Mund të ankohemi për problemet dhe varfërinë, por pasi vijnë ditët e pushimeve nuk ka shkaqe, të cilat të na bëjnë që të mos dëfrehemi! Po të mbështetemi te statistika dhe vëzhgimet e ekspertëve, gjashtë ditët e pritura të pushimeve rreth 1 majit dhe Ditës së Shën Gjergjiт janë përdorur nga bullgarët për t’u dëfryer në mënyrën më të mirë.
Mbi 200 mln leva ka dhënë bullgari për transport, të fjetur, restorante, shëtitje me anije, spa etj. Sipas të dhënave të Institutit për analiza dhe vlerësime të turizmit, gjatë javës së fundit vetëm për pushimet e tий jashtë shtetit bullgari ka harxhuar rreth 90 mln leva. Sivjet ditët e shumta të pushimeve u bënë shkas që shumë bullgarë të shëtitin larg shtëpisë. Sipas statistikave 140 mijë prej bashkatdhetarëve tanë kanë pushuar jashtë. Ndërkaq dy herë më shumë bullgarë preferuan për ta përkrahur ekonominë bullgare.
Rritje e udhëtimeve jashtë kufijve të vendit u vëzhgua edhe gjatë Pashkëve, kurse vendi më i preferuar është Greqia fqinje. Sipas Rumen Draganovit, drejtor i Institutit për analiza dhe vlerësime të turizmit, turisti bullgar ka para dhe kërkon shërbimin më të mirë, si dhe ushqimin më të mirë. Të gjitha këto gjëra ai i gjen në Greqinë fqinje, duke pasur parasysh edhe faktin se te ne nuk kishte mjaftë hotele dhe restorante të hapura në atë kohë” – deklaroi Draganov para medieve bullgare. E vërteta është se po të ishin më largpamës sipërmarrësit tanë, një pjesë e 90 mln levave të harxhuara jashtë shtetit, mund të derdheshin në ekonominë tonë, por kjo është një temë tjetër...
Në dallim të kolegëve bullgarë, turoperatorët grekë shfaqën zhdërvjelltësi dhe largpamësi, duke ofruar pakete të leverdishme për regjistrimet e hershme dhe siç pritej ofertat e tyre menjëherë tërhoqën turistët që gjatë muajit mars. Një hit i padyshimtë sivjet janë vendpushimet në Greqinë fqinje dhe kryesisht në Halkidiki. Gjatë disa ditëve të fundit mijëra bullgarë preferuan ta vizitojnë Atonin dhe më konkretisht atë pjesë të ishullit, ku gjendet Manastiri bullgar i Zografit. Në qytetin e afërt Uranopoli tingëllonte para se gjithash gjuha bullgare, kurse atraksioni më i kërkuar ishin shëtitjet me anijet e vogla afër manastireve në breg. Gjatë disa viteve të fundit rajoni fitoi famën e një destinimi të preferuar nga turistët bullgarë dhe nga ata maqedonas. Prandaj në shumë prej restoranteve vendase menytë janë në bullgarisht, kurse kamerierët janë bullgarë, të cilat janë emëruar për stinën e pushimeve.
Shumë bullgarë e shënuan Ditën e Shën Gjergjit në vendpushimet jugore të Turqisë fqinje. Serbia gjithashtu ishte një prej destinacioneve të preferuara kryesisht për kuzhinën dhe rakinë e saj. Ndër të tjera, gjatë disa viteve të fundit Serbia preferohet shumë nga turistët bullgarë për gjellët e shijshme dhe çmimet relativisht të ulëta. Madje disa vendpushime serbe shpresojnë kryesisht tek turistët bullgarë.
Megjithë interesin ndaj udhëtimeve jashtë shtetit gjatë gjashtë ditëve të pushimit bullgari nuk hoqi dorë edhe nga vendpushimet bullgare. Përkundrazi! Megjithë motin e keq dhe temperaturat e ulëta, rreth 350 mijë bullgarë preferuan ta përkrahin turizmin bullgar, duke u nisur për vendpushimet tona. Për fat të keq vetëm një pjesë e vogël e hoteleve tona në vendpushimet bregdetare ishin hapur. Jo pak bullgarë preferuan t’i kalojnë ditët e pushimit në fshat, që të shijojnë ajrin e pastër, natyrën e bukur dhe ushqimin e shijshëm. Vendpushimet në malet Rodope dhe Stara Pllanina, ku ka shtëpi malore, i mirëpritën turistët me shumë programe dëfrimi.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Fotografi: Veneta Nikollova
“Poezia në një shishe” - kështu e përcaktojnë njohësit varietetin emblematik të verës vendase “Mavrud”. Ajo karakterizohet me një ngjyrë të thellë rubin, si dhe nivele të larta të taninit dhe acideve. Në pijen legjendare bullgare mbizotërojnë..
S llënçev Brjag tejkaloi pushimoren turke Marmaris si destinacioni më i përballueshëm për pushimet familjare. Një sondazh i gazetës britanike online “The Independent” krahasoi çmimet e 10 artikujve thelbësorë, duke përfshirë ushqimin, pijet dhe..
Për ne, bullgarët, Bataku është një qytet i shenjtë! Edhe sot e kësaj dite, atje ndihet jehona e ngjarjeve tragjike që lidhen me Kryengritjen e Prillit të vitit 1876, kur shumica e banorëve të pafajshëm të qytezës në malin e Rodopeve u vranë..