Pohohet se me kalimin e kohës prirja e njeriut le gjurmë të dukshme mbi pamjen e tij. Shembull për ketë është violinistja e re Jana Burova. Në fytyrën e saj duket kureshtja aq karakteristike për njerëzit e artit. Jana Burova ka lindur në një familje muzikantësh. “Kur isha fëmijë më pëlqente shumë të luajë por kur u bëra adoleshente sikur u largova pak a shumë nga instrumenti” – kujton violinistja. Në vitin 1998 ajo u ftua nga pedagogu i njohur botërisht Yfrah Neaman për t’i vazhduar studimet në Londër.
“U nisa me ndjenja të përziera sepse i lashë prindërit dhe miqtë e mi – thotë Jana Burova. – Katër vjet radhazi unë bashkëpunoja me profesorin dhe pata një periudhë shumë të bukur. Këtë profesor e kisha mjek popullor – ai e dinte të zgjidhte problemet e mia muzikore. Me vjen mirë se isha nja nga nxënëset e tij të fundit. Dobia më e madhe që nxora prej tij ishte që të jem e sinqertë ndaj muzikës dhe tekstit të saj dhe çdo gjë të interpretojë me shpirt të papërkulur.”
“Më pëlqen arti bashkëkohor – thotë violinistja. – Veprat moderne më frymëzojnë sepse ekzistenca e tyre do të thotë se bota po zhvillohet. Nëse isha nisur në një rrugë tjetër, muzika përsëri do të më shoqëronte, sepse e kam brenda meje.” Aktualisht ajo jep mësime në dy shkolla në Londër. Në shkollën e parë (Emanuel school) violinistja bullgare u jep mësime fëmijëve të moshës deri 18 vjeçare dhe i përgatit ata për regjistrim në kolegje të ndryshme. E përshkruan punën si dinamike, të këndshme dhe motivuese. Numri i nxënësve të saj është 35. Gjatë vitit 2006 violinistja nxori në treg CD-në me vepra të kompozitorëve bullgarë nga shekulli i XX-të.
Aktiviteti i fundit i Jana Burovës në Bullgari kishte të bënte me një koncert në Pallatin Kombëtar të Kulturës ku violinistja e re interpretonte vepra të Ludvig Bethovenit, Johanes Bramsit, Benxhamin Britenit dhe Dobrinka Tabakovës.
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Mbrëmjen e sotme në fshatin Kërpaçevo, rajoni i qytetit Lloveç, hapet festivali i dhjetë “Xhazi nën yjet e Pllajës Devetashko”, i cili vazhdon deri të dielën. Festivali mbledh muzikantë të njohur bullgarë në skenën e hapur të livadhit pranë shpellës..
Këngëtari në zë Grafa më 28 qershor nis “Turneun më të lumtur” me një koncert në Teatrin Veror në qytetin Stara Zagora. Në thelbin e turneut të madh veror të Vlladi Ampov – Grafa, është koncepti i koncertit të tij spektakolar në Stadiumin Kombëtar..
Kemi të paktën “100 arsye” për ta dashuruar Maria Ilievën, e cila e priti verën me një turne të ri me të njëjtin emër. Në serinë e koncerteve, që nisi më 21 qershor në Stara Zagora,ylli i muzikës bullgare pop performon si hitet e saj më të mëdha,..