Sot më 25 maj, në Bullgari zhvillohen zgjedhje për deputetë në Parlamentin e ri Evropian. Për 17 vendet e caktuara të Bullgarisë në këtë institucion, kandidohen 15 parti, 6 koalicione dhe 3 kandidatë të pavarur. Subjektet politike që marrin pjesë janë më shumë, se sa në zgjedhjet e mëparshme për deputetë evropianë vitet 2007 dhe 2009. Më i madh është edhe numri i seksioneve të votimit jashtë shtetit – 168 gjithsej në 35 shtete. Ekspertët supozojnë, se do të votojnë nga 2.5 milion deri në 2.8 milion zgjedhës. Gjatë vitit 2007 votuan mezi 1.9 milion zgjedhës, ndërsa në vitin 2009 ata ishin afro 2.6 milion. Konsiderohet, se pjesëmarrja më e ulët në zgjedhjet do të favorizojë forcat politike me elektorat të qëndrueshëm, përderisa pjesëmarrja më e madhe – formacionet me përkrahje më të vogël. Analizat sociologjike ditët e fundit të fushatës paraelektorale tregojnë, se 44 për qind prej të anketuarve me siguri do të votojnë. Një e pesta do të përfitojnë nga mundësia e votimit preferencial. Kjo mundësi u garantua, që të evitohet vota e kontrolluar nga ana e partive. Ideja është, që zgjedhësit të tregojnë në ndonjë listë favoritët e tyre dhe kështu të ndëshkojnë kandidatët e nomenklaturës partiake. Votuesit në Bullgari janë më shumë se 6 milion e 900 mijë veta. Votat e domosdoshme për një mandat në Parlamentin Evropian përbëjnë 1/17 prej numrit të votave të vlefshme, gjë që do të thotë 5.88 për qind.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Dhjetëra njerëz humbën jetën nga zjarri në resortin malor turk Kartalkaya 78 persona humbën jetën për shkak të zjarrit në një hotel në vendpushimin turk të skive Kartalkaya, provinca Bolu, në veriperëndim të Turqisë. Në mesin e të vdekurve ka..
Presidenti Rumen Radev zhvilloi një bisedë telefonike me Përfaqësuesin Special të BE-së për Dialogun Beograd-Prishtinë dhe Ballkanin Perëndimor, Mirosllav Llajçak. Të dy diskutuan aspektet e procesit të integrimit evropian të vendeve të rajonit. Të dy..
Bullgaria doli nga një gjumë i gjatë politik - 81 ditë pas votimit të gjashtë të parakohshëm parlamentar, Kuvendi Popullor zgjodhi qeverinë e 105-të të vendit. 125 deputetë mbështetën kabinetin e koalicionit, të vulosur nga një marrëveshje midis tre nga..
Vullneti i përbashkët dhe potenciali ekonomik i të dyja vendeve janë parakushte të rëndësishme për zhvillimin lart të marrëdhënieve tona, tha..