Kulti ndaj Hyjlindëses ka rrënje të thella në jetën dhe ritet e bullgarit. Këngë, legjenda dhe besime përshkruajnë Hyjlindësen si një nënë e dhembshur, e ndershme dhe e drejte, mirëbërëse edhe ndaj mëkatareve. Ajo është pranë njerëzve, i mbron dhe i këshillon, u dërgon sinjale si të veprojnë, cilën rrugë të zgjedhin dhe si të ruhen. Dëshirave dhe urdhëresave të saj u përgjigjen të gjithë shenjtorët. Në mbrëmje ajo është në tryezë me Hënën, në mëngjes – me Diellin e kthjellët. Është mbrojtëse e amësisë, e grave dhe fëmijëve. Ja për se Dita e Hyjlindëses është feste para së gjithësh e nuseve, qe ende nuk kanë lindur. Në këtë ditë gratë nuk punojnë. Grat e reja që ende nuk kanë lindur çojnë në kishë shami, përparëse, çorape të punuara prej tyre, lule dhe i vendosin para ikonës së shenjtores. Sipas besimeve popullore Shën Mëria mbron grat që porsa kanë lindur dhe foshnjat e tyre.
Një këngë e vjetër rrëfen për rritjen magjike të një pemë nën hijen e së cilës qëndron Shën Mëria. Në duart e saj është foshnja Jezu Krishti dhe ajo u urdhëron 12 priftërinjve të ndezin 12 qiri dhe 12 kambana të kumbojnë për të pagëzuar djalin e saj. Shumë tekste folklorike rikrijojnë subjekte të tilla për pemën magjike, maja e së cilës arrin te qielli, ndërsa rrënjët e saj janë në botën e poshtme. Në këngën “Lutja e Shën Mërisë” rrëfehet, se në rrënjët e pemës ka manastire të bardha. Në to ndodhet Shën Mëria e cila mban në duar foshnjën e vet duke rrëfyer: “Rritu moj, rritu, të bëheshin i madh, të marrësh tokën dhe qiellin. Tokën e të atit, qiellin e gjyshit.”
Gjatë liturgjisë solemne në festën e Fjetjes së Hyjlindëses bekohen frutat e para të vjela – rrushi, shalqiri, mjalti, buka prej drithit të ri. Prej tyre gratë u japin të gjithëve për shëndet dhe në kujtim të të vdekurve. Sipas shkencëtareve, ky rrit flet për përfytyrime të lashta mitologjike, të cilat më vonë janë lidhur me figurën e Shën Mërisë. Në rajonin e Veliko Tërnovos e konsiderojnë Shën Mëri mbrojtëse edhe të bagëtisë. Sipas traditës festa e Shën Mërisë me 15 gusht shënohet edhe me kurbane në familje dhe në fshat për shëndet, organizohen edhe tubime të fisit apo të fshatit. Me këtë ditë festojnë të gjitha ato që mbajnë emrin Maria, Mariana etj.
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Produktet e bëra prej leshi ngjallin ndjenjën e rehatisë dhe ngrohtësisë së brendshme tek vizitorët e Muzeut Etnografik Rajonal të Plovdivit. Ekspozita “Qilimat e paendur të Bullgarisë – mesazh nga lashtësia” paraqet një zanat të lashtë, që besohet..
Nga sot deri më 30 gusht në bregun bullgar të Detit të Zi në Nesebër , Sllënçev Brjag dhe Sveti Vllas do të mbahet Kampionati i XIV Botëror Folklorik “World Folk 2024”. Fillimi është sonte në Amfiteatrin “Zhana Çimbuleva” në..
Këngët dhe vallet popullore mbledhin dashamirët e folklorit bullgar në edicionin e radhës të Festivalit të Kostumeve Popullore në Zheravna. Këtë vit aktiviteti do të zhvillohet nga 23 deri më 25 gusht. "Pasi visheni me kostumet popullore dhe..