Bullgaria është një pëllëmbë toke, por megjithatë natyra e saj është e larmishme dhe shumë e bukur. Le të marrim Rodopet. Edhe ata, që kohë të gjata kanë bredhur kodrat piktoreske të malit gjithnjë habiten nga bukuria e tij. I tillë është rasti me dy udhëtarët e etshëm Gavraill Gavraillov dhe Aleksandër Karaxhov. Ata adhurues të natyrës së egër vendosën të tregojnë dhe të prezantojnë atë që kanë parë dhe kanë përjetuar gjatë bredhjeve të gjata në këtë këndë të parajsës. Kështu në treg doli libri “Rodopet – në kërkimin e rrënjëve”. Kjo është një vepër plotë fotografi të mrekullueshme, e cila ka të ngjarë se do të shndërrohet në një udhërrëfyes të njerëzve kureshtar.
Mirëpo, që të njihesh nga më afër këtë mal magnetik, është mirë që të mos ecësh në rrugët e asfaltuara dhe itineraret e njohura. Është mirë, që të nxitet nga brenda kureshtja dhe interesi. Dhe jo në vend të fundit duhet të shfaqësh dhurim. E gjithë kjo nuk është e rastit, sepse pasuritë e vërteta të Rodopeve fshihen në atmosferën e përjetshmërisë së fshatrave dhe mëhallëve të largëta, që shtrihen në viset pothuajse të paarritshme, por jashtëzakonisht piktoreske dhe më në veçanti në takimet me malësorët e moshuar, që edhe më sot ruajnë urtësinë e stërgjyshërve. Mirëpo, që të arrish deri tek ato kënde tepër të bukura, do të jetë e domosdoshme të ecësh shumë nëpër shtigjet malore. Është mirë, që para kësaj të grumbullosh informacion – nëpërmjet internetit, hartave, udhërrëfyesve... Dhe libri i ri për Rodopet mund të bëhet një udhëheqës i paçmueshëm për këtë. “Këtë mal ia kam afër zemrës sime, jo vetëm për rrënjët time nga Rodopet, por edhe për magjinë e tij, për njerëzit e tij të jashtëzakonshëm!” – rrëfen njeri prej autorëve të librit – Gavraill Gavraillov. Aventura ekstreme në mes të natyrës, prezantimi i trashëgimisë trake dhe romake, itinerare deri te kështjella mesjetare, atraksione të reja dhe shtëpi për mysafirë, mirëpo më në veçanti – tregime për kënde pak të njohura... Dhe e gjithë kjo prezantohet në mënyrë interesante dhe mahnitëse. Ndoshta për këtë arsye libri lexohet me një frymë. Të mos flasim për fotografitë unike prej autori. Nga udhërrëfyesi mësojmë, se Rodopet janë një parajsë për gustatorët, dhe për adhuruesit e verës së shijshme. Tregohen adresat e kantinave në rajonin e Rodopeve Jugore, si Ognjanovo, Vinogradec, Ustina, Brestovica...
“Në librin ka tema, lidhura me bukën dhe me verën, ku tregojmë jo vetëm për turizmin që ofron shijimin e verërave, por edhe për simbolikën e verës dhe bukës në traditën e krishtere të përhapur në Rodopet – thotë Gavrailli. – Flasim edhe për zhvillimin e të ashtuquajturve “shtëpi të bukës”, të cilat kohët e fundit filluan të krijohen në këtë mal. Ato shndërrohen në vende kulturore, të cilat kujtojnë vatrat e kulturës nga e kaluara. Aty njerëzit mblidhen dhe zbatojnë ritet e brumosjes dhe pjekjes së bukës. Një shtëpi të tillë të bukës tashmë ka në qytetin Smoljan. Në kohë të afërt shtëpi të tilla do të krijohen në Çepellare dhe në vendbanime të tjera të Rodopeve. Një temë tepër interesante ka të bëjë me rritjen e deleve dhe simbolet e lidhura me të. Në të kaluarën nëpër bjeshkët e malit dëgjohej tringëllima e qindra këmborëve. Mirëpo sot gjithnjë e më pak njerëz rritin kafshë. Simbolet, me të cilët e lidhim Rodopën janë kaba gajdja, mishi i pjekur në hell, kosi, këmborët – pra e gjithë kjo ishte një pjesë e natyrshme e jetës së barinjve dhe e njerëzve, që popullojnë malin. Do të ishte mirë, në se sot ato veçori të mos ishin vetëm një atraksion turistik.”
Duke shfletuar botimin e mrekullueshëm mësojnë nga ku vjen emri i pushimores së njohur Pamporovo dhe çfarë do të thotë fjalën dialektike “pampor”. Krahas kësaj në fund të librit autorët botojnë një fjalor të shkurtër bullgaro-rodopës plotë fjalë, proverba dhe shprehje, të cilët janë pjesë e gjuhës së përditshme të banorëve të moshuar të malit.
“Kur turistët bëjnë provë të komunikojnë me këta njerëz është tepër e vështirë ta kuptojnë – shpjegon Gavrailli. – Dëshirojmë ta provokojmë kureshtjen e lexuesve, ta nxisim të pyesin për zakonet vendore, sepse Është me rëndësi që njeriu të bisedojë me njerëzit, që të mësojë më shumë për Rodopet duke iu referuar kontaktit të drejtpërdrejtë me banorët e fshatrave të vogla. Sepse ka çfarë të dëgjojë nga ata njerëz të mençur” .
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Fotografi: Merkurij Komers 97 – Dobriç
Dokumentari i Televizionit Kombëtar Bullgar (BNT) "Pasqyra shpirtërore e qytetit të krishterë Nesebër" u nderua me gjithsej katër çmime në tri festivale prestigjioze ndërkombëtare të filmit në Brazil, Gjeorgji dhe Portugali. Skenarist i filmit është..
Udhërrëfyesi i njohur i udhëtimit "Lonely Planet" e renditi resortin bullgar Bansko në Pirin ndër vendet më të mira për t'u vizituar vitin e ardhshëm në udhëzuesin e tij " Best in Travel 2025", raportoi BTA. Platforma e përshkruan Banskon si "një..
Vendi ynë është organizatore e Takimit Vjetor të Komitetit Evropian të Shoqatave të Operatorëve Turistik dhe Agjentëve të Udhëtimit - aktiviteti më i madh i institucionit që bashkon operatorët turistikë të Evropës. “Mikpritja e këtij takimi është një..
Ata kënaqin syrin, plotësojnë dëshirat dhe shërojnë. Mijëra kolona rëre, të vogla e të mëdha, që ngjasojnë me njerëz, bimë apo kafshë mitike, ngrihen në..
Tërheqësja e vjetër në fshatin Govedarci, bashkia e Samokovit në malin Rilla, do të modernizohet në një teleferik me katër ulëse me një kapacitet prej..