Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Viti filloi me protestë të prodhuesve të duhanit

Foto: Архив
Protesta e parë sociale, me të cilën filloi viti 2014 në Bullgari ishte ajo e prodhuesve të duhanit, të cilët më 6 janar bllokuan për disa orë rrugën pranë qytetit Harmanli, Bullgari Jugore, që çon deri në kufirin me Turqinë. Indinjata e tyre ishte provokuar nga fushata e vonuar e blerjes së duhanit oriental dhe nga çmimet e ulëta me të cilat startoi ajo. Sipas kryetarit të Asociacionit Kombëtar të Prodhuesve të Duhanit në Bullgari Cvetan Filev, duhani aromatik oriental i varietetit “Basma” në Greqi blihet me çmime dy herë më të larta se në Bullgari. Ai shprehu dyshimin se firmat tregtare qe merren me këtë kanë rënë në ujdi të fshehtë, sepse s’është e mund një firmë të blejë të njëjtin varietet duhani për pesë euro në Greqi dhe për dy euro e gjysmë në Bullgari.

Nga ana e tyre firmat tregtare shpjeguan fushatën e vonuar të blerjes së duhanit me temperaturat e larta gjatë këtij dimri, që fshehin rrezik nga dëmtimi i fletëve të duhanit gjatë paketimit të tij në dengje. Por problem me ruajtjen e tij ka edhe kur ruhet te prodhuesit. Ata të fundit bile dyshohen se blerësit e bëjnë këtë me paramendim qe të ulen cilësia dhe çmimet e duhanit. Sepse rendimentet ishin shumë të mira, vjeshta e ngrohtë ishte shumë e përshtatshme për tharjen e duhanit, pra – cilësia është shumë e mirë.

Protestuesit kishin dy kërkesa kryesore – menjëherë të fillojë blerja e duhanit oriental dhe çmimet të jenë si ato të vitit të kaluar. Ata kërkuan gjithashtu reglamentim të marrëdhënieve të tyre me tregtarët në tre drejtime. Fushata për blerjen e duhanit të fillojë më 1 nëntor dhe të përfundojë jo më vonë se 31 janar, të garantohen çmimet minimale blerëse dhe puna e tyre të paguhet brenda afatit dhe sipas standardeve të caktuara të cilësisë.

Në fakt një reglament i tillë ekzistonte deri në vitin 2011, kur regjimi i blerjes së duhanit ishte liberalizuar nëpërmjet ndryshimeve përkatëse në Ligjin për duhanin. Duke përkrahur protestën e prodhuesve të duhanit Lëvizja për të Drejta dhe Liri, elektorati i së cilës është krahu kryesor i punës në këtë degë, premtoi kthimin e shpejtë të reglamentimit në marrëdhëniet midis prodhuesve dhe tregtarëve. Lideri i Lëvizjes Lutfi Mestan, i cili gjithashtu është nga një familje e prodhuesve të duhanit premtoi të rivendoset dhe Regjistri i tregtarëve të duhanit dhe mundësia të kërkohet arbitrazh nga ana e shtetit për cilësinë e duhanit, kur prodhuesit janë të mendimit se tregtarët nuk u kanë dhënë atyre çmimin e duhur.

Protesta e prodhuesve të duhanit u bë shkak për sulme të ashpra politike midis dy partive në fuqi – Partisë Socialiste dhe Lëvizjes për të Drejta dhe Liri nga njëra anë dhe nga ana tjetër Partisë GERB që qeveriste vendin përpara tyre. Për dy partitë e para liberalizimi i regjimit tregtar në këtë degë, që ishte bërë nga Partia GERB është “gota e hidhur me katran”, që është në bazën e problemeve të tanishme. Ish kryeministri Bojko Borisov rikujtoi, se korrigjimet në ligjin në vitin 2011 kanë ndihmuar për rritjen e çmimeve blerëse nga 3-4 levë në vitin 2010, deri në 7 levë e gjysmë për një kile në vitin 2012, ndërsa fushata e blerjes së duhanit në ato vite përfundonte në fund të dhjetorit.

Sipas të dhënave të Lëvizjes për të Drejta dhe Liri, me prodhimin e duhanit në Bullgari merren mbi 100 mijë familje në rajonet malore, pjesa më e madhe prej të cilëve janë turq etnikë. Puna e rëndë e këtyre njerëzve modestë dhe punëdashës është një sfidë e madhe për çdo qeveri. Bashkimi Evropian nuk përkrah zhvillimin e kësaj kulture të dëmshme për shëndetin e njeriut dhe nuk u jep subvencione prodhuesve të saj. Autoritetet në Bullgari bëjnë përpjekje të mëdha dhe përpiqen të marrin lejë nga Brukseli qe të vazhdojnë akoma një-dy vjet livrimin e subvencioneve nga buxheti i shtetit. Sivjet prodhuesve të duhanit do t’u jepen 50 milionë euro.

Me gjithë këtë është e çuditshme se një biznes aq fitimprurës në shkallë bote, siç është prodhimi i cigareve, nuk mund t’u sigurojë të ardhura të mira njerëzve që prodhojnë duhanin. Kjo vlen sidomos për varietetet më të vlefshme orientale që vilen me dorë dhe sigurojnë aromën dhe shijen e cigareve. Duhani në Bullgari kultivohet në rajonet malore, mbi tokë, në të cilën asgjë tjetër nuk rritet. Të gjitha provat e bëra deri tani për zëvendësimin e duhanit me bime medicinave, ullinj ose mandarina dështuan. Po kërkohen dhe variante për hapjen e vendeve të punës për popullsinë vendase me zhvillimin e turizmit ekologjik dhe bujqësisë biologjike. Por problemi është në këtë, se sipas traditës familje të tëra dhe bile fshatra të tëra në malin e Rodopeve merren me rritjen e duhanit dhe vështirë mund të gjendet ndonjë zëvendësues tjetër i tij.

Përgatiti në shqip: Gyulka Ilieva
По публикацията работи: Maria Dimirova-Pisho


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

“Voto me vështirësi” për të verbërit

Personat me aftësi të kufizuara në Bullgari përballen me shumë vështirësi në jetën e tyre. Por përveç pengesave thjesht fizike, ka edhe pengesa në nivelin e aksesit në informacion dhe shërbimeve administrative. Edhe në ditën e zgjedhjeve, kur të gjithë..

botuar më 24-10-27 8.30.PD

Vesko Eshkenazi: Zgjedhjet janë shumë të rëndësishme, ndonjëherë nuk e duroj dot atë që shoh në vendin tonë

"Unë votoj sa herë që mundem dhe ndodhem në një vend ku ka një mënyrë për ta bërë këtë," thotë me krenari dhe pa paragjykim për Radio Bulgarinë violinist i njohur bullgar dhe concertmaster i Orkestrës Mbretërore Concertgebouw në Amsterdam, Vesko..

botuar më 24-10-27 7.40.PD

Bullgaria sërish në zgjedhje

Bullgarët zgjedhin sot 240 deputetë, të cilët do të hyjnë në Asamblenë e 51-të Kombëtare. Për pjesëmarrje në zgjedhje janë regjistruar 19 parti dhe nëntë koalicione. Për një vend në parlament do të konkurrojnë 4 858 kandidatë, 3 480 burra dhe..

botuar më 24-10-27 7.10.PD