Bullgaria ka të dhëna, të cilat mund të përshpejtojnë zhvillimin e turizmit alternativ dhe të specializuar-këtë e deklaroi zëvendës-ministri i ekonomisë dhe energjetikës Branimir Botev përpara pjesëmarrësve në konferencën ndërkombëtare “Ushqimi dhe natyra në Bullgari në dobi të biznesit të gjelbër dhe të qëndrueshëm”, e cila organizohet në kuadrin e festivalit të 5 “Ditë të gjelbra” në Sofje. Dhe kjo është fakt. Gjithnjë e më shumë njerëz interesohen nga turizmi alternativ. Një pjesë prej tij është dhe ai kulinar bashkë me numrin rritës të festivaleve kulinare në qytetet e ndryshme nëpër vend-si festivalet e kosit në qytetin Razgrad, të bukës në fshatin e haskovos Rabovo, përrallë për kungullin në qytetin Sevlievo ose të kofshës së kaprollit në Elena.
Gjithnjë e më shumë janë restorantet, të cilat i tërheqin turistët me gjellë autentike në bazë të recetave të vjetra vendase. Të tillë janë patatniku/ një gjellë me patate të grira në rende/, çomleku/ një mish derri i pjekur me perime në enë prej balte/, klini/ byrek me oriz/ dhe të tjera, të cilat janë tipike për rajonin e malit Rodopa. Në të kaluarën malet Rodopi nuk kanë qenë të lidhura me brendësinë e vendit me rrugë komode. Kjo ka vështirësuar pajisjen me produkte ushqimore. Gratë e kanë përgatitur gjellën vetëm me gjërat e prodhuara në kopshtin personal-fasule, patate, grurë e të tjera. Në tryezë asnjëherë nuk ka munguar qumështi dhe prodhimet e qumështit. Amvisja e shtëpisë i ka larmuar gjellët, duke kombinuar patatet me fasulen, lakrën me orizin, fasule dhe fjerza me patate e të tjera. Të gjitha gjërat janë përdorur në pamjen e tyre natyrale.
Një nga festivalet e rinj, i cili po zhvillohet për herë të parë në Rodopet është ky i çevermes në Zllatograd. Çevermeja prej qengji /qengji i pjekur në hell/ është një nga gjellët më emblematike për këtë krahinë dhe është e çuditshme se deri tani asnjë qytezë bullgare nuk ka organizuar një festë të ngjashme për të tërhequr fluksin e turistëve. Por të parët janë banuesit e qytetit Zllatograd.
Gjatë viteve të fundit Zllatograd mundi të bëhet gjithnjë e më i njohur me shumë ngjarje, të cilat bashkia dhe biznesi vendas po organizojnë. Për kuptimin dhe rolin e atraksioneve turistike për zhvillimin e regjionit, na tregon krijuesi i kompleksit Etnografik në qytet Aleksandër Mitushev.
“Me idenë e vet të mirë për festivalin e çevermes /mish qengji në hell/ gjatë kohës së festave të majit, Zllatograd mundi të tërheq jashtëzakonisht shumë njerëz pavarësisht nga koha me shi. Gërshetimi i një turizmi kulinar, kulturor dhe i lidhur me ngjarje të caktuar japin kontributin e vet për zhvillimin e qytetit të bukur rodopës dhe u krijojnë të ardhura njerëzve. Dhe kjo është shembull për këtë se, ushqimi dhe natyra në Bullgari me të vërtetë janë pjesë nga biznesi i gjelbër dhe rezistues.”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Liderët e turizmit nga Bullgaria, Greqia, Kosova dhe Maqedonia e Veriut u nderuan nga edicioni i 10-të i forumit ndërkombëtar Balkan Awards of Tourism Industry 2024. Ceremonia u zhvillua në Sofje më 5 dhjetor. Kalaja Kaleto në komunën e Bellogradçikut..
Ministri i kulturës Najden Todorov nderoi Prof. Ljudmill Vagalinski me certifikatën “Mbrojtës të Trashëgimisë”. Arkeologu dallohet për zbulimet e rëndësishme në qytetin antik Herakleja Sintika. Ministri deklaroi se gërmimet e Prof. Vagalinski..
Me shtëpitë e tij të vjetra me çati me tjegulla, rrugicat e pjerrëta të cilat gjarpërojnë gjer në shpatet e malit dhe muret prej guri që ruajnë sekretet shekullore, Kovaçevica është një nga fshatrat më të bukur dhe më romantik bullgar . Nuk ka..
Më 31 janar të vitit 1905, 15 studentë entuziastë u ngjitën për herë të parë gjatë dimrit në majën më të lartë të malit Vitosha, rrëzë së cilës ndodhet..