Nga 30 maji deri më 15 shtator Galeria Kombëtare e Arteve Figurative prezanton ekspozitën e skulptorit të madh francez Ogjust Roden. Ajo është pjesë e vargut të ekspozitave, që filloi me prezantimin e veprave të piktorit impresionist Edgar Dega në vitin 2010. Atëherë në Sofje adhuruesit e artit figurativ kishin mundësi të shikojnë 74 vepra të tij. Një vit pas kësaj galeria prezantoi një koleksion të fotografive të para me ngjyra nga kënde të ndryshme të Tokës – “Arkivat e Planetit”. Ato fotografi u bënë me porosi të Alber Kanit – një bankier të njohur, filantrop dhe pacifist. Tani admiruesit e artit figurativ kanë mundësi të shikojnë 80 skulptura dhe 20 vizatime, të krijuara nga Rodeni dhe të bashkuar nën emrin “Metamorfozë”.
“Ekspozita është shumë interesante. Ajo përmban vepra të cilat nuk janë të prezantuara në Bullgari – tregon në gjuhën e pastër bullgare ambasadori i Francës tek ne Ksavie Laper djo Kaban. – Ndër veprat ka vizatime, në sajë të të cilëve mund të shihet mbarë procesi i punës së Rodenit. Krijimtaria e tij ka frymëzuar shumë skulptorë bullgarë. Jam me shpresë, se vitin e ardhshëm në Muzeun “Roden” do të organizohet një ekspozitë me veprat e skulptorëve më të njohur bullgarë.”
Është një fakt kureshtar, se skulptori i madh bullgar Andrej Nikollov ka mësuar në Paris. Aty ai e zgjeronte botëkuptimin, duke njohur rrymat më të reja të këtij arti, përfshi edhe kërkimet prej impresionisti të Rodenit. Veprat e bullgarit janë të prezantuara në Sallonin vjetor të Piktorëve Francezë. Dhe Rodeni ishte kategorik, se “Bullgaria është tepër e vogël për këtë autor!”
Siç tregon kuratorjae ekspozitës për palën franceze Sofi Bias-Fabiani, veprat janë kryesisht të punuara prej allçie. Doemos ka edhe vepra prej mermeri dhe prej bronzi. Disa prej veprave prej allçie lejojnë, që pas kësaj të punohet edhe prej bronzi. Të tjerë, megjithëqë janë prej gjipsi janë të përfunduara, të patinuara dhe të nënshkruara. Vizatimet në ekspozitë janë të kryera me laps ose me akuarele. Në fillim ato nuk ishin të përshtatura të prezantohen para publikut. Kjo u bë e mundshme mezi pas vitit 1900. Disa prej tyre Rodeni i krijoi pothuajse në fund të karrierës, kur më pak merrej me skulpturë.
“Përsa iu përket zgjedhjes së skulpturave, pikënisja ishte një nga veprat kryesore të Rodenit – “Portet drejt skëterrës”. Ajo u realizua me porosi të qeverisë franceze në vitin 1880. Rodeni pothuajse gjatë tërë jetës e punoi këtë skulpturë – saktëson zonja Sofi Bias-Fabiani. – Skulptura u derdh prej bronzi mezi pas vdekjes së tij. Prej kësaj porte në ekspozitë prezantohen vetëm dy pjesëza të vogla. Disa prej motiveve të shfrytëzuara nga Rodeni për këtë portë, autori i rikrijon edhe si skulptura me vete. Zbulojmë figurat në shumë nga veprat e tij. Ai është një krijues avangard, sepse në veprat e tij prej avangardisti mund të shihen motive të njëllojta të grupuara në mënyra të ndryshme.”
Veprat e prezantuara në ekspozitën në Sofje janë nga Muzeu “Roden”. Ato janë pjesë e dhuratës, të cilën skulptori i bëri Francës. Sipas muratorit të palës bullgare docent Boris Danaillov, tashmë u bë traditë bashkëpunimi kulturor midis Bullgarisë dhe Francës, pasi brenda dhjetë viteve të fundit u realizuan veprimtari me përmasa të mëdha.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Fotografi: Veneta Pavllova
Pas suksesit të festivalit "Ne jemi fëmijët e lumit" në shtator, një fondacion qytetarësh përsëri bëhet partner me rajonin e Plovdivit "Centralen". Këtë herë rasti është një ekspozitë e veçantë që shfaq vizatime të fëmijëve të frymëzuar nga natyra...
Milena Selimi, përkthyesja e romanit “Kohëstrehim” të autorit bullgar Georgi Gospodinov, e cila është edhe përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, mori çmimin për përkthimin më të mirë për vitin 2024 në Panairin e 27-të..
Kur një person ecën nëpër Montana dhe Bellogradçik, herët a vonë ai do të ndeshet me kabinat elektrike të lyera me ndjenjën e gëzimit dhe pastërtisë, që duket sikur burojnë nga fëmijëria. Dhe për një çast të vetëm ai do ta gjejë veten në një oaz të..