Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Tubimi i XI-të Kombëtar Trakas “Hapi i Shën Marisë”

Tubimi Kombëtar popullor trakas “Hapi i Shën Mërisë” do të zhvillohet më 9 dhe 10 gusht

БНР Новини
Foto: BGNES

Në afërsi të qytetit Stara Zagora, në rrethet e llixhave më ujë mineral gjendet një fenomen i bukur natyror, i quajtur “Hapi i Shën Mërisë”. Sipas legjendave, ky vend është një vend i shenjtë, lidhur me tradita të ndryshme fetare që përpara mijëra vjetëve. Thonë se, këtu Shën Mëria është shfaqur nga qielli dhe ka shpëtuar një të krishterë, i cili u ka qenë i nënshtruar torturave nga romakët. Si shenjë të kësaj çudie në shkëmb ka mbetur një formë më e futur me përmasat e këmbës së njeriut, në të cilën gjithmonë ka ujë. Pas pranimit të krishterimit, vendi bëhet një vend i shenjtë, kurse më pas aty është ndërtuar dhe një paraklis i vogël i quajtur “Lindja e Shën Mërisë”. Në afërsi me fenomenin natyror zhvillohet një tubim folklorik i quajtur “Hapi i Shën Mërisë”. Dhe tani do të jetë botimi i tij i nëntë. Ja se çfarë tregon  zonja Diana Atanasova, shefe e degës “Kulturë, turizëm dhe fe” në bashkinë e qytetit Stara Zagora- një nga organizatorët bazë.


“Atmosfera është me të vërtetë unikale, kurse tubimi shumë shpejt zuri një vend të rëndësishëm në kulturën tonë të pasur të qytetit dhe u bë një qendër tërheqëse për grupet folklorike nga i gjithë vendi. E them këtë me një krenari të pa fshehur, sepse aty mbërrijnë mbi 3500 njerëz. Pjesa më e madhe prej tyre kthehen dhe vitin tjetër, duke treguar përshtypjet e veta të shkëlqyera nga vendi, nga natyra unikale, dhe po kështu –nga organizata. Për ne kjo është njohja më e madhe. Forumi u kthye në një festë të papërsëritshme të forcës së tiparit bullgar, të bukurisë dhe të mirësisë së papërsëritshme njerëzore. Krahas me synimin të ruajmë dhe të popullarizojmë traditat dhe ritet e pasura popullore, ne i kemi vënë vetes detyrën ti kthejmë banjat minerale në qendër të turizmit kulturor. Besojmë se, do të kemi sukses, sepse ky vend piktoresk ka një histori të pasur, ndaj së cilës  shtohet dhe ndikimi çudibërës i ujërave minerale dhe bukurinë e malit Sërnena Sredna gora.”


Mes iniciatorëve dhe organizatorëve të tubimit Kombëtar trak “Hapi i Shën Mërisë” është docenti Krum Gjeorgjiev- një folklorist i njohur bullgar, mbajtës i Oskarit prestigjioz për folklor, i cili i është dhënë nga Asociacioni Ndërkombëtar Botëror të federatave folklorike. Prej tij mësojmë akoma hollësi për organizatorët e programit të sivjetshëm.


“Ideja për tubimin erdhi nga shoqëria Trake “Epopeja e Edrenesë”, të cilën bashkia e qytetit Stara Zagora e pranoj me gëzim. Organizator po kështu janë bashkia dhe vatra e kulturës në banjat minerale, si dhe muzeu historik Regjional dhe dhoma Regjionale e zanateve në qytet. Skenat, në të cilat do të paraqesin mjeshtëritë e veta të të kënduarit dhe të vallëzimit janë dy. Për herë të parë marrin pjesë dy grupe të huaja- nga Rusia dhe Indonezia. Për herë të dytë do të prezantohen dhe grupet, e përfshira në listën e programit Kombëtar të Ministrisë së kulturës “Thesaret e gjalla njerëzore”. Planifikojmë në të ardhme të hapim dhe një skenë të posaçme për “Thesaret e gjalla njerëzore”. Grupet nga Bullgaria vijnë nga rrethi i qyteteve Bllagoevgrad, Pernik, Plovdiv, Veliko Tërnovo dhe nga të gjitha krahinat në të cilat jetojnë njerëz të ardhur ose trashëgimtarët e tyre nga Trakia e Edrenesë ose dhe të detit Egje. Ditën e shtunë, 9 gusht, do të paraqiten vallëzime të nestinarëve. Jam i sigurt se, riti me zjarr do të tërheq interesin e publikut. Në të njëjtën mbrëmje, nga ora 18.30 është koncerti, i cili i kushtohet 160 vjetorit nga lindja e Kapiten Petko vojvodës. Kjo është me pjesëmarrjen e posaçme të këngëtares popullore Valja Ballkanska dhe të artistit Vasill Mihajllov i cili luajti rolin e vojvodës në një mënyrë të papërsëritshme.”


Siç tregoj akoma docenti Gjeorgjiev, në programin shoqërues janë parashikuar demonstrim dhe mësim të valleve popullore, plener për fëmijët me titull “Punoni duar për gëzim të të gjithëve”, një ekspozitë-pazar të zanateve bullgare e të tjera. Kurse në një kopsht fshatar, i cili transmeton atmosferën e jetesës tonë të lashtë, do të prezantohen traditat bullgare si të bukës së ritit, larmia e të cilëve dhe pasuria u bën një përshtypje të madhe të rinjve dhe të moshuarve.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Fotografi: BGNES




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kottarashky prezanton filmin "Kutia e zezë ballkanike" në Berlin

Kottarashky është një nga autorët më interesantë të muzikës që u shfaq në skenën bullgare në dekadën e parë të shekullit të ri. Pas këtij pseudonimi qëndron Nikolla Gruev, i cili pa u lodhur eksperimenton me përzierjen e zhanreve. E njohim më së..

botuar më 24-11-05 6.10.PD
Pllamena Mangova dhe Rainer Honeck

Një surprizë për publikun bullgar – koncerti i parë i përbashkët i violinistit austriak Rainer Honeck dhe pianistes Pllamena Mangova

Më 6 nëntor në sallën "Bullgaria" në kryeqytetin e Sofjes publiku bullgar do të ketë mundësinë të shijojë vepra pak të njohura të interpretuara nga muzikantë të shquar. Variacione mbi një temë nga Frank Bridge, op. 10 – një vepër e hershme e Benjamin..

botuar më 24-11-04 7.15.PD

"Perëndo, perëndo, o diell i ndritshëm" – një nga këngët e përjetshme të Bullgarisë

Një nga këngët më të bukura të përjetshme të Bullgarisë është "Perëndo, perëndo, o diell i ndritshëm". Besohet se ekziston si një melodi për të paktën pesë shekuj. Në vendin tonë kënga ka popullaritet me një tekst që mund të gjendet në përmbledhjen e..

botuar më 24-11-01 1.30.MD