Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Fillon Festivali i VIII Ndërkombëtar “Me këngët e motrave Biserovi”

БНР Новини
Ljubimka, Mitra, Rosica, Rosen dhe Neda
Foto: bisserov.net

Në fillim të qershorit do të zhvillohet Festivali tradicional “Me këngët e motrave Biserovi”. Ai u themelua në vitin 2006 dhe që nga atëherë gjithmonë ofron një program shumë të pasur. Që para festivalit të gjithë pjesëmarrësit përgatitin të paktën një këngë prej repertorit të trios së njohur. Në kuadrin e aktivitetit organizohen atelie të muzikës popullore bullgare. Mikpritësi tradicional është qyteti Sandanski, si dhe vendbanimet e ndryshme rreth tij. Për herë të parë këtë vit do të mbahet një koncert në Sofje. Forumi zhvillohet gjatë ditëve rreth festës së lëvizshme kishtare Pentikostia. Atëherë zhvillohet edhe tubimi në fshatin Pirin – vendlindja e motrave Ljubimka, Mitra dhe Neda Biserovi. Trioja e tyre, kurse më vonë formacioni “Familja Biserovi”, ku marrin pjesë edhe fëmijët e tyre, kanë popullaritet në të gjitha kontinentet. Kanë marrë pjesë në dhjetëra festivale ndërkombëtare, ku kanë pasur mundësinë për të dëgjuar folklor nga mbarë bota. Familja muzikore i njeh të gjithë mbartësit më të njohur të traditave të vjetra unikale nga të gjitha pikat e planetit. Disa prej tyre tashmë kanë marrë pjesë në festivalin “Me këngët e motrave Biserovi”. Disa të tjerë do të kenë shfaqje në festivalin e sivjetshëm.

“Festivali fillon më 5 qershor me një koncert në sallën e Akademisë Bullgare të Shkencave, në qendër të Sofjes, hyrja është e lirë – tregon Ljubimka Biserova. – Publiku do të mund të dëgjojë tri prej formacioneve. Nga Italia do të mbërrijë grupi “I Muzikalia”, themeluar nga vëllezërit Marselo dhe Amerigo. Para pak kohe ata morën pjesë në dy prej edicioneve. Tani do të vijnë me formacionin e tyre të ri, ku luajnë në veglat muzikore dhe këndojnë bashkë me fëmijët e tyre. “Tenore Murales” (nga Sardenja e Italisë) e njohim që nga viti 1993, kur morëm pjesë së bashku në një festival. Stili i tyre është unikal dhe është përfshirë në listën “Thesaret e gjalla njerëzore” të UNESKO-s. Grupi “Pekel” nga Holanda do të marrë pjesë, duke interpretuar disa këngë të vjetra që nga shekulli i XVI-XVII, si dhe me orkestrime moderne autori. Gëzohem se vajzat nga “Slavonik Traktor” (një kor nga Finlanda) shfaqën dëshirë për të marrë pjesë për herë të tretë në festival. Atyre u pëlqen shumë muzika popullore bullgare, madje para disa vitesh përgatitën një disk. Në repertorin e tyre janë përfshirë edhe këngë të popujve të tjerë sllavë, si dhe këngë nga folklori finlandez. Më 6 qershor të gjitha formacionet do të mbajnë një koncert në qytetin e Sandanskit, të nesërmen – në qytetin Goce Dellçev, më 8 qershor në mëngjes do të mbahet një koncert në sheshin e fshatit Pirin. Ai është dhuratë për familjet, të cilat sipas traditës takohen dhe bëjnë kurban te kisha e vjetër “Triada e Shenjtë”.

Në festival do të marrë pjesë gjithashtu grupi koreografik “Dojna Baraganului”, i cili luan në veglën tradicionale australiane dixheridu. Pjesëmarrje do të ketë edhe “Familja Motrat Biserovi”.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Nëse është e nevojshme"

Stenli e hap vitin me këngën e tij të re "Nëse është e nevojshme" - një këngë që do të përfshihet në albumin e tij të ri. "Nëse është e nevojshme" ka tingullin tipik modern të muzikës së stilit pop të këngëve të artistit të njohur dhe, si gjithmonë, bën..

botuar më 25-02-07 6.05.PD

Mery Boys Band shënon 30 vjetorin në skenë me një koncert feste

Ata kanë mbi tre mijë shfaqje muzikore. Këngët e tyre "Rruga e gjatë për në shtëpi" dhe "Luledielli" janë përfshirë në disa tekste shkollore të muzikës në Bullgari. Dhjetëra janë hitet e tyre, çmimet dhe nominimet për punën e tyre, por ata e pranojnë..

botuar më 25-02-06 8.20.PD

"Atje, në kthesë" - "takimi" i parë muzikor i Vasill Najdenovit dhe Vëllezërve Argirovi

Interpretuesit e njohur bullgar Vasill Najdenov dhe dyshja “Vëllezërit Argirovi” i njohim individualisht prej disa dekadash, por që tani kanë regjistruar për herë të parë një këngë të përbashkët me titull "Atje, në kthesë". Teksti, i cili tregon për..

botuar më 25-02-05 4.30.MD