Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Traditat popullore në Ditën e Ngjitjes së Zotit Krisht në qiej

Sipas besimit të popullit ndryshkulli është një bimë mjekuese.
Foto: arkiv

Populli bullgar ka emër të vet për festën e krishtere Ngjitja e Zotit Krisht në qiej. Sipas shkrimit të shenjtë të Ungjillit këtë ditë, e cila gjithnjë bie ditën e 40 pas Pashkës së Madhe, Krishti i Ringjallur ngjitet në Qiell. Në kalendarin folklorik bullgar kjo ditë mban emrin Spasovden një fjalë etimologjia e së cilës vjen nga “spasenie”, shqip shpëtim, ose Dita e Shpëtimit. Ditën e Shpëtimit vet Shëlbuesi zhdryn qiellin dhe tokën dhe bën ashtu, që të bie shi të imtë, që të ketë bukë gjatë tërë vitit. Ky heroi mitik është pothuajse vëlla binjak i Shën Gjergjit. Si vëllai i tij, herët në mëngjes ai e hip kalin, “që të rrethojë sinorin e gjelbër, që të shikojë të lashtat e mbjella dhe resat e gjelbra të hardhive”, siç tregohet në këngët e ritit. Çdo pik shiu ditën e Ngjitjes në qiej të Zotit Krisht është një verdhushkë – po këtë thotë populli edhe për shiun Ditën e Shën Gjergjit, që bie më 6 maj. Natën duke u gdhirë Ditën e Ngjitjes së Zotit Krisht në qiej, është tepër e përshtatshme të drejtohen lutje, sepse besohet, se atëherë të gjitha vegimet plotësohen.

Ditën e Ngjitjes së Zotit Krisht në qiej, ose bullgarisht Spasovden ose Dita e Shpëtimit në traditën folklorike ndalohet të punohet. Atë ditë gratë nuk duhet të prekin asnjë gjë të gjelbër, sepse gjatë verës breshëri do të prishë të mbjellat. Nuk lahen edhe nuk shtrihen rrobat, që të mos ketë thatësirë.

Besohet se Ditën e Ngjitjes së Zotit Krisht në qiej perëndia mbledh shpirtrat e të vdekurve të lërë Të Ënjtën e Madhe. Gratë vizitojnë varrezat dhe japin bukë të ritit, qumësht dhe qershitë e para të pjekura. Me vete mbajnë edhe gjethe arre, të cilët i vënë mbi varret. Besimi është, se të vdekurit para se të kthehen në botën e përtejme marrin me vete nga ushqimi. Nëse të afërmit e kanë harruar, ata marrin nga një grusht dheu dhe ikin.

Rosen, roksosan, selim – ato janë emrat e shumta, me të cilët populli e quan ndryshkullin – një bimë barishtore shumëvjeçare. Ndryshkulli haset pothuaj në territorin e mbarë vendit. Ai rritet sidomos në toka djerre dhe shpate gurore në lartësi deri në 1200 metra mbi nivelin e detit. Më shpesh ai haset në rajonet ku dheu është më tepër gëlqeror. Kërcelli i kësaj bime arrin deri në një metër të gjatë. Burbuqet e luleve janë të mbledhura si tufë dhe hapen gjatë qershorit. Lulet i ka të bardha, roze ose të kuqe me erë të mirë. Ato lëshojnë sasi të mëdha vajra eterike. Thonë, se nëse ndonjë ditë diellore plotë vapë nëse mbi lulja e çelur do të vihet një shkrepës e ndezur, atëherë në ajër mund të shpërthejnë flakë. Lëshohet një tym të zi, por lulja mbetet e paprekur. Ndryshkulli është një bimë njëkohësisht helmuese dhe mjekuese – ashtu siç shtojzovallet mund ta sëmurin ose ta shërojnë njeriun. Ndryshkulli konsiderohet se është lulja e preferuar nga ato krijesa mitike. Me të ato thurin kurora dhe zbukurojnë flokët. Kur shtojzovallet janë të lumtura ata shfaqin mëshirë ndaj njerëzve. Tërë vitin ato krijesa përrallore jetojnë në pyjet më të dendura dhe më të largëta. Te njerëzit vijnë një herë për vit – gjatë pranverës, kur duhet të vesojnë luadhet dhe arët, që të ketë bukë. Ata vijnë zakonisht ditën e mërkure dhe fillojnë të thurin buqetat me ndryshkullin dhe pelinin. Ditën e diele ato e lagin natyrën pak nga sipër. Që këtu vjen edhe emri i kësaj periudhe – e Diela e Shtojzovalleve.

Janë të përhapura edhe praktika të ndryshme shëruese. Edhe më sot me popullaritet më të madhe është, që të mblidhet ndryshkulli. Besohet, se atë ditë bima u ndihmon më shumë të sëmurave.

Një praktikë tjetër kuruese Ditën e Shpëtimit – Spasovden, iu shpreson piklat e vesës. Besohet se kjo ditë vesa është mjekuese. Prandaj ata që kërkojnë shërim nga ndonjë sëmundje herët në mëngjes atë ditë, që para se të agojë dielli, duhet të rrëkëllehen në luadhet me vesë.

Tërë java e kremtimit të Ditës së Ngjitjes në Qiej të Zotit Krisht është festive. Ajo i është kushtuar bukës dhe rritjes së grurit. Detyrimisht brumosen bukë të llojllojshme të zbukuruara me ojna të ndryshme. Një nga veçoritë është, se ornamentet nuk janë të caktuara, siç është kjo te ritet e tjera. Ato bëhen sipas aftësisë së amvisës. Ojnat më tepër i ngjajnë zbukurimit të bukës së Hyjlindëses, të lindjes, të pagëzimit. Ato bëhen me lug, me bosht ose sende të tjera. Dhe kjo është një veçori tjetër. Për këtë bukë nuk shfrytëzohet brumi për zbukurim, gjë që karakterizon përgatitjen e pogaçeve festive për kremtet e ndryshme  festive. Edhe më sot kjo ditë shënohet edhe si festë profesionale e bukëpjekësve dhe ëmbëltorëve.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Tingulli i gajdeve do të dëgjohet mbi livadhet e Ilindenit me rastin e tubimit në fshatin Gella

Me rastin e tubimit tradicional në fshatin Gella , nga sot, 2 gusht, deri në të dielën, 4 gusht, në livadhet e Ilindenit do të tingëllojë një program pesëmbëdhjetëorësh me muzikë autentike të Rodopeve. Pritet që eventi të tërheqë mijëra..

botuar më 24-08-02 8.05.PD

Festivali i qëndistarisë paraqet traditën e qëndisjes në fshatin Vardim

Vazhdon festivali treditor i qëndisjes për banorët dhe mysafirët e fshatit Vardim në rajonin e qytetit Svishtov. Ajo zhvillohet në sheshin pranë Vatrës së Kulturës "Trudoljubie 1907", njoftuan organizatorët. Festivali promovon një pjesë..

botuar më 24-07-27 7.35.PD

Në Aksakovo u krijua grupi i parë i vajzave - gajdexhinj në Bullgari

Në qytetin Aksakovo, rajoni i Varnës, u krijua grupi i parë bullgar i gajdexhinjve vetëm me vajza. Këtë e bëri të ditur Nikolla Georgiev, drejtues i Shkollës së Gajdexhinjve “Trakia”, pranë së cilës u formua grupi. Ivelina, sijana, Sara, Kalina,..

botuar më 24-07-24 10.37.PD