“Një ditë e bukur është Pashka, por një ditë edhe më e bukur është dita e Shën Gjergjit” – në këtë mënyrë bullgarët shprehin qëndrimin e vet ndaj festës së dashur pranverore të Shën Gjergjit, të konsideruar si përkrahës të barinjve dhe të kopeve. Dhe në qoftë se në Ditën e Pashkëve mishi i qengjit nuk ka qenë i pranishëm në çdo një tryezë, në Ditën e Shën Gjergjit patjetër duhet të ketë mish qengji dhe ai të jetë i gatuar në lloje të ndryshme.
Dikur bile është konsideruar se, në qoftë se në këtë ditë nuk theret qengj, nuk është gjë e mirë, sepse riti është lidhur me begatinë e tokës dhe me pjellorinë e kafshëve. Përpara se të theret qengji është e pranuar që prifti ti lexojë një lutje. Pas kësaj me gjakun e qengjit të flijuar “vaditen” pemët në oborr për një rendiment të mirë dhe mbrojtje kundra sëmundjeve dhe dëmtuesve. Kjo traditë është ruajtur dhe sot e kësaj dite më tepër nëpër fshatra ku mund të shikoni fise të tëra , të mbledhura rreth vendit të caktuar të shenjtë në një tryezë të përbashkët fshati. Përgatitja fillon akoma shumë herët në mëngjes, kur amviset duararta fillojnë të përgatisin mishin dhe të brendshmet e tjera për gjellët me mish qengji.
Fillimisht me një durim lahen zorrët për “shqemben” e preferuar nga të gjithë meshkujt. Asnjëherë ajo nuk ju mërzitet, mund të hanë prej saj dhe në mëngjes, dhe në drekë dhe në darkë. Do ti njihni adhuruesit e kësaj supe në bazë të “erës” së hudhrës dhe të aromës së zorrëve të qengjit. Për përgatitjen e saj janë të nevojshme qepë, gjalpë, piper të kuq, qumësht dhe zorrët e qengjit të pastruar mirë. Supa shoqërohet me uthull, hudhër dhe speca djegëse.
Në qoftë se “shqembeja” nuk është mes supave të preferuara prej jush, me siguri do tu propozojnë kurbanin prej qengji, i cili përgatitet në bazë të të gjitha rregullave nga mjeshtrit më të talentuar të gjellëve me mish qengji. Në të detyrimisht duhet të ketë qepë të freskët, karota, vjozëm i freskët, xhoxhën,patate dhe sigurisht që dhe merudhi të tjera.
Nga të brendshmet (mëlçi e zazë, mëlçi e bardhë, bubrekë dhe zemër) si dhe cipa e qengjit përgatitet e ashtuquajtura drob-sërma. Të brendshmet lahen dhe pastrohen mirë e mirë dhe zihen për rreth 1 orë. Pas kësaj priten imët dhe përzihen me qepën e skuqur në yndyrë si dhe me hudhrën dhe orizin. Shtohen dhe piper i kuq dhe i zi, kripë dhe shumë barishte ose jeshillëqe. Disa venë dhe kërpudha të freskëta për aromë, kurse nëpër fshatra në këtë kohë me siguri që ka dhe kërpudha të sapo mbira. Në fund i shtihet nga lëngu ku kanë zier të brendshmet. Aty nga fundi i pjekjes sipër vendoset kapaku i bërë prej qumështit të rrahur bashkë me vezët dhe pakë miell dhe përsëri piqet.
Derisa shtëpiaket përgatisin sërmanë dhe supat, burrat vërtisin qengjin në hell dhe shikojnë të mos e djegin. Ata të cilët janë me merak më të madh e lyejnë me yndyrë që të jetë edhe jo e thatë por dhe të mund të kap kore.
Të gjitha gjërat duhet të jenë gati deri në drekë, kur që të gjithë mblidhen rreth tryezës. Fillimisht fillohet me sallatën jeshile dhe kuptohet me rakinë e cila e shoqëron. Pas kësaj është radhe e kurbanit ose të shqemes dhe në fund i vjen radha dhe sërmasë me të brendshmet e qengjit dhe qengji i pjekur, të shoqëruar me një verë shtëpie. Si shtesë ka dhe djathë të freskët, gjizë shtëpie dhe kos. Në mënyrë fare të natyrshme në një tavolinë të tillë janë të pranishme dhe byreku dhe pogaçja e gatuar . Thonë se mishi i qengjit hahet derisa është i ngrohtë, që të mos të kthehet në një top në stomak dhe të çuditeni si të shpëtoni! Të gjithëve të cilët do të konsumojnë mish qengji të pjekur në ditën e Shën Gjergjit ,gëzuar! Shpresojmë të kemi qenë të dobishëm me recetat që dhamë.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Dita e Arafatit është dita e fundit nga ditët e shenjta për myslimanët në muajin e Ramazanit. Në Islam, kjo është dita më fisnike e vitit, dhe lidhet me privimet e rënda 30-ditore - "agjërimin". Ngrënja e bukës dhe pirja e lëngjeve dhe e ujit bëhet vetëm..
Një kompozim skulpturor në fshatin е malit Rodopa - Shiroka Llëka lavdëron gajdexhinjtë dhe këngëtarët vendas, të famshëm në mbarë vendin dhe më gjerë. Quhet “Gajdexhiu”, dhe së fundmi në fshat u prezantua një roman me të njëjtin titull. Fshati..
Fshati nënballkanik Turija mirëpret mbi një mijë pjesëmarrës në lojërat e maskaradës "Pleqtë në Turija". Në edicionin e sivjetshëm të festivalit më 30 mars do të marrin pjesë 28 grupe me kukeri (njerëz të maskuar) nga e gjithë Bullgaria. Çdo vit..