Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Filluan incizimet e projektit të ri të muzikantit bullgar xhaz Millço Leviev

Foto: BGNES

Në vitin 1970 Millço Levievi e braktisi Bullgarinë. Në atë kohë ai ishte një muzikant i njohur, solist dhe dirigjent i orkestrave më të mira bullgare. Ai kishte dhënë shumë koncerte me kuartetin e formuar prej tij “Xhaz Fokus 65”. Përtej oqeanit ai nisi me ftesë të Don Elisit. Puna e tij me trumbetarin e njohur amerikan xhaz nuk i ndërpreu lidhjet me Bullgarinë, megjithëqë ishte  e domosdoshme të kalojnë vite me radhë, që t’i bie rastit të kthehet në atdhe. Millço Levievi ishte muzikanti i parë xhaz, i cili me guxim bënte eksperimente me meloditë dhe ritmet popullore bullgare, ndërkaq në atdheun e xhazit. Kohët e fundit muzikanti nisi realizimin e projektit më të ri me Big Bendën e Radios Kombëtare Bullgare me dirigjent Antoni Donçev dhe me korin popullor të grave “Zërat Kozmikë”. 



Vanja Moneva, dirigjente e këtij grupi folklorik sjell më shumë hollësi:

“Ideja e Millço Levievit të krijojë një vepër për big bendë dhe kor popullor lindi para më se 10 vitesh. Mirëpo, është e qartë, se tani erdhi momenti krijues. Titulli, të cilin e zgjodhëm është “Udhëtim në dy bota”, ndërsa ai gjithnjë shton: “Njëkohësisht”. Në pjesën e parë të projektit ka këngë popullore bullgare. Karakteristike është, se titujt e të gjitha këngëve përmbajnë emra grash – Vida, Radka, Grozdanka... Në të gjitha veprat xhazi është i gërshetuar shumë mirë me folklorin bullgar. Dhe sikur krijohet një atmosferë e udhëtimit njëkohësisht në dy shtresa të ndryshme kulturore. Vite me radhë Millço Levievi jetoi në SHBA-në pa të kishte mundësinë të rikthehet në atdhe. Dhe pjesa e parë e projektit “Udhëtim në dy bota” zbulon dëshira e zjarrtë e autorit të kthehet te rrënjët amtare. Së shpejti do të incizojmë edhe pjesën e dytë, mbi të cilën ai akoma punon. Në të, në mënyrë të re krejt të ndryshme ai prezanton shikimin e tij mbi veprën e njohur të Gershuinit “Rapsodia blu”.

Është një kënaqësi e veçantë të punohet me një krijues si Millço Levievi. Ai nuk bënë kompromis në punë, ngandonjëherë ai ndërron partiturat, dhe sikur krijon një muzikë të re, e cila asfare nuk kujton për fragmentet e mëparëshme. Ai është një njeri plotë emocione, por çdo gjë që realizon e bënë me urtësi. Është një përjetim i jashtëzakonshëm, që njeriu të punojë me një krijues të tillë jo standard, plotë ide të llojllojshme.”

Pritet, që gjatë vjeshtës albumi i ri i muzikantit Millço Leviev bashkë me Big Bendën e Radios Kombëtare Bullgare me dirigjent Antoni Donçev dhe me korin popullor të grave “Zërat Kozmikë” me udhëheqëse artistike Vanja Moneva, të jetë gati. Pritet gjithashtu projekti të prezantohen me disa koncerte në mbarë vendin.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

D2 dhe Grafa i japin jetë të re këngës "Sa e bukur je"

Një grup yjor dhe një këngëtar yjor u bashkuan për të ringjallur një këngë të shkruar gati një çerek shekulli më parë. D2 dhe Grafa incizuan këngën e tyre të përbashkët "Sa e bukur je", e cila u publikua këtë të diele në kanalin zyrtar të D2 në..

botuar më 24-11-22 6.55.PD

"Era"

Djemtë e dyshes së njohur “Molec” po i japin fund turneut të tyre në mbarë vendin me një shfaqje spektakolare. Më 21 nëntor në sallën Arena Sofja, Kris Makarov dhe Juli Sllavçev do të na përcjellin në universin e tyre muzikor. “Tre vjet pas shfaqjes së..

botuar më 24-11-20 8.30.PD

"Ditët e anasonit" me B.T.R.

Turneu "30 vjet B.T.R.", me të cilin një nga grupet më të rëndësishme të rock-ut në Bullgari feston përvjetorin, do të përfundojë me jo një, por dy koncerte në sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës. Për shkak të interesimit të madh për të parin - më 20..

botuar më 24-11-19 8.45.PD