Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Vepra muzikore kushtuara Apostullit të lirisë

Foto: arkiv


Heroizmi dhe personaliteti i Vasil Levskit gjithnjë kanë emocionuar krijuesit në Bullgari – nga rapsodët popullorë deri te mjeshtrit të njohur të muzikës. Zakonisht si tema e diskutimeve, reflektimeve dhe krahasimeve. Sepse veprat kushtuara Vasil Levskit nuk janë aq shumë. Sipas Stojan Babekovit – dirigjent i respektuar kori dhe kompozitor, kjo i detyrohet ndjenjës së madhe të respektit me të cilin secili prej nesh është rritur. “Personi i ndritur i Apostullit të lirisë respekton. Është vështirë njeriu prek këtë temë”, thotë ai. Para viteve z. Babekov shkroi “Betim para Levskit” – e vetmja kantatë kushtuar heroit kombëtar. “Ai ia dhuroi jetën e vet atdheut”, thotë poeti Rosen Vasilev në tekstin, mbi të cilin është shkruar kjo vepër.

“Betim para Levskit” është një prej pak veprave me kushtim të tillë, që mbajnë ndjenje të solemnitetit, dritës dhe festës. Shumica prej veprave rikrijojnë dhimbjen nga humbja e heroit, tregojnë për veprën e tij. Në Bullgari madje kishte lëvizje shoqërore për shenjtërimin e Levskit, propozim të cilin kisha ortodokse nuk pranoi. Paraveshit nga kjo shumë njerëz e quajnë shenjtor.

Para disa muajve për Radion Kombëtare Bullgare u incizua “Tropar i Shën Jerodjakonit Ignatij – Levski”, po kështu nga kompozitori Stojan Babekov.

“Çdo bullgar, pavarësisht a jeton në atdhe ose në vende të tjera të botës, mban në zemër figurën e Vasil Levskit” – është i bindur kompozitori. Siç ka shkruar poeti popullor Ivan Vazov “Fshatarët analfabet e tirrnin shenjtor...” Në veprën “Betim para Levskit” aksenti ishte mbi heroizmin e Apostullit. Ndërsa në këtë vepër u përpoqa që të rikrijojë rëndësinë e madhe të ideve të revolucionuarit të madh, të theksojë përjetshmërinë e heroizmit të tij. “A kam arritur sukses si kompozitor do të vlerësojnë dëgjuesit. Ajo që gjithmonë më ka emocionuar është devotshmëria e tij, faktin që i ka kushtuar gjithçka kauzës së vet – lirisë së Bullgarisë.”

Përgatiti në shqip: Zoja Kostadinova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"I pathyer"

Pop akustik me rrënjë në folklorin bullgar - kjo është muzika me të cilën jemi mësuar të lidhim dyshen Dimitër dhe Hristo. Ata janë Dimitër Atanasov dhe Hristo Mlladenov dhe mezi presin të prezantojnë këngët e tyre të reja nga albumi i tyre i ri "I pathyer..

botuar më 24-11-26 6.25.PD

"Ferri"

25 nëntori u shpall Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave me iniciativën e Kombeve të Bashkuara qysh në vitin 1999. Ideja është që qeveritë, organizatat ndërkombëtare dhe organizatat joqeveritare të përqendrojnë vëmendjen e shoqërisë në këtë..

botuar më 24-11-25 6.10.PD

D2 dhe Grafa i japin jetë të re këngës "Sa e bukur je"

Një grup yjor dhe një këngëtar yjor u bashkuan për të ringjallur një këngë të shkruar gati një çerek shekulli më parë. D2 dhe Grafa incizuan këngën e tyre të përbashkët "Sa e bukur je", e cila u publikua këtë të diele në kanalin zyrtar të D2 në..

botuar më 24-11-22 6.55.PD