Sot më 25 maj, në Bullgari zhvillohen zgjedhje për deputetë në Parlamentin e ri Evropian. Për 17 vendet e caktuara të Bullgarisë në këtë institucion, kandidohen 15 parti, 6 koalicione dhe 3 kandidatë të pavarur. Subjektet politike që marrin pjesë janë më shumë, se sa në zgjedhjet e mëparshme për deputetë evropianë vitet 2007 dhe 2009. Më i madh është edhe numri i seksioneve të votimit jashtë shtetit – 168 gjithsej në 35 shtete. Ekspertët supozojnë, se do të votojnë nga 2.5 milion deri në 2.8 milion zgjedhës. Gjatë vitit 2007 votuan mezi 1.9 milion zgjedhës, ndërsa në vitin 2009 ata ishin afro 2.6 milion. Konsiderohet, se pjesëmarrja më e ulët në zgjedhjet do të favorizojë forcat politike me elektorat të qëndrueshëm, përderisa pjesëmarrja më e madhe – formacionet me përkrahje më të vogël. Analizat sociologjike ditët e fundit të fushatës paraelektorale tregojnë, se 44 për qind prej të anketuarve me siguri do të votojnë. Një e pesta do të përfitojnë nga mundësia e votimit preferencial. Kjo mundësi u garantua, që të evitohet vota e kontrolluar nga ana e partive. Ideja është, që zgjedhësit të tregojnë në ndonjë listë favoritët e tyre dhe kështu të ndëshkojnë kandidatët e nomenklaturës partiake. Votuesit në Bullgari janë më shumë se 6 milion e 900 mijë veta. Votat e domosdoshme për një mandat në Parlamentin Evropian përbëjnë 1/17 prej numrit të votave të vlefshme, gjë që do të thotë 5.88 për qind.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Cilësia e jetës së njerëzve me fokus në arsim dhe shëndetësi - ky do të jetë prioriteti i qeverisë së re, tha kandidati për kryeministër Rosen Zheljazkov nga GERB-SDS. Ai tregoi shtetin e së drejtës, financat e qëndrueshme, buxhetin e balancuar dhe..
GERB-SDS, "BSP - E majta e bashkuar" dhe "Ka një popull të tillë" (ITN) nënshkruan një marrëveshje me prioritetet kryesore të qeverisë së ardhshme, njoftoi qendra e shtypit GERB-SDS. Grupi parlamentar i "Demokracia, të Drejtat dhe Liritë - DPS" rreth Ahmed..
Rumania bëhet prodhuesi më i madh i gazit natyror në BE Rumania ishte prodhuesi më i madh i gazit natyror në BE në vitin 2024 dhe nga viti 2027, falë projektit “Neptun Deep”, vendi do të dyfishojë prodhimin e tij. Këtë e ka bërë të ditur ministri..