Citeli evropian (Spermophilus citellus), një kafshë simpatike, e cila ngjan me marmotën amerikane, është një prej llojeve më të rëndësishme në Evropë, që duhet të ruhen. Ai haset vetëm në gjysmën lindore të Kontinentit të Vjetër. Lloji nuk ekziston tashmë në Gjermani dhe është kërcënuar shumë në Çeki, ende haset në Hungari, Rumani dhe Bullgari, pjesërisht edhe në Greqi dhe në territorin evropian të Turqisë. Sipas një studimi gjenetik, të zhvilluar para pak kohe nga një ekip ndërkombëtar, i cili përfshin shkencëtarë nga Bullgaria, Çekia, Gjermania dhe Turqia, citeli evropian është “bullgar”, pra ai e ka prejardhjen e vet në trojet tona nga para më shumë se një milionë vitesh. Ruajtja e habitateve të tij është me prioritet në Rrjetin Ekologjik Evropian Natura 2000.
Citeli evropian është një prej dy llojeve që hasen më shumë në kontinentin tonë, saktëson dr. Jordan Koshev nga Instituti i Shumëllojshmërisë Biologjike dhe i Sistemeve Ekologjike pranë Akademisë Bullgare të Shkencave. Ai drejton pjesën bullgare të studimit: “Njëri lloj, citeli me njolla, i cili haset në veri, në Poloni dhe Rusi, në fakt është “imigrant”, kurse tjetri, lloji ynë, i cili quhet “citel evropian”, është përhapur pothuaj vetëm në territorin e BE-së. Prandaj ai është endemit në BE dhe për këtë shkak ruajtja e tij është me rëndësi të madhe për Evropën.”
Dhe kështu del se “citeli evropian” është “bullgar” për nga origjina e tij. Të dhëna për këtë kishte që nga disa gërmime arkeologjike, të zhvilluara para mjaftë kohe. “Kishim të dhëna nga fosilet e zbuluara të llojit në shpellat bullgare, se ka shumë të ngjarë që ky lloj ta ketë prejardhjen në territorin tonë – thotë shkencëtari. – Nëpërmjet metodave të reja gjenetike këto të dhëna u ripohuan dhe u sqarua dhe vetë filogjeografia e llojit, domethënë që nga lindja e tij, përmes ekspansionit të tij në Evropë deri në përhapjen e tij të sotme. Provuam se lloji e ka prejardhjen në trojet tona, sepse këtu shumëllojshmëria e tij gjenetike është më e madhe. Te ne janë konstatuar 5 prej gjithsej 7 linjave të njohura gjenetike të llojit. Nga këtu ka filluar ekspansioni i tij në kontinent. Prandaj territori i vendit tonë është kaq i rëndësishëm për ruajtjen e citelit evropian.”
Ekipi shkencor ndërkombëtar arriti në këto konkluzione pas një studimi të gjeneve të 915 individëve nga 52 habitate në territorin e 11 shteteve në Evropën Qendrore dhe Juglindore.
Pse citeli konsiderohet një kafshë kaq e rëndësishme?
“Citeli është një kafshë jashtëzakonisht e rëndësishme për sistemet ekologjike – vazhdon z. Koshev. – Konsiderohet si një lloj kryesor, i cili, duke bërë vrima në tokë, krijon habitate të favorshme për llojet e tjera të kafshëve. Në të njëjtën kohë citeli është ushqimi i shumë grabitqarëve, siç janë fajkua e gjahut, shqiponja mbretërore, llojet e ndryshme të qelbësit. Meqenëse ka shumë kafshë që ushqehen me citelin, në qoftë se ai zhduket, menjëherë po ulet edhe numri i popullatave të këtyre llojeve. Pikërisht për këtë shkak citeli evropian është një kafshë kaq e rëndësishme.”
Si ekzistojnë sistemet ekologjike në pjesën perëndimore të Evropës, ku nuk ka ekzistuar kurrë citeli evropian?
“Atje e zëvendëson një lloj lepuri – përgjigjet z. Koshev. – Shumë i përhapur është lloji Oryctolagus cuniculus, trashëgimtar i të cilit është lepuri shtëpiak. Ai gjithashtu jeton në vrima dhe del jashtë, për të kërkuar ushqim. Ky lepur është ushqimi i preferuar i grabitqarëve, të cilët në trojet tona ushqehen me citelin. Në Bullgari ky lloj lepuri të egër nuk haset.”
Rezultatet e studimit do të përdoren për ruajtjen më të mirë të citelit evropian në arealin, ku ai ende haset dhe për rikthimin e tij në rajonet, ku tashmë është zhdukur. Në Bullgari tashmë po bëhen prova për rikthimin e llojit në disa parqe natyrore. Pritet një studim i ri, i cili duhet të konstatojë skenarët bioklimatikë të përhapjes së këtij lloji në të kaluarën, domethënë si periudhat e ndryshme historike klimatike kanë ndikuar mbi citelin evropian. Pas kësaj do të studiohen edhe skenarët e tjerë, lidhur me ndikimin e ndryshimeve të tanishme klimatike mbi citelin evropian. Përkatësisht do të shqyrtohen edhe masat e domosdoshme, që duhet të ndërmerren, për kufizimin e ndikimit të faktorëve negativë.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Kopshti Zoologjik në Stara Zagora ka banorë të rinj – derre femërore të llojit Pecari tajacu dhe një majmun mashkull të llojit Cebus të quajtur Llëço. Kafshët mbërritën nga Kopshti zoologjik i Sofjes në bazë të një marrëveshjeje për mbarështim. Praktika..
Në Muzeun Rajonal të Shkencave Natyrore të Plovdivit po mbahet “Festivali i Akullit” treditor, i cili do të zgjasë deri më 15 dhjetor. Festivali i kushtohet Ditës Botërore të Antarktidës (1 dhjetor) dhe është pjesë e një sërë iniciativash të organizuara..
Universiteti i Ruses organizon një sërë aktivitetesh drejtuar studentëve të huaj që studiojnë në të. Qëllimi i nismës është që të rinjtë të njihen me traditat, kulturën, historinë dhe zakonet bullgare, si dhe t'i bashkohen procesit arsimor dhe jetës..
Plaku i Krishtlindjeve do të shpërndajë dhurata për kafshët në Kopshtin Zoologjik të Burgasit më 25 dhjetor. Planifikohet një turne festiv nëpër..
Optimizëm i kujdesshëm për Sirinë - ky është pozicioni që ka mbizotëruar deri më tani në BE që nga rënia e regjimit të Bashar Asadit. Shumica e politikanëve..
Nata e Buzmit është një nga ato festat e qeta familjare, të mbushura me shpresë për ditët në vijim. Në kufirin mes të shkuarës dhe të tashmes,..