Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Konferenca “Mobcon” dhe e ardhmja e teknologjisë mobile

БНР Новини
Foto: phonearena.com

Sot, 15 vjet pasi celularët u vendosën në treg, askush prej nesh nuk mund të imagjinojë jetën e tij pa ta. Sot kemi mundësinë të zgjedhim lloj-lloj celularësh. Bile nuk njohim të gjitha funksionet që kanë. Çipat shumë të vegjël ruajnë informacione qindra GB-ësh, ndërsa lidhja pa kabllo me internetin e konsiderojmë gjë të dhënë.

Teknologjia mobile dhe e komunikimit ndryshon dukshëm botën dhe janë një nga fushat me zhvillim tepër të shpejtë. Çfarë na pret në të ardhme? Përgjigja e kësaj pyetjeje jep Konferenca “Mobcon”, e cila mbahet për herë të parë në Bullgari. Z. Nikollaj Lybçev është një nga organizatorët e aktivitetit. Ja se çfarë rrëfen ai. “Kjo është një konferencë kushtuar teknologjisë mobile dhe përdorimit të saj në programimin e pajisjeve për celularët. Aktiviteti do të mbahet më 5 prill në kryeqytetin e Sofjes. Dy edicionet e mëparshme të “Mobcon-it” ishin në Mineapolis të SHBA-së. Qëllimi është që në një vend të grumbullohen ligjëruesit nga kompanitë me famë botërore dhe liderët në këtë fushë, si Google, Soundcloud dhe Mozilla. Ligjëruesit do të takohen me specialistët bullgarë dhe të rajonit të cilët merren me teknologjinë mobile. Në konferencë do të mbahen më se 20 ligjërata në pesë nënfusha – përpunim të softuerit për celularët, zhvillim të aplikacioneve për celularët dhe dizajn të aplikacioneve nga pikëpamja e konsumatorëve etj.”

Cilat janë arritjet e fundit dhe çfarë është moda në teknologjinë mobile?

“Vitet e fundit ka bum të telefonave inteligjentë. Në botë qarkullojnë më se 1.7 mlrd telefona të këtillë dhe gjatë 2017-ës numri i tyre pritet të arrijë 2.5 mlrd. Përveç telefonave inteligjentë në qarkullim janë po ashtu dhe tableta, orë inteligjente etj. Së shpejti bile pajisjet e shtëpisë do të kenë sistem operativ. Bëhet fjalë për një treg jashtëzakonisht të madh i cili në të ardhme do të shtohet edhe më tej. Teknologji e re janë pajisjet “wearables” për matjen e ecurisë, të impulsit etj, pra sende të cilat do të përmirësojnë mënyrën e jetesës.”

Një numër i konsiderueshëm prej bullgarëve përdorin telefonat inteligjentë për qasje tek informacionet. Programet e Radios Kombëtare Bullgare gjithashtu mund të dëgjohen në tableta dhe telefona inteligjentë falë aplikacionit mobil falas në Google Play. Së shpejti Radio Bullgaria do të ketë një aplikacion të tillë.

Bullgaria është njëra nga vendet me ekspertë të mirë kompjuterikë, por për shkak të bumit të teknologjisë numri i tyre nuk mjafton. Sipas analizatorëve do të kërkohen gjithnjë e më dendur ekspertë në industrinë e teknologjisë mobile. Krahas programuesve dhe ekspertëve nga mbarë bota në konferencën “Mobcon” do të marrin pjesë dhe studentët bullgarë. Gjatë aktivitetit do të prezantohen projektet fituese në konkursin për ide inovative ose prototip të aplikacioneve për celularët. Tri projektet e para do të shpërblehen me para. Qëllimi është të stimulohet zhvillimi i ekspertëve të rinj në fushën e teknologjisë mobile.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Prof. Ljubomir Gavrillov: Në raundin e parë, francezët votojnë me zemër, dhe në të dytin - me mendjen e tyre

Parlamenti Evropian është në prag të krijimit të një familjeje të re politike të formuar nga e djathta ekstreme në një kohë kur e majta po i jep një goditje të papritur të djathtës në Francë. “ Në vend të parë është i ashtuquajturi “Fronti i..

botuar më 24-07-10 2.40.MD

Shkolla bullgare e së dielës në Edrene ka nevojë për më shumë klasa

Shkolla bullgare e së dielës në Edrene filloi aktivitetet e saj edukative në vitin 2017 me një kurs të gjuhës bullgare për fëmijë nga komuniteti i bashkatdhetarëve tanë. Dy vjet më vonë, me iniciativën e Konsullatës së Përgjithshme të Bullgarisë, ajo u..

botuar më 24-07-10 7.30.PD
Shkolla Verore e Gjuhës Bullgare në Tiranë

U mbyll me sukses java e parë e Shkollës Verore të Gjuhës Bullgare në Tiranë

Java e parë e Shkollës Verore të Gjuhës dhe Kulturës Bullgare në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja në Universitetin e Tiranës u mbyll me sukses. Ajo ishte mjaft e pasur në përmbjatje.  Filloi Shkolla Verore e Gjuhës Bullgare në Tiranë Gjatë..

botuar më 24-07-09 2.05.MD