Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Qengji ka filluar të blegërijë” – simbolika e qengjit, deles dhe dashit në folklorin bullgar

БНР Новини
Foto: BGNES

Rritja e deleve krahas me bujqësinë është një mënyrë bazë jetese nëpër tokat tona. Ja përse barinjtë janë me një nder të madh në kulturën tradicionale, kurse delet e shumta, të kënduara në këngët si “një kope gri” janë shenjë për pasuri dhe mirëqenie të pronarit të vet. Shkak për krenari janë dhe zilet – hllopka ose çanë, të cilat i mbajnë kafshët dhe për të cilat zakonisht “këndohen” në një kor me tinguj të bukur. Në këngët lidhur me Krishtlindjen drejtohen lutje që kopeja jo vetëm të shumohet, por dhe të ketë binjakët (d.m.th. të lindin qengja-binjakë). Përshkruhet qengja me lëkurë të hollë, me brinjë të thurur dhe qengja me ballë të bardhë. Vlerësohen shumë kafshët e bardh , me rrathë të errëta rreth syve. Prandaj dhe vajza e bukur, e cila sipas rregullit është syzezë, krahasohet me qengjin e bardhë, me qengjin e butë ose me qengjin ledhatues.






Si një qengj i vogël përshkruhet dhe fëmija e vogël, për shembull në gjë e gjëzën “Qengji blegërin midis dy maleve” (d.m.th.fëmija e vogël në djep). Në kohën më të re shumë e njohur bëhet kënga “Qengji ka filluar të blegërijë” në interpretim të këngëtarit të njohur popullor Boris Mashallov. Kënga tregon historinë tronditëse të qengjit, nëna e të cilit Rogusha është e shitur “kasapëve të këqij”, pavarësisht se në kohë e ka ndihmuar pronarin të shpëtojë kopenë nga mbytja. Sipas dëshmive të njerëzve dëshmitarë, kjo këngë ka bëri për të qarë dhe të mëdhenj dhe të vegjël, por dhe sot vazhdon t’i emocionojë dëgjuesit.


Qengji është simboli i butësisë, i nënshtrimit, që aty vjen dhe fraza e njohur “si një qengj përpara therjes”. Kjo pamje ka rrënjë të thella në krishterimin, ku akoma në ungjillin e vjetër tregohet historia për Avraamin dhe Isakun. Avraami i cili është bërë me djalë në moshën rreth 100 vjeçare, e ka dashur më shumë se çdo gjë, por Zoti ka dashur prej tij që të flijojë më të shtrenjtën për të. Pa u luhatur, babai është bërë gati të ther djalin e tij, por në momentin e fundit engjëlli i Zotit i ka kënduar dorës së tij, kurse në shkurret e afërta ka ardhur një dash- zëvendësues të viktimës njerëzore. Ky tregim biblik në fakt sqaron praktikën të theret kurban – një flijim në mënyrë riti të një kafshe, më shpesh të një dashi ose qengji, të realizuar në festa të mëdha.

Mbase për shkak të dramatizmit të vet, tema për flijimin e Avraamit po fiton një popullaritet të veçantë në këngët popullore, ku në variante të ndryshme përshkruhet historia e babait, i cili ka vendosur të ther djalin e vet në ditën e Shën Gjergjit. Atëherë sipas traditës çdo një familje duhet të japë kurban për nder të shenjtorit, por babai është i varfër, nuk ka dele dhe nuk mund të blej qengj. Tronditëse dhe prekëse janë skenat, në të cilat fëmija e lut babin t’i lidhë duart, që të mos pa dashje ta godasë gjatë agonisë së vet. Në fund, kuptohet, ndërhyjnë engjëllit ose dhe vet Zoti dhe fëmija është i shpëtuar në një mënyrë çudibërëse.

Foto: BTANë Dhiatën e Re qengji lidhet me flijimin e Krishtit, të quajtur me fjalën e vjetër bullgare agnec. Në pikturën kishtare qengji me nimb ose nën kryq paraqitet si alegori të Shpëtimtarit. Ndërkohë Jezusi paraqitet dhe si bariu i mirë, i cili tregon kujdese për kopenë e tij shpirtërore-bashkësia e të krishterëve besimtarë.

Krahas me simbolikën e krishterë, pamja e kopesë ka dhe një kuptim negativ në bisedën bashkëbiseduese, ku do të thotë një budallallëk, mungesë të një mendimi më vete dhe një pajtim të tepruar. Me rëndësi të ngjashme lidhet dhe cilësia shpirt-deleje, kurse në fjalët e urta popullore paralajmërojnë se “Ai që bëhet dele, e ha ujku” ose “Po të bëhesh dele, secili do të qethë”. Delja e zezë simbolizon njeriun e ndryshëm, i cili nuk i respekton rregullat e pranuara të përgjithshme dhe prandaj kopeja e dëbon.





Në ndryshimi nga qengji i butë dhe delja budallaqe, dashi, i quajtur akoma koç ose, ugiç, lavdërohet si krenar dhe një paraprijës trim i kopesë, prandaj dhe djemtë e bukur krahasohen me deshtë e bukur. Dashi i bukur është një krenari e vërtetë për bariun, një ndihmës i parë dhe objekt të një nderimi të veçantë. Në këngën popullore bariu qan për dashin e tij të humbur: “Më tepër vuaj për ugiçin me brinjë të larë me flori, me thundra prej argjendi, që më vërtiste kopenë si 12 barinj.” Në ditën e dasmës djali i dhuron vajzës një dash të zbukuruar posaçërisht si shembull të mirëqenies dhe begatisë. Mendohet se, dashi është i paprekshëm për forcat e këqija, prandaj pamjet e tij janë të pranishme mbi orenditë nga jeta dhe godinat. Një kafkë dashi, të futur brenda në një shkop dhe të ngulur në gardh, e mbron kopenë nga sëmundjet dhe magjitë. E këndshme është dhe shfaqja e tij në ëndrra: në qoftë se e shikon dashin në ëndërr – ky është gëzim, në qoftë se shikon në ëndërr qengj – një shpim i madh, në qoftë se shikon në ëndërr se kullot desh – lajme të mira.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ditën e Enjos, barishtet dhe uji fitojnë fuqi magjike

Herët në mëngjes djemtë dhe vajzat mblidhen nëpër livadhe që të luajnë me diellin. “Besohet se atëherë dielli luan sepse është solstici më i gjatë i vitit” – kjo është gjëja më e rëndësishme që duhet ditur për Ditën e Enjos, sipas tetëvjeçarit Ivo..

botuar më 24-06-24 6.30.PD

Plovdivi fton dashamirët e profesioneve të harruara në Muzeun e tij Etnografik

Një Muze Etnografik Rajonal në Plovdiv hap dyert për edicionin e 16-të të Javës së Artizanateve Tradicionale, raportojnë organizatorët e muzeut. Hapja është në Ditën e Enjos (24 Qershor), e nderuar në traditën tonë popullore si dita e barërave dhe fuqisë..

botuar më 24-06-24 5.30.PD

Festivali "Babina Dushica" në Montana mbledh kuzhinierë nga e gjithë Bullgaria

Më 22 qershor mbi 30 kuzhinierë nga i gjithë vendi mblidhen në Montana për festivalin e kuzhinës popullore "Babina Dushica". Festivali i kuzhinës është pjesë e programit për kremtimin e festës së Montanës "Shpirti i Shenjtë" në Kopshtin e..

botuar më 24-06-22 10.15.PD