Gjatë muajit qershor Ivan Janëkov ishte në Bullgari ku dha dy koncerte – më 13 qershor në Plovdiv në Festivalin e Muzikës së Dhomës dhe më 18 qershor në Sofje. Koncertet e tij janë përfshirë në programin e Edicionit të XIX-të të “Sallonit të Arteve”. Më shumë informacione rreth koncertit në Sofje, na sjell vetë pianisti: “Para pak kohe punova mbi një CD të re, ku përfshira disa vepra të kompozitorit hungarez Franz Liszt, thotë muzikanti bullgar. – Një pjesë prej tyre prezantova në Sofje gjatë koncertit tim në Pallatin Kombëtar të Kulturës.”
Pianisti Ivan Janëkov sfidon veten e tij në dirigjim. Debutimin e ka bërë para disa vitesh në Orkestrën Simfonike të Çekisë. “Fillimisht fillova t’i bija pianos që të përvetësoj artin e dirigjimit – thotë muzikanti bullgar. – Por me kalimin e kohës u bëra interpretues solo dhe planin tim të bëhesha dirigjent e lashë për më vonë. Në vitin 2010 në Londër themelova orkestrën e dhomës “London Chamber Players”. Ky formacion është i telave por kur ka nevojë përfshij edhe instrumentet frymore. Në repertorin e tij ka vepra nga baroku, periudha klasike, romantizmi dhe shekulli i XX-të. Deri në fund të vitit planifikoj të nxjerr një CD të re.”
Ivan Janëkov jep koncerte në më se 30 vende të botës, ndër të cilat janë Japonia, Kina, Italia, Gjermania, Anglia, SHBA etj. Incizimet e tij në piano janë transmetuar në televizionet dhe radiot në Evropën dhe Amerikën Veriore.
Në repertorin e pianistit vend të rëndësishëm zënë veprat e kohës së re. “Zakonisht në muzikën bashkëkohore, ne interpretuesit kemi përgjegjësi shumë të madhe – thotë Ivan Janëkov. – Pa ne, muzika mbetet vetëm bojë shkrimi në letër dhe nuk merr jetë. Më vjen mirë se kam pasur mundësinë të komunikoja me shumicën e kompozitorëve, muzikën e të cilëve unë luaj. Premiera ime në “Carnegie Hall” ishte me vepra të kompozitorit finlandez Magnus Lindberg. Kam bashkëpunuar me kompozitorin turk Çallar Arsu, i cili jeton në SHBA. Përveç se interpretoj disa nga veprat e tij, gjatë korrikut orkestra ime e dhomës do të bëjë premierën e disa veprave të tij në Veriun e Anglisë. Ka mjaft bashkëkohës tanë të cilët kompozojnë. Ne, interpretuesit, e kemi për detyrë të përhapim muzikën e tyre.”
Në Bullgari Ivan Janëkov ka qenë solist i orkestrave si “Filarmonia e Sofjes”, “Solistët e Sofjes” dhe “Classic FM”. Ka marr pjesë në festivale të ndryshme muzikore në vend – “Festivali Evropian i Muzikës”, “Salloni i Arteve”, “Apolonia” etj.
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Magjinë e Krishtlindjes do të sjellë Grupi Vokal “Radiodeca” në një koncert kushtuar kësaj feste të ndritshme. Nën drejtimin e dirigjentes Ilina Todorova, formacioni i fëmijëve do të interpretojë këngë të dashura të Krishtlindjeve. Lexoni më..
Jeta e Virxhinija Sëbeva-GINI është muzika. Si fëmijë ajo ka kënduar në një kor, ka ndjekur një shkollë muzikore, ka marrë pjesë në formatin muzikor “X Factor” dhe ka punuar jashtë vendit. Pasi kthimit të saj nga Norvegjia, ajo ka punuar me fëmijë si..
Duke fituar popullaritet të konsiderueshëm si pjesë e dyshes Pavell & Venci Venc' , Pavell Nikollov mori rrugën e tij të pavarur në muzikë. Ditë para ditëlindjes së tij më 10 dhjetor, ai publikoi këngën solo "Në izolator". Në të, përveç se..
Në mars 2023, këngëtari Vasko Vasilev-Bazilio ishte i ftuar në Radio Bullgarinë me rastin e koncertit "Me hirin e këngës", kushtuar 40 viteve të veprimtarisë..
Këngëtarja e re Paola e përfundoi vitin 2024 me një këngë të re. "Fuqia e dashurisë" nuk është vetëm një këngë, por një udhëtim muzikor drejt zemrës...