Konflikte pa fund, shefa të pakënaqur, punonjës tepër të ngarkuar me detyra dhe puna kurrë nuk shkon siç duhet. E ndërron vendin e punës dhe përsëritet e njëjta situatë. Me kalimin e kohës disa njerëz pajtohen me këtë situatë, ndërsa të tjerët vazhdojnë të kërkojnë kushtet e përkryera të punës. Si përballohet kjo situatë dhe nga kush varet ajo të ndryshojë? Shumica është e mendimit se çdo gjë varet nga shefi – si sillet ai me punonjësit dhe si e organizon procesin e punës. Nënkuptohet se kjo vlen, sepse në shkallë të madhe raportet mes njerëzve në vendin e punës dhe rezultatet kanë të bëjnë me shefin.
Sipas psikologes Elena Nikollova eksitojnë dy lloje të organizimit të procesit të punës. “Organizimi i parë i procesit të punës është sipas modeleve të vjetra ku nuk i kushtohet vëmendje punës në ekip. Procesi modern i punës ka të bëjë me punonjësit të cilët së bashku krijojnë kushte të favorshme pune për secilin në grup. Me rëndësi është se çfarë mendon lideri për ekipin dhe si e sheh atë në të ardhme. Ka një teori shumë interesante nga vitet e 60-ta të shekullit të kaluar, e cila teori i përket psikologut Eric Berne për ndikimin mbi rezultatet dhe kushtet e punës.”
Në qoftë se pozicionet e punës nuk janë të caktuara drejt, atëherë detyrat nuk kryhen me efikasitet të plotë.
“Menaxhimi i procesit të punës, pra caktimi i detyrave është me rëndësi. Lideri duhet të shpërndajë detyrat sipas nevojave të stafit dhe të mos interesohet vetëm për rezultatet – shpjegon znj. Nikollova. – Kështu linden kushtet e mira të punës. Pra, kur mendimi i punonjësve merret parasysh dhe kur ata kënaqen me punën që bëjnë. Në rastet kur procesi i punës nuk shkon, duhet të kërkohet shkaku dhe të sillen ide për zgjidhjen e problemeve. Të punësuarit në menaxhimin e burimeve njerëzore duhet të ndjekin nevojat e punonjësve dhe të informojnë liderin për to. Kohën e kalojmë kryesisht duke punuar. Dhe nëse nuk jemi të kënaqur me punën, nënkuptohet se as me jetën do të kënaqemi. Pyetja “Çfarë suksese jam korrur” ka të bëjë kryesisht me arritjet në punë.”
Për mendimin e znj. Nikollova punëdhënësit mund të arrijnë në të vërtetë rezultate të mira nëse u besojnë specialistëve të cilët merren me proceset e punës në grup dhe të cilët analizojnë raportet njerëzore. Këta specialistë frekuentojnë seminare ku diskutohet teoria e psikologut amerikan Eric Berne, megjithëse kjo teori ka kohë që është aplikuar në vendet e Evropës.
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Me rastin e Ditës Botërore të Diabetit, objektet mjekësore në qytete të ndryshme të Bullgarisë organizojnë konsultime falas për personat me diabet dhe në rrezik të sëmundjes. Sipas të dhënave të Shoqatës Bullgare të Endokrinologjisë, çdo i treti bullgar në..
“Zgjedhja e Donald Trump si president i Shteteve të Bashkuara do të ketë një ndikim negativ në politikën evropiane në tre dimensionet kryesore, përkatësisht mbrojtjen dhe sigurinë, ekonominë dhe politikën – të paktën nga ajo që kemi si deklarata dhe nga..
Bullgarë nga 18 vende, 34 shkolla jashtë dhe 8 pedagogë bullgarë nga universitetet jashtë vendit janë pjesëmarrës në vitin e parë të Programit Kombëtar "Tregimet e pathëna të bullgarëve", i cili kërkon fakte pak të njohura për bullgarët e denjë apo ngjarje..