“Explore Bulgaria” është projekti i ri i “National Geographic Channel”-it, i cili projekt do të prezantojë pikat historike e natyrore të Bullgarisë në syrin e katër hulumtuesve bullgarë. Dy nga pjesëmarrësit në ekspeditë do të zgjidhen nëpërmjet votimit online në sajtin e emisionit. Ata së bashku me Maja Stoillovën, instruktore të windsëurfing-ut dhe snouboard-it, dhe me Georgi Pallazovin, notarin më të shpejtë bullgar në stilin flutur, do të marrin pjesë në xhirimin e gjashtë serive kushtuar Bullgarisë. Secila seri do të pasqyrojë aventurat e katër udhëtarëve-hulumtues. Seria dokumentar e cila do të jetë reality shou do të transmetohet në prime time në NGC Bulgaria. Afati përfundimtar i regjistrimit skadon pas disa ditësh, ndërsa kandidatët për aventura po shtohen çdo ditë. Ndër ta ka adhurues të sporteve ekstreme, të turizmit malor dhe aventuristë të ethur për emocione të forta etj, po ashtu njerëz të rinj të cilët e kanë kthyer dashurinë për natyrën në profesion.
Për të renë Kalina Poljakova e cila që nga koha e fëmijërisë bën turizëm malor do të ishte kënaqësi e madhe për t’u përfshirë në stafin e NGC Bulgaria. Ajo ka zgjedhur profesionin e mbrojtës së florës dhe faunës. Kur ka qenë studente në Universitetin e Pylltarisë në Sofje ajo ka pasur mundësinë të vizitonte Rezervatin Arkeologjik “Jajlata” buzë liqenit Atanasovo në Detin e Zi. Ja se çfarë rrëfen ajo për ekspeditat universitare:
“Kemi vizituar një pjesë të madhe të bregut bullgar të Detit të Zi. E pashë në pranverë kur gjithçka lulëzonte. Bregu dukej krejtësisht i ndryshëm se pamja e tij e zakonshme në stinën e verës. E mira për Bullgarinë është se këtu ka katër stina dhe gjatë së cilës stinë natyra pasqyron bukuri të ndryshme.”
Çdo minutë të lirë, Kalina e kalon në gjirin e natyrës. Në mbrëmje e reja vallëzon valle kombëtare. Përveç Detit të Zi, asaj i bëhet qejfi të vizitojë po ashtu dhe malet RodopePse do të përfshihesh në projektin e “National Geographic Channel”?
“Më tërhoqën aventurat gjatë xhirimit dhe bukurinë e vendit tonë të cilën bukuri do ta zbulojmë për të tjerët – rrëfen Kalina Poljankova. – Do të doja se çdokush të shohë natyrën e Bullgarisë. Kur i ndjek emisionet e “National Geographic” dua të transferohem në vendet e xhiruara. Prandaj dua të jem pjesë e stafit dhe të bëj ashtu që edhe të tjerët të përjetojnë këto aventura me anë të ekranit televizor. Bullgaria është një vend me bukuri të jashtëzakonshme dhe duhet të shihet nga sa më shumë njerëz, përfshiu nga vetë ne, bullgarët. Natyra është vlerë kombëtare dhe ndonjëherë nuk i kuptoj njerëzit të cilët nuk hidhen në protesta kundër betonimit të natyrës.”
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Fotografi: explorebg.natgeotv.com
Sivjet sezoni i skive në Bullgari filloi më herët se zakonisht falë bora e rënë. Në Bansko sezoni u hap në ditët e para të dhjetorit, dhe fillimi zyrtar u vu një javë më vonë. Edhe zonat e tjera të skijimit po punojnë me kapacitet të plotë.Pavarësisht..
Ku do të na çojë viti i ri? “The New York Times” na ndihmon të nisim udhëtimet tona me propozime nga lista vjetore e 52 vendeve më të mira për t'u vizituar në 2025. Ndër to, Bullgaria shquhet si një destinacion tërheqës që përqendron vëmendjen e..
Përderisa Bullgaria po përjeton krizën e radhës politike, ndjenja e të qenit të humbur po thellohet, dhe ndarja dhe pakënaqësia në shoqëri mbizotërojnë, ka një sektor që arriti të thyejë këtë kontekst të errët - turizmi . Në vitin 2024, vendi ynë..
Shën Valentini është festa më e shumëpritur për të dashuruarit, ndërsa ne, bullgarët, kemi një avantazh të veçantë - mund ta kombinojmë me Trifon..