Të gjithë e dinë se ruajtja e mjedisit është një kënaqësi e shtrenjtë. Por është edhe absolutisht e nevojshme për mbijetimin e njerizimit. Sa shtrenjtë do të kuptojmë në vend të parë nga sanksionet kundër Bullgarisë për mos aplikim të legjislacionit evropian për sa i përket menaxhimit të mbeturinave. Për shkak të depove të pambyllura për mbeturina, që mbajnë rrezik për natyrën dhe shëndetin, para disa ditëve Komisioni Evropian ngriti padi kundër Bullgarisë. Nëse Bullgaria do të dënohet, duhet të paguajë dhjetëra mijë euro për ditë deri në likuidimin e problemit.
Të rikujtojmë faktet
Sipas Direktivës së BE për menaxhim të mbeturinave, depot e mbeturinave në Bullgari, që nuk u përgjigjen kërkesave ekologjike duhej të ishin mbyllur deri më 16 korrik të vitit 2009. Por deri këtë datë Bullgari nuk arriti të mbyllte bile edhe gjysmën prej 200 depove që duhet të mbylleshin dhe Komisioni Еvropian dërgoi paralajmërimin e parë, se na presin sanksione, në se nuk e zgjidhim shpejt problemin. Katër vite më vonë, përparimi është tepër modest – në Bullgari akoma po funksionojnë113 depo të plehrave në qytete, që nuk u përgjigjen kërkesave ekologjike. Prandaj Brukseli ngriti padi në ngarkim të Bullgarinë në Gjykatën e Bashkimit Evropian.
Problematika
Pse Bullgaria nuk i mbyll depot të mbeturinave të tipit të vjetër, që mbajnë rrezik për njerëzit? Sepse që t’i mbyll ajo duhet të ndërtonte afro 60 depo regjionale që u përgjigjen kërkesave bashkëkohore ku të shkojnë mbeturinat nga depot e vjetra. Për këtë qëllim Sofja mori nga Brukseli mbështetje të konsiderueshme financiare në kuadrin e dy programeve – Programi para aderimit ISPA dhe pastaj nga Programi për ruajtje të mjedisit. Një ndihmë shumë e vyer për një infrastrukturë shumë të shtrenjtë, por absolutisht të nevojshme, që për fat të keq ne nuk arritëm të lëvrojmë. Janë ndërtuar vetëm 33 depo regjionale të tipit të ri. Në proces të ndërtimit janë akoma 18. Disa prej atyre që janë planifikuar me siguri nuk do të ndërtohen kurrë.
Shkaqet
Kur fjala është për depo mbeturinash, i njohur nga të gjithë është refleksi “jo në oborrin tim të prapmë”, që kapërcehet vështirë. Nga ana tjetër administrata vendore jo gjithmonë ka kapacitetin e nevojshëm për përpilimin e projekteve cilësore. Dhe akoma fillimi i ngadaltë i projekteve për shkak të frikësimeve se afatet nuk do të respektohen dhe ndihma financiare nga BE do të humbet. Pastaj erdhi një periudhë e nxitimit panik, gjatë të cilit në shumë vende vlerësimi i ndikimit mbi mjedisin ishte bërë shkel e shko. Ndaj kësaj reaguan organizata ekologjike dhe të tjera civile dhe në vend që të shpejtohet procesi përsëri mbeti në një vend. Shumë domethënës në këtë drejtim është rasti me depon e planifikuar regjionale në qytetin Jamboll, kundër vlerësimit ekologjik për ndikim mbi mjedisin kishte shumë objeksione. U krijua diçka si „rreth vicioz” që u sjell humbje të gjithëve.
Kush do të paguajë
Nga njëra anë Bullgaria me siguri do të humbë pjesë të konsiderueshme prej parave evropiane të lëshuara për depo moderne. Përveç kësaj me siguri do të paguajë edhe sanksione për mos respektimin e legjislacionin ekologjik në fushën e mbeturinave. Do të paguajnë si zakonisht qytetarët e zakonshëm. Një herë do të vazhdojnë të helmohen nga depot e rrezikshme, dhe do të paguajnë sanksione për këtë.
“Ne paguajmë së pari me shëndetin tonë dhe së dyti me paratë tona për gabimet e qeveritarëve – shpreh paradoksin Diana Bonçeva nga “Lëvizja me Drejtim Ekologjik” në Jamboll. – Krye bashkiakët do të ikin, ministrat po kështu do të ikin. Ne mbetemi këtu dhe neve do të na helmojë depoja e paligjshme, indinjohet kryetari i kësaj organizate Dimitër Dimitrov. Ndërsa sanksionet për këtë do të paguajmë ne. Sepse nuk ka ku të dënojmë një ministër ose një kryetar komune që të paguajnë për politikën e tyre të keqe.”
Së bashku me partinë “Të gjelbrit” shoqata “Lëvizja me Drejtim Ekologjik” është iniciatorë në Bullgari në mbështetje të peticionit të Parlamentit Evropian për kërkim të përgjegjësinë gjyqësore nga administrata për dëmet që i janë shkaktuar mjedisit.
Përgatiti në shqip: Zoja Kostadinova
Në kalendarin e Kishës Ortodokse Bullgare janë edhe tri ditë të veçanta në të cilat besimtarët i luten Zotit dhe japin lëmoshë në kujtim të të dashurve të tyre të vdekur. Këto janë tre Ditët e Gjithë Shpirtrave që shënohen gjithmonë të shtunave para..
Tekste të shkurtra në rusisht dhe gjermanisht nga ueb-faqja e Radio Bullgarisë , u bënë pjesë e mësimit të nxënësve nga Shkolla e Mesme Nr. 81 "Viktor Jugo" në Sofje në Ditën e Iluministëve të Popullit. Mësuesja Maria Novosellceva dhe nxënësit nga..
Iluministët janë individët për të cilët ndjejmë jo vetëm mirënjohje dhe admirim, por edhe i perceptojmë si disa nga figurat më domethënëse të historisë sonë, sepse na zgjojnë ndjenjën e bashkimit kombëtar. Megjithatë, çfarë fshihet pas konceptit të..
Iluminist - njeri që me veprimet, idetë ose krijimtarinë e tij zgjon shpirtin e popullit, ruan dhe përhap vetëdijen, kulturën dhe edukimin kombëtar. Në..