Çdo vit në fund të Kreshmës së Madhe, bota e krishterë me padurim pret lajmin për fitoren e dritës mbi forcat e errësirës – Ringjallja e Krishtit. Përgatitja për të fillon akoma gjatë së shtunës së Llazarit, kur Krishti e ka ringjallur shokun e tij të vdekur Llazar. Prandaj dhe në këngët kishtare gjatë kohës së liturgjisë festive në këtë ditë Biri i Zotit është i lavdëruar si “Ringjallje dhe Jetë”. Izraelitët të cilët e kanë mësuar lajmin për çudinë e bërë E presin në Jerusalem si Mesi. E shtrojnë rrugën e tij me degë palmash dhe e përshëndesin me entuziazëm me fjalët: “Hosana Birit të Davidit!” Mjerisht turma nuk shikon në Të “dritën e botës”, e cila ka pranuar pamjen njerëzore “që të mos të mbetet në errësirë asnjë, i cili beson” në shpëtimin e shpirtit, por vetëm një prijës politik. E njëjta kjo turmë, vetëm disa ditë më vonë do Ta pështyjë me përbuzje me fjalët “Kryqëzoje, kryqëzoje!” Pavarësisht nga butësia dhe kokëtulja, të cilat i ka shprehur si dhe dashuria me të cilën i ka rrethuar që të gjithë, Ai ka qenë i gozhduar në kryq si krimineli më i rrezikshëm, midis dy vjedhësve grabitës. Dhe atëherë Jezusi i indinjuar nga e keqja njerëzore dhe përbuzja është lutur për armiqtë e Tij: “O Atë, fali ata sepse nuk dinë ç’bëjnë.”. Dielli është fshehur, toka është tundur nga vuajtjet e Tij, por njerëzit përsëri nuk kanë parë në Të Birin e Zotit. Vetëm grabitësi, i gozhduar në kryqin fqinjë e Ka njohur: “Zot, kujtohu për mua kur të vish në mbretërinë tënde”. Vetëm ai e ka ndier sesi e gjithë natyra vuan bashkë me Krijuesin, i cili ka parë Birin e Tij të kryqëzuar. Prandaj ai i vetmi e ka parë Parajsën bashkë me Krishtin. Thelbi madhështor dhe shpëtimtar i mësimit të krishterë është falja e përgjithshme “Biri i njeriut erdhi për të shpëtuar atë që qe humbur.”. Pikërisht në këtë është dhe kuptimi i vuajtjeve të Krishtit në kryq – që të mund të lahen mëkatet tona.
Në këtë ditë kisha i lut besimtarët të kujtohen për vetëflijimin vullnetar të Shpëtimtarit dhe për dashurinë e përgjithshme falëse. Të ndiejnë vuajtjet e njeriut të afërt, sepse çdo një dhimbje është një grimcë nga vuajtjet e Krishtit në kryq. Dhe ashtu si njeriu provon tronditjen më të rëndë dhe harron të ushqehet bile dhe të pijë ujë, në ditën e së Premtes së Madhe besimtarët nuk pranojnë ushqim dhe ujë. Në këtë mënyrë ata shprehin unitetin e vet ndaj ngjarjeve të tmerrshme rreth vdekjes së Shpëtimtarit në kryq.
Në ditën e së Premtes së Madhe në mëngjes, përpara shërbesës, në mesin e kishës mbi një tavolinë të madhe vendoset varri simbolik i Krishtit, të mbuluar me qefinin (stofi me të cilin është mbuluar trupi i Krishtit pas rrëzimit të tij nga kryqi). Mbi të vendosen Ungjilli, kryqi dhe lule të bardha. Pas meshës të krishterët ortodoksët afrohen deri tek varri i Krishtit, përkulen përpara pamjes së Shpëtimtarit të qëndisur mbi qefin, e puthin, kurse pas kësaj dhe Ungjillin dhe kryqin, venë lule, përkulen dhe kalojnë nën varrin e ngritur. Pas kësaj përkulen përpara kryqit të madh dhe përpara ikonave të Shën Mërisë dhe të Shën Joanit dhe pasi i puthin, ikin nga kisha. Shumica e kryejnë këtë rit për shëndet, prosperitet dhe për dëbimin e së keqes. Në të vërtetë, në këtë mënyrë besimtarët shprehin përkuljen dhe falënderimin e vet ndaj Krishtit, i cili ka flijuar veten e tij për shpëtimin e njerëzimit. Gjatë kësaj dite lulja simbolizon shpresën për ngjarjen e ardhshme të gëzueshme – Ringjallja.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Vullnetarë përfshihen në pastrimin dhe rimëkëmbjen e manastirit “Shën Spas” pranë majës Bakaxhik në rajonin e qytetit Jamboll të Bullgarisë Juglindore. Aksioni u organizua më 2 nëntor nga kryebashkiaku i fshatit të afërt Çargan, Stoimen..
Në vitin 1847, në familjen e Hristo Ivanov Bankovit - një njeri i urtë nga një familje e vjetër dhe mjeshtër i të ashtuquajturave “eminii” (pantofla), në një nga mëhallët e qytetit të Gabrovos (Bullgaria Qendore) lindi djali i dytë i Hristos...
Muzeu Historik Rajonal në Razgrad më 30 tetor në lidhje me mbylljen e sezonit turistik organizon një xhiro falas në Rezervatin Arkeologjik "Abritus". Gjatë gjithë ditës, ata që dëshirojnë të eksplorojnë Abritusin e lashtë do të shoqërohen dhe do të..
Vullnetarë përfshihen në pastrimin dhe rimëkëmbjen e manastirit “Shën Spas” pranë majës Bakaxhik në rajonin e qytetit Jamboll të Bullgarisë Juglindore...