Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Manastiri “Fjetja e Hyjlindëses” në fshatin Iskrec

БНР Новини
Foto: svetimesta.com

Manastiri “Fjetja e Hyjlindëses” ndodhet dy kilometra në lindje të fshatit Iskrec dhe nja 45 kilometra larg Sofjes në bregun e majtë të lumit Sirishtnica. Godina zhytet në gjinjtë e malit Stara Pllanina, në rrezet e majës Gradishte, ku në të kaluarën e largët ngrihej një kështjellë. Në kohën më të moçme këtu kishte edhe një vendbanim të lashtë, gjë për të cilën dëshmojnë rrënojat e zbuluara të tullave, qeramidheve dhe enëve prej qeramike. Të gjitha ato artefakte arkeologjike u japin arsye specialistëve ta datojnë vendbanimin nga shekulli V dhe VI. Që këtu kalonte një rrugë e rëndësishme, që lidhej Sofje me qytetet Vraca dhe Nish. Supozohet, se kjo ishte një nga arsyet, për të cilët në këtë vend u ndërtua këtë shenjtërore.Снимка

Sipas të dhënave Manastiri “Fjetja e Hyjlindëses” u ndërtua në shekullin XIII. Në fund të shekullit XIV manastiri u vjedh dhe u shemb nga pushtuesit turq bashkë me kështjellën, që ngrihej në afërsi. Sipas një mbishkrimi të dhuruesve, gjatë vitit 1602 popullsia bullgare rindërtoi kishën e kompleksit të manastirit. Ajo është  me një anijatë pa kube me një plan të thjeshtë arkitekturor. Muret e saj janë të trasha të ndërtuara prej guri. Përjashta mbi portën e hyrjes ka një afresk të Hyjlindëses me krahë. Pjesa e vjetër e kishës është karakteristike për ndërtesat e mesit të shekullit XVI dhe fillimit të shekullit XVII. Ajo përbën një dhomë të errët vetëm me një dritare me arkë në murin nga jugu. Ky është modeli i banesave të zakonshme fshatare të rajonit. Vetëm qemeri që del përpara dhe absida kujtojnë për shenjtërinë e ndërtesës, e groposur afro një metër në dhe. Brenda në kishë ka një gur i rrumbullakët me një rrasë të hollë prej guri me mbishkrim.Снимка

Ndërtimi i kishës përfundoi gjatë Rilindjes Bullgare, kur njerëzit nga rajoni u pasuruan. Edhe më sot ruhen mbishkrimet, që dëshmojnë për rindërtimin e saj dhe për pikturimin. Në njërin prej tyre lexohet, se gjatë vitit 1843 pranë kishës nga ana perëndimore u ndërtua një narteks, që u pikturua gjatë verës së vitit 1845 në kohën e murgut Marinko Epitrop. Nga narteksi dy shkallare çojnë te ndërtesa më e vjetër e errët e kishës. Në të dy dhomat janë të rikrijuara pamjet e shenjtorëve. Shumica prej tyre janë me pelerina të gjata me ngjyrën e kuqe të mbyllët. Në anijatën e hyrjes së kishës ka një mbishkrim, ku lexohen emrat e banorëve vendas – dhurues të shenjtërores. Në saj të këtyre njerëzve manastiri u rikthye te jeta, por pak më vonë ai prapë u rrëzua dhe u zhyt në harresë.

Në kishën e Manastirit “Fjetja e Hyjlindëses” afresket datojnë nga dy periudha – nga shekulli XVII dhe nga shekulli XIX. Në afreskun, që rikrijon Darkën e Fundit, Krishti mban në dorë një qese të purpurt me dhe akakia – një simbol i krishterë që vjen të sugjerojë për jetën kalimtare dhe për këtë, se gjithçka është e përkohshme. Janë të rikrijuar shenjtërorë të ndryshëm, skena me ngjarje kryesore dhe subjekte fetare. Këtu mund të shihet edhe tërë cikli festiv i të krishterëve. Nga të dyja anët e portës, siç është kanuni, janë të pikturuar kryeengjëjt Mihaill dhe Gavraill.

Në jug nga tempulli ngre shtat ndërtesa jashtëzakonisht interesante të baptisterisë ose pagëzimoresë, që shfrytëzohej edhe për rrëfyestore. Kjo godinë nuk e ka shokun në asnjë nga manastiret e tjera bullgare. Ajo u ndërtua në vitin 1856. Muret nga brenda janë të zbukuruara me afreske, në të cilat dominon figura e Hyjlindëses. Për fat të keq, sot kjo godinë është e mbyllur, sepse nevojitet për një restaurim.

Godinat e banesave të manastirit u ngritën gjatë shekullit XIX si ndërtesa dykatëshe me çardak. Gjatë dekadës së parë të shekullit XX ato u dhuruan për spital. Gjatë kohës së socializmit kisha e manastirit u mbyll. Megjithatë banorët e fshatit Iskrec pa u ndërprerë vinin këtu, që të ndiznin qiri. Liturgjia e parë pas ndryshimeve demokratike të vitit 1989 u mbajt më 8 shtator të vitit 1991 për nderë të Festës së Lindjes së Hyjlindëses. Që atëherë e deri më sot këtë datë dhe Datën e Fjetjes së Hyjlindëses – 15 gusht, mbahet liturgjia solemne, në të cilën asistojnë shumë besimtarë.Снимка

Në vitin 2005 të gjitha rrënojat e godinës së kompleksit të manastirit u shembën. U ruajtën vetëm pagëzimorja dhe kisha, e cila u shpall monument i kulturës. Ekziston një plan për ndërtimin e një kompleksi të ri të manastirit.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Fotografi: svetimesta.com



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Zbarkimi në Svishtov.
Artisti: Nikollaj Dmitriev-Orenburgski

Gjashtë breza bullgarësh ruajnë kujtimin e atyre që vdiqën në Luftën Çlirimtare Ruso-Turke (1877-1878)

Monumentet mbajnë të gjallë kujtimin e ngjarjeve të rëndësishme të së kaluarës. Shumica e tyre tregojnë për sakrificën njerëzore, për tokën e lagur me gjakun e heronjve që mbrojtën atdheun. Kronistët mbledhin këto pjesë të historisë dhe i..

botuar më 24-03-03 4.15.MD
Karll pop de Satmari, 1870

Çlirimi i Bullgarisë përmes fotoobjektivit të fotografit rumun Satmari

Themeluesi i fotografisë rumune, fotografi Karll pop de Satmari, ishte bashkëkohës i Rilindjes Kombëtare Bullgare. Ai pati mundësinë të filmonte dhe të linte imazhe dokumentare të personaliteteve dhe ngjarjeve të njohura nga lufta bullgare për..

botuar më 24-03-03 5.05.PD

Relikte të çmuara në “Etër” kujtojnë veprën e revolucionarit Georgi Benkovski

Pushka e Georgi Benkovskit dhe Thirrja për shpalljen e Kryengritjes së Prillit , si dhe dokumente autentike, janë ndër reliktet që tregojnë për jetën e revolucionarit para se të bëhej pjesë e organizatorëve kryengritëse, e cila u bë nismë për..

botuar më 24-03-01 6.05.PD