Në zemrën e Parkut Natyror “Pirin” ndodhet fshati Vlahi. Nëse para një shekulli këtu popullsia numëronte 2000 veta, tani vendasit e mbetur janë vetëm dy – nanë Kira dhe bacа Mite. Klima e ngrohtë dhe shumëllojshmëria biologjike janë dy prej shkaqeve që nga qyteti i madh këtu të fluturojnë disa “zogj të çuditshëm”. Porse këta nuk janë aventurierë të çmendur, por adhurues të natyrës, për të cilët nocioni "e ardhmja e qëndrueshme" është zgjedhja e stilit të jetesës.
Gjatë 2003-ës Shoqata për Punë Vullnetare “CVS – Bullgaria” ka blerë në një ankand shkollën e braktisur në fshat. Me punë të vrullshme dhe duke menduar për natyrën, vullnetarë bullgare dhe të huaj e kanë rivendosur godinën e prishur, duke përdorur vetëm materiale të natyrshme si dru, tulla prej deltinës vendase etj.
Sot “Shkolla për natyrën” është një qendër ekologjike me iniciativa afatgjate, në të cilën fëmijë dhe të moshuar mësojnë sesi të jetojnë mes natyrës. Duke kaluar vetëm 48 orë këtu do të përvetësoni mënyra të dobishme për kopshtari dhe blegtori tradicionale, do të zbuloni fuqitë e fshehta të barnave, erëzave dhe kërpudhave, do të merrni këshilla për efektivitet energjetik, pastrim të ujit ose kompostim të plehrave.
Në fshatin pa internet mund t’ju shqetësojë vetëm lehja e fuqishme e qeneve të racës karakaçan (siç Deltari Ilir ose Qeni i Sharrit). Këta “luan” malorë ruajnë një tufë me dele karakaçane, dhi leshgjata të Kaloferit (siç dhi të bjeshkës) dhe kuaj karakaçane. Pronarë të tyre janë një familje e re, që ka ardhur këtu nga qyteti i madh. Pesëmbëdhjetë vitet e fundit ata iu kushtuan kauzës së Shoqatës për Mbrojtjen e Shumëllojshmërisë Biologjike “Semperviva” – shumëzim të racave autoktone në rrezik zhdukjeje.
Në kuadër të një projekti shkencor familja e re adopton kafshe të egra nga kopshte zoologjike. Kafshët janë mësuar me njeriu dhe nuk mund të përjetojnë vetë në natyrën e egër. Për këtë shkak këto banojnë në hapësira të rrethuara me tela në kushte maksimalisht afër vendbanimeve të tyre natyrore. Ashtu Vlahi u bë shtëpi për arinjtë Medo dhe Masha dhe për ujkun Bajto.
Shoqëruar nga koordinatori i projektit mund t’i afroni kafshët madhështore. Dhe kur arrushja e vogël Masha ngrihet në këmbë, që t’ju shikojë më mirë, të emocionuar nga syri i saj i butë, mund t’ju vijë dëshira ta përqafoni. Nuk paguhet për vizitat te kafshët e egra, por nëse doni mund të bëni donacion për ushqimet e tyre. Për kureshtarët Shoqata për Natyrën e Egër “Ballkani” ka krijuar një qendër arsimore, ku përmes ekspozitës interaktive mund të mësoni për prejardhjen dhe jetesën e kafshëve të egra. Të lodhur nga rrezet e diellit, kërkoni shtegun deri në ujëvarën “Vlahinsko prëskalo”. Do të gjeni freskim nën ujin malor që vjen nga lartësia prej 25 metrash. Pa dyshim natyra e bukur dhe e pastër e Vlahit do t’ju motivojë të bëni një trekking tetorësh nga fshati përmes majës Baba deri te shtëpia malore “Sinanica”.
Rruga te Vlahi është e shpejtë, për afro gjysmë orë me veturë nëpër një rrugë pjesërisht të asfaltuar nga qyteti Kresna (afër kufirit me Greqinë). Mirëpo kthimi është më i gjatë... sepse pasi që keni ndjerë aromën e mentës së egër, keni provuar djathë të freskët dhie dhe keni biseduar me vendasit zemërhapur do t’ju vijë dëshira përsëri të bëni një hap të drejtë – nga e përditshmja e lehtë konsumatore ndaj mënyrës së qëndrueshme të jetesës mes natyrës së egër.
Fotografi: Maria Peeva
Një vit i mbarë për Agjencinë Ekzekutive për Bullgarët Jashtë Vendit, në të cilin gjithçka u zhvillua ashtu siç duhej – kështu e përmblodhi vitin 2024 drejtuesja e saj, Rajna Manxhukova. Në një intervistë për Radio Bullgarinë, ajo shprehu kënaqësinë për..
Nënkalimi i Urës së Shqiponjave që lidh rrugën lokale e bulevardit "Carigradsko shose" me Parkun “Kopshti i Borisit” , u transformua plotësisht dhe u kthye në një hapësirë moderne, të ndritshme dhe frymëzuese me riprodhime të pikturave të Sofjes..
Kryetarja e Aleancës Progresive të Socialistëve dhe Demokratëve, Iratxe García Pérez, mori pjesë në një Samit me gazetarët e rrjetit kryesor evropian të radios "Euranet Plus", gjatë të cilit ajo sqaroi qëndrimin e grupit të saj për një sërë çështjesh...
Komuna e Varnës organizon një festë për 150 vjetorin e lindjes së arkitektit të madh Dabko Dabkov (21 janar 1875 - 8 prill 1945). Përvjetori do të..
Më 25 janar 2025 mbushen 90 vjet nga krijimi i Radios Kombëtare Bullgare. Media jonë e feston përvjetorin me një sërë ngjarjesh. Në një transmetim..