ndoshta në statujën e parë nga Herakleja Sintika

Statuja e parë prej mermeri e zbuluar më 3 korrik në qytetin antik Heraklea Sinthika është ndoshta e nipit të perandorit romak Oktavian Avgust - Lucij, njoftoi udhëheqësi i gërmimeve, Prof. Ljudmill Vagalinski. “Nuk ka dyshim se statuja është nga..

botuar më 24-11-26 10.59.PD

Zbulimet e fundit arkeologjike në Kështjellën Urviç ringjallin legjendat për mbretin Jasen

Në rrugën Sofje - Samokov përballë rrjedhës së lumit Iskër, pranë kthesës së madhe piktoreske midis fshatrave Kokaljane dhe Pasarell pranë Urës së Djallit ndodhet kodra Srednobërdie. Aty lumi Vedena derdhet në lumin Iskër dhe malet Lozen dhe..

botuar më 24-11-24 10.35.PD