Të gjitha interpretimet e përfshira në album pasqyrojnë emocionin e romëve. Megjithëse është përfaqësues i këtij etnosi, Martin kurrë nuk ka qenë “fëmijë i getos”. Ai ka lindur në Sofje, muzikantët në familjen e tij janë nga disa breza. Gjyshi i tij ka qenë trumbetar në Orkestrën Mbretërore (e cila u bë themeli i orkestrës së parë simfonike te ne), babai i tij u bie baterive në orkestrën e Ibro Llollovit. Vetë Martini ka mbaruar arsimin e tij në Çikago dhe Vjenë. Sot është një prej muzikantëve më të njohur dhe të kërkuar në kryeqytetin austriak, ku banon tashmë disa vite. Në vitin 2005 ai mori çmimin austriak për world music, gjatë 2006-ës – çmimin francez për xhaz-instrumentist “Gjus Vizjor”. Ka marrë pjesë si kompozitor dhe muzikant në pjesën “Shtëpia e Gjyqtarit” të Dimitër Dinevit në Burgteatrin e Vjenës. Është autori i muzikës së filmit “Misioni Londra” me regji të Dimitër Mitovskit, si dhe i një pjese të muzikës për filmin televiziv me seri “Mërgimtarët” të Aleksandër Morfovit etj.
“Incizimet, të cilat tani ia dorëzoj Radio Bullgarisë, janë nga “Don’t Worry, Be Gypsy” – një projekt i ri i Martin Ljubenov Orkestrës”, me të cilën interpretojmë kryesisht muzikë rome – tregoi muzikanti. – Aktualisht jam duke përfunduar akoma një album – të trios sime “Xhasta Prasta”. Atje marr pjesë bashkë me Mihaill Ivanovin – kontrabas, dhe Angell Demirevin – kitarë. Jemi duke interpretuar xhaz ballkanik, etno, world. Shumë shpesh kam koncerte edhe me formacione të tjera në mbarë Evropën. Sa për muzikantët në “Martin Ljubenov Orkestër”, në listë janë përfshirë muzikantë nga vende më të ndryshme. Harald Tançek (bateri) dhe Stefan Taler (kontrabas), janë nga Austria. Kitaristi Aleksandër Stoiç është nga Serbia. Ndër interpretuesit ka edhe kolegë nga Bullgaria – klarinetisti Krasimir Mallakov dhe Petër Jankov – vokal dhe perkusione. Sa për titullin, e zgjodha këtë titull të koleksionit, sepse është plotësisht i stilit tim.”
Para pesë vitesh regjisori Andrej Sllabakov krijoi një film kushtuar Martinit. Atëherë muzikanti u rikthye për herë të parë në atdhe pas një emigracioni dhjetëvjeçar. Filmi pasqyron vizitën e tij në një prej bashkësive më të varfra rome – në mëhallën rome në Kotell, ku ai në vazhdim të dy ditëve u jepte mësime fëmijëve të talentuar. Ku janë ata sot, pesë vjet më vonë? A i frymëzoi filmi romët e rinj për të kërkuar rrugën e suksesit?
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Pas 17 takimesh të suksesshme në Evropë, formati i njohur letrar "Kutia postare për përralla" vazhdon turneun evropian me 11 vende të tjera. Ai paraqet një repertor tekstesh të reja dhe të preferuara nga publiku, të shkruara posaçërisht për..
Edicioni i dytë i festivalit për muzikën e rrugës dhe kulturën autentike urbane Street Music Fest pret fansat e tij nga 27 deri më 29 shtator në sheshin "Sllavejkov" të kryeqytetit. Forumi gazmor plot ngjyra do të mbledhë muzikantët e rrugës së..
Muzikantët nga DEEP ZONE Project na ofrojnë përsëri një kombinim të tingullit të klubit me atë të folklorit bullgar në këngën e tyre "Diçka më e mirë", këtë herë së bashku me Bisera dhe Lidija. Kur Dian Savov, i njohur si DJ Dian Solo, i kërkoi dy..
Më 6 nëntor në sallën "Bullgaria" në kryeqytetin e Sofjes publiku bullgar do të ketë mundësinë të shijojë vepra pak të njohura të interpretuara nga..