Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Si pushuan bullgarët gjatë ditëve të festave

БНР Новини
Foto: Veneta Nikollova

Mund të ankohemi për problemet dhe varfërinë, por pasi vijnë ditët e pushimeve nuk ka shkaqe, të cilat të na bëjnë që të mos dëfrehemi! Po të mbështetemi te statistika dhe vëzhgimet e ekspertëve, gjashtë ditët e pritura të pushimeve rreth 1 majit dhe Ditës së Shën Gjergjiт janë përdorur nga bullgarët për t’u dëfryer në mënyrën më të mirë.


Mbi 200 mln leva ka dhënë bullgari për transport, të fjetur, restorante, shëtitje me anije, spa etj. Sipas të dhënave të Institutit për analiza dhe vlerësime të turizmit, gjatë javës së fundit vetëm për pushimet e tий jashtë shtetit bullgari ka harxhuar rreth 90 mln leva. Sivjet ditët e shumta të pushimeve u bënë shkas që shumë bullgarë të shëtitin larg shtëpisë. Sipas statistikave 140 mijë prej bashkatdhetarëve tanë kanë pushuar jashtë. Ndërkaq dy herë më shumë bullgarë preferuan për ta përkrahur ekonominë bullgare.


Rritje e udhëtimeve jashtë kufijve të vendit u vëzhgua edhe gjatë Pashkëve, kurse vendi më i preferuar është Greqia fqinje. Sipas Rumen Draganovit, drejtor i Institutit për analiza dhe vlerësime të turizmit, turisti bullgar ka para dhe kërkon shërbimin më të mirë, si dhe ushqimin më të mirë. Të gjitha këto gjëra ai i gjen në Greqinë fqinje, duke pasur parasysh edhe faktin se te ne nuk kishte mjaftë hotele dhe restorante të hapura në atë kohë” – deklaroi Draganov para medieve bullgare. E vërteta është se po të ishin më largpamës sipërmarrësit tanë, një pjesë e 90 mln levave të harxhuara jashtë shtetit, mund të derdheshin në ekonominë tonë, por kjo është një temë tjetër...


Në dallim të kolegëve bullgarë, turoperatorët grekë shfaqën zhdërvjelltësi dhe largpamësi, duke ofruar pakete të leverdishme për regjistrimet e hershme dhe siç pritej ofertat e tyre menjëherë tërhoqën turistët që gjatë muajit mars. Një hit i padyshimtë sivjet janë vendpushimet në Greqinë fqinje dhe kryesisht në Halkidiki. Gjatë disa ditëve të fundit mijëra bullgarë preferuan ta vizitojnë Atonin dhe më konkretisht atë pjesë të ishullit, ku gjendet Manastiri bullgar i Zografit. Në qytetin e afërt Uranopoli tingëllonte para se gjithash gjuha bullgare, kurse atraksioni më i kërkuar ishin shëtitjet me anijet e vogla afër manastireve në breg. Gjatë disa viteve të fundit rajoni fitoi famën e një destinimi të preferuar nga turistët bullgarë dhe nga ata maqedonas. Prandaj në shumë prej restoranteve vendase menytë janë në bullgarisht, kurse kamerierët janë bullgarë, të cilat janë emëruar për stinën e pushimeve.

Shumë bullgarë e shënuan Ditën e Shën Gjergjit në vendpushimet jugore të Turqisë fqinje. Serbia gjithashtu ishte një prej destinacioneve të preferuara kryesisht për kuzhinën dhe rakinë e saj. Ndër të tjera, gjatë disa viteve të fundit Serbia preferohet shumë nga turistët bullgarë për gjellët e shijshme dhe çmimet relativisht të ulëta. Madje disa vendpushime serbe shpresojnë kryesisht tek turistët bullgarë.


Megjithë interesin ndaj udhëtimeve jashtë shtetit gjatë gjashtë ditëve të pushimit bullgari nuk hoqi dorë edhe nga vendpushimet bullgare. Përkundrazi! Megjithë motin e keq dhe temperaturat e ulëta, rreth 350 mijë bullgarë preferuan ta përkrahin turizmin bullgar, duke u nisur për vendpushimet tona. Për fat të keq vetëm një pjesë e vogël e hoteleve tona në vendpushimet bregdetare ishin hapur. Jo pak bullgarë preferuan t’i kalojnë ditët e pushimit në fshat, që të shijojnë ajrin e pastër, natyrën e bukur dhe ushqimin e shijshëm. Vendpushimet në malet Rodope dhe Stara Pllanina, ku ka shtëpi malore, i mirëpritën turistët me shumë programe dëfrimi.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Fotografi: Veneta Nikollova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Insistojnë që Bazilika Episkopale e Filipopolit të hyjë në listën e UNESCO-s

Bazilika Episkopale e Filipopolisit është një shembull i gjallë se si mbështetet zhvillimi i turizmit kulturor bullgar, tha ministri në detyrë i turizmit Evtim Milloshev në takimin me Nancy Schiller, presidente e Fondacionit "Amerika për..

botuar më 24-08-22 10.19.PD

Udhëtimet falas të Open Vratsa, të cilat shpalosin bukurinë e Vracës dhe Ballkanit të Vracës

Duke filluar nga kjo verë, vizitorët në Vraca mund të eksplorojnë qytetin malor përmes turneve plotësisht falas me guidë sipas modelit të turneve të ngjashëm që ofrohen në qytetet kryesore evropiane . Ideja është që vizitori i cili është ne..

botuar më 24-08-14 7.45.PD

7 nga shpellat më të bukura dhe misterioze në Bullgari

Në Bullgari ka më shumë se 5 mijë shpella, secila më misterioze dhe e paarritshme, secila me historinë, bukurinë dhe misteret magjepsëse. Disa nga këto thesare të vërteta nëntokësore janë të rregulluara dhe mirëpresin turistët. Ju sjellim..

botuar më 24-08-13 7.05.PD