Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një projekt evropian për sigurinë në vendin e punës

БНР Новини
Foto: BGNES

Gjatë vitit të kaluar numri i incidenteve të punës në Bullgari është 2264. Po të bëjmë një krahasim – në vitin 2008 ato janë me pothuaj një mijë më pak dhe kjo u detyrohet jo vetëm funksioneve të kufizuara të ekonomisë në një sërë sektorësh për shkak të krizës, sesa përpjekjeve, të cilat bëhen nga firmat për përmirësimin e kushteve të punës dhe për respektimin e legjislacionit në këtë fushë. Kjo, nga ana e vet, u kursen atyre më shumë mjete nga mungesat më të gjata të punonjësve të tyre nga puna. Të mos flasim për rastet më të rënda, të lidhura me jetën e njerëzve.

Afro 14 mln leva (rreth 7 mln euro) është vlera e projektit “Prevenca për sigurinë dhe shëndetin në vendin e punës”, i cili realizohet nga agjencia “Kryeinspektorati i punës” në kuadrin e programit operativ “Zhvillimi i resurseve njerëzore” që nga viti 2009 e këtej. Pothuaj 95 për qind e financimit është nga Fondi Social Evropian. Projekti shënon hapat e uljes së riskut në vendin e punës. Dhe në qoftë se veprimet dhe sanksionet e organit kontrollues “Kryeinspektorati i punës” vijnë pas ndonjë incidenti në vendin e punës, projekti evropian jep modele të gatshme për prevencë në sektorët e ndryshëm ekonomikë, të cilët mund të përdoren jo vetëm nga biznesi bullgar, por dhe nga ai evropian. “Punëdhënësve u japim instrumente për ta bërë atë në mënyrën më të mirë, duke shpresuar që incidentet në vendet e punës gjatë vitit tjetër të ulen me 25 për qind” – është e mendimit Rumjana Mihajllova – drejtoreshë e agjencisë “Kryeinspektorati i punës”.

“Pas përfundimit të projektit këtë muaj, punëdhënësit te ne do të kenë mundësinë për të bërë vetë, me resurset e veta, me potencialin e punonjësve të firmës, vlerësimin e riskut në ndërmarrjet e veta. Kjo do të kursejë shumë shpenzime për emërimin e konsulentëve të jashtëm. Për këtë qëllim ata do të mund të përdorin krejtësisht falas instrumentet e përpunuara për vlerësimin e riskut, të cilat u përgjigjen më mirë standardeve evropiane.”

“Qëllimi ynë është që të rritet statusi profesional shëndetësor i punonjësve dhe të përmirësohen kushtet e punës në të gjitha ndërmarrjet e territorit të vendit” – thotë udhëheqësi i projektit Panajot Panajotov. – Fillimisht u zhvillua një studim kombëtar i kushteve të punës, studim ky, që përfshiu 200 mijë ndërmarrje. 13 prej sektorëve të ekonomisë janë caktuar si të rrezikshëm dhe me rëndësi sociale. Hapi tjetër janë profilet për shëndetësi dhe shëndet. Sipas Panajot Panajotovit:

“Profilet janë një manual me shumë informacion mbi çështjet e lidhura me kushtet e punës në një aspket shumë serioz. Duke filluar nga të dhënat demografike dhe duke u arritur deri te legjislacioni dhe institucionet, të cilat kanë ndonjë lidhje me sigurimin e shëndetit dhe parrezikshmërisë në vendin e punës, me funksionet kontrolluese, strukturat e partnerëve socialë etj. Të dhëna të tilla janë jashtëzakonisht të dobishme për një njeri, i cili ka në plan të investojë. Ai merr informacion për strukturën e krahut të punës në ndonjë veprimtari ekonomike –arsimi i punonjësve potencialë, mosha, seksi, PBB-ja, i cili e gjeneron këtë veprimtari ekonomike, legjislacioni i aplikueshëm”.

Në kuadrin e projektit janë përpunuar modele të sistemeve të administrimit të shëndetësisë dhe sigurisë, të cilat u japin mundësi ndërmarrjeve jo vetëm t’i zbatojnë kërkesat ligjore, por edhe t’i zhvillojnë këto sisteme. 248 firma në vend tashmë kanë aplikuar 13 modelet e përpunuara dhe kjo u jep atyre mundësi për të modernizuar politikën e firmës në këtë fushë. Sipas ekspertëve të Agjencisë Evropiane për shëndetësi dhe shëndet, nëpërmjet këtij projekti inspektorati bullgar i punës ka përpunuar numrin më të madh të instrumenteve për vlerësimin e riskut dhe të mjedisit të sigurt të punës. Këto janë rezultate, të cilat deri tani nuk ka arritur asnjë shtet tjetër evropian.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Programi arsimor "Tregimet e pathëna të bullgarëve" me mbështetje të madhe brenda dhe jashtë vendit

Bullgarë nga 18 vende, 34 shkolla jashtë dhe 8 pedagogë bullgarë nga universitetet jashtë vendit janë pjesëmarrës në vitin e parë të Programit Kombëtar "Tregimet e pathëna të bullgarëve", i cili kërkon fakte pak të njohura për bullgarët e denjë apo ngjarje..

botuar më 24-11-12 5.26.MD

Për herë të parë që nga viti 1985, në vendin tonë ka një rënie pothuajse zero të popullsisë

Nga raporti i Këshillit të Ministrave për zbatimin е "Strategjisë Kombëtare të Përditësuar për Zhvillimin Demografik të Popullsisë në Republikën e Bullgarisë" në vitin 2023 del qartë se për herë të parë në 38 vjet në Bullgari raporti ndërmjet rritjes..

botuar më 24-11-12 7.05.PD

Grafitet në Bllagoevgrad kujtojnë historinë tonë 20-vjeçare në NATO

Pak ditë më parë në Bllagoevgrad u pikturua një grafiti-mural shumëngjyrësh i krijuar në lidhje me 20-vjetorin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO. Vepra e artit të rrugës u realizua me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë,..

botuar më 24-11-10 5.45.PD